Ramazan Huta është autori ngjarjes së sotme të ndodhur në Paskuqan, ku pas të shtënave me armë në shtëpinë e familjarëve të gruas së tij, la të vdekur dy persona dhe plagosi tre të tjerë. Dyshohet se dhëndri ka vrarë me armë zjarri vjehrrin dhe një person tjetër. Sipas informacioneve paraprake mendohet se autori është larguar nga vendngjarja.
Author: tirana
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një komunikim për mediat njoftoi se do të ketë rritje pagash për të gjithë ushtarët. Sipas tij është miratuar rritja e pagës me 7 %, duke nisur nga ushtarët, deri tek gradat më të larta. “Me propozim të kryeministrit sot në Këshillin e Ministrave është miratuar rritja e pagës 7% duke nisur nga sot për gjithë ushtarakët nga ushtari bazë deri te gradat më të larta. Rritja e pagave nuk është fenomen spontan por po bëhet i përvitshëm. Çdo vit do kemi rritje pagash deri kur ushtarakët tanë të trajtohen në mënyrë dinjitoze. Sot…
Seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit është shtyrë në datën 15 mars. Që prej orës 10:30, palët u mbyllën në sallën e Gjykatës Antikorrupsion. Prokurori i posaçëm i SPAK, argumentoi në seancë se nuk duhet të bashkohen të dyja dosjet, si ajo e Elbasanit, dhe ajo e Fierit. Ka kundërshtuar kërkesat e mëparshme të të dyshuarve, të cilët në disa seanca radhazi, kanë kërkuar pushimin e çështjes dhe në raste se kjo kërkesë e tyre nuk pranohet nga gjyqtari paraprak, sipas avokatëve, gjykata duhet të aplikojë gjykimin e shkurtuar. Në fund të kësaj seance, u njoftua seanca e radhës…
Një ditë para mocionit me debat me kryeministrin Rama në parlament, për cështjen McGonigal, Ilir Meta i shkon në zyrë Sali Berishës. Meta është parë të hyjë në selinë e PD pak çaste më parë. Kujtojmë sakaq se më 3 mars, ditë kur apeli pritet të shprehet për vulën dhe siglën e PD, Sali Berisha ka njoftuar një tjetër protestë kombëtare.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan, ku dyshohet se dhëndri ka vrarë me armë zjarri vjehrrin dhe një person tjetër. Sipas informacioneve paraprake mendohet se autori është larguar nga vendngjarja. Autori është Ramazan Kuta, 35 vjeç, nga Kukësi. Po ashtu dyshohet se ka edhe 3 persona të plagosur.
Çdo muaj është mjaft i ndryshëm për sa i përket pozicioneve planetare. Kështu ndonjëherë disa favorizohen dhe të tjerë kalojnë situata mjaft të vështira. Mund të ketë zhvillime dhe ndryshime të mëdha, ndërsa muajt e tjerë janë krejtësisht statikë dhe vonojnë shumë gjëra. Marsi vjen me shpresë për disa shenja të zodiakut dhe fati do t’u buzëqeshë gjerësisht. Ata do të marrin përgjegjësinë e tyre në fusha të ndryshme, veçanërisht në lidhje me çështjet e tyre profesionale dhe financiare dhe do të lënë mënjanë problemet që kanë qenë prej kohësh. Në të njëjtën kohë, ata do të mund të shlyejnë disa…
Nga tragjedia në Greqi, 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur. Lajmi është konfirmuar nga ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi, ndërsa nuk ka informacion për viktima. “Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, njofton ambasada.
Që nga data 1 prill do të rritet paga minimale, dhe do të shkojë në 40000 mijë lekë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. “Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje”,-u shpreh Ibrahimaj. Çdo punëmarrës dhe punëdhënës duhet të respektojë vendimin e pagës minimale. Ministrja e pranon se është paga minimale është më e ulëta në rajon. “Në 3 vite synojmë që të mos jetë paga…
Pasi u skualifikua nga gara me vendim të produksionit të “Big Brother Albania Vip 2”, Ermiona teksa bën gati valizhet flet me Luizin, dhe i thotë që të merret ai me hienat. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Një zarf i zi ka mbërritur paraditen e sotme në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”. Këngëtarja Ermiona Lekbello është përjashtuar nga loja. Në zarfin e zi shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale, ndaj është përjashtuar menjëherë. Mbrëmjen e djeshme Ermiona pati një debat të fortë me Oltën. Gjatë kësaj kohe ajo vazhdimisht ka kërkuar të largohet nga loja. “Banorë, Vëllai i Madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mosrespektimin e rregullave thelbësore të formatit, që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt. Dhuna…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan thotë se Turqia është përballur me një stuhi tërmetesh dhe për kjo është një situatë e pazakontë. “Edhe pse disa nuk e pranojnë, kemi përjetuar tërmete që konsiderohen si fatkeqësia e shekullit. Vazhdojmë të përjetojmë tërmete. Të gjithë shkencëtarët thonë se situata nuk është normale. Turqia është përfshirë nga një lloj stuhie tërmeti”, tha Presidenti gjatë një fjalimi në Parlament. Ai konfirmoi edhe një herë se zgjedhjet politike do të zhvillohen sipas parashikimeve, më 14 maj, pavarësisht fatkeqësisë. “Opozita vazhdon me akuzat se ne drejtojmë gjyqësorin dhe drejtësinë. Kjo është turp. Dashtë Zoti, ky komb…
Ka shkuar në 40 numri i jetëve të humbura nga përplasja fatale mbrëmjen e së martës, mes dy tranve në Larisa të Greqisë. Konsulli i Selanikut, Arqile Sota thotë se nuk ka shqiptarë të vdekur nga aksidenti tragjik. Ai aktualisht ndodhet në një takim me drejtorin e spitalit të Larisës, aty ku po marrin mjekim shumica e të lënduarve nga përplasja e dy trenave afër Larisës.