Mediat turke kanë shpërthyer ndaj kapitenit serb të Ajaksit, Dusan Tadiç, i cili ndryshe nga shokët e tjerë të skuadrës së tij dhe asaj kundërshtare, nuk mbante në krah shiritin me flamurin turk dhe sirian, në nderim të viktimave të tërmetit vdekjeprurës. Ky veprim i Tadiç ka shkaktuar reagime të shumta në Holandë, i cili duhet thënë se është vendi i parë që mori vendimin për të mbajtur një moment heshtje para ndeshjeve të kampionatit. Kapitenët e ekipeve në Holandë dolën në fushë me shirita me flamuj turk dhe sirian. Megjithatë, kapiteni i Ajax-it, Dusan Tadic, u pa në fushë…
Author: tirana
Numri i të vdekurve nga lëkundjet e fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri kanë shkuar në 41,132. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se vetëm në Turqi janë regjistruar 35,418 viktima. Ndërkohë, 5,714 persona raportohen se kanë humbur jetën në Siri, duke përfshirë si zonat e kontrolluara nga qeveria edhe ato të kontrolluara nga rebelët. Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë ndihmat e para për njerëzit e prekur nga tërmeti tragjik, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit janë angazhuar në provincat e prekura, duke nxjerrë njerëzit nën rrënoja.
Tea Trifoni doli nga shtëpia e ”Big Brother Vip 2” të shtunën, dhe e ftuar në “Shqipëria live” tha se nuk dëshiron që fitoren ta marrë Olta, edhe pse brenda shtëpisë u duk sikur me të ishte më e afërt. Tea u shpreh se nga sa ka parë jashtë fitoren e merr Luizi, por ajo vetë do të donte një femër. “Duke parë reagimin e publikut patjetër që mendoj se e fiton Luizi. Unë kisha dëshirë ta fitonte një vajzë. Olta konsiderohet lojtare e fortë, por nuk dua ta fitojë ajo. Nuk kam pasur simpati për të”, tha Tea.
Olta Goxhari është surprizuar nga partneri i saj në këtë “Shën Valentin”. Aktorja mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe një pusullë të bukur dashurie. “Edhe pse nuk di të shkruaj shumë fjalë dashurie, dua të të them se je shumë e rëndësishme për mua. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruhej në pusullë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin. “Dori të dua shumë. Je jeta ime. Vdes për ty.”
Një gropë gjigante me gjerësi 30 metra dhe thellësi 8 metra u hap papritur në një park në Gaziantep, pas tërmetëve të forta në Turqi dhe Siri. Ajo që i çuditi të gjithë ishte fakti se shembja ndodhi në qendër të rrugës dhe nuk preku asnjë nga ndërtesat përreth, të cilët ngelën të paprekura. “Kur zbritëm nga banesat tona për shkak të tërmetit, dëgjuam një zhurmë të madhe dhe pamë se si rruga u zhduk papritur dhe gjithçka po fundosej”, tregojnë qytetarët. Për të shmangur ndonjë aksident për shkak të gropës gjigante të formuar, Bashkia e Şahinbej mbyllën perimetrin e…
53-vjeçari shqiptar Hysen Aliko, i cili akuzohet për plagosje të ish-gruas së tij, e priti i përlotur vendimin e gjykatës, e cila e dënoi me 16 vite burg. Ndërkohë, shqiptari është dënuar dhe me një gjobë prej 50 mijë eurosh, ndërsa në sallën ishte ish-bashkëshortja e tij. “Kërkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar të gjithë familjarëve. Nuk e di se çfarë më ndodhi atë natë. Në një çast humba gjithçka: familjen, dashurinë për të dashurit e mi dhe lirinë”. 53-vjeçari u arrestuar me akuzën e vrasjes në tentativë, lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.
Katër zyrtarë të Bashkisë Dimal kanë rënë në pranga, si edhe dy punonjës të një firme private. Hetimet për këtë çështje kanë nisur në nëntor të vitit 2020 nga kallëzimi i një qytetari me inicialet P.B. Në pranga kanë përfunduar ish-shefi i transporteve në bashkinë e Dimalit, Arben Gurraj, drejtor i Zyrës së Urbanistikës Altin Pali si dhe shefi i IKMT Agim Çunaj. Po kështu, në pranga kanë përfunduar edhe inxhinieri i bashkisë Arjan Demiri si dhe ekonomistët, Vajet Kushi e Valentina Jançe. Në kallëzim qytetari akuzon punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në…
Nga: Mero Baze Zakonisht PD i bën protestat të shtunave, ose të dielave. Por këtë radhë, ka bërë një përjashtim. Protesta do të bëhet ditën e premte më 3 mars, pasi po atë ditë Gjykata do të vendosë për fatin e vulës së PD. Më në fund Berisha e zbuloi “motivin” e madh të revoltës opozitare. Ajo nuk ka të bëjë as me Qeverinë, as me Edi Ramën, as me McGonigal, por me Lulzim Bashën. Pas dështimit të protestës së fundit në Bulevard, ai vendosi të kalojë në aksione javore guerrilase përballë Parlamentit, ku nuk ka rëndësi nëse janë 50…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se muajin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i 30.000 shtëpive në rajonin jugor të Turqisë. Sipas agjencisë së lajmeve Anadollu, lideri turk premtoi se do të rindërtojë rajonin jugor të Turqisë si pjesë të planit 1-vjeçar. Deri më tani numërohen mbi 38 mijë viktima si pasojë e tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në “World Government Summit 2023”, që po mbahet në Dubai, axhenda e të cilit fokusohet në formimin e një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin, ku liderë, ekspertë globalë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota mblidhen për të shkëmbyer ide e përvoja dhe për të kontribuar në zhvillimin e mjeteve, politikave dhe modeleve që janë thelbësore në formimin e qeverive të ardhshme. Dubai Abulhoul: Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj! Shkëlqesia juaj, mirë se erdhët në Emiratet e Bashkuara Arabe. Është kënaqësi që t’ju kesh në Samitin Botëror të Qeverisjes dhe të ndash skenën me…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për shpërthimin me tritol në një hotel në Sarandë, që ka ndodhur mëngjesin e së hënës. Autori i dyshuari është djali i njërit prej dy pronarëve të hotelit, të cilët kanë qenë në proces gjyqësor prej disa viteve për ndarjen e pronësisë mbi këtë hotel. Gjatë një interviste në emisionin “Zona Zero”, Karamuço tha se tritoli është një lëndë që do njerëz të specializuar në përdorim dhe sipas tij rasti në Sarandë nuk është bërë nga një njeri i vetëm. “Saranda është një qytet ku ende ndërtohet shumë dhe përdoret lënda plasëse për të…
Regjisori Eduart Grishaj ka zbuluar disa detaje në lidhje me prime-n e sotëm të “Big Brother VIP”, i cili do t’i dedikohet ditës së “Shën Valentinit”. Ai tregoi në “Procesi sportive”, se gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë shumë surpriza, të cilat madje i krahasoi me emocionet që të jep një ndeshje futbolli. “Po bëhen disa përgatitje për natën e dashurisë, do jetë plot emocione. Do jetë si ato netët kur fiton Vllaznia me Tiranën. Do jetë e jashtëzakonshme sot në prime”, tha Grishaj.