Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes “Katund i vjetër” në Njësinë Administrative Shushicë. Numri dy i socialistëve u shpreh se PS është alternativa më e mirë e cila ka treguar se di të punojë. ”Ne kemi një kandidat shumë të mirë që nuk është vetëm. Ka mbrapa një organizatë politike që është PS-ja dhe qeverinë e Edi Ramës që pas 14 majit jemi ne në pushtet për t’i bërë realitet ato që thotë Gledi. Mbi të gjitha ka dhe anën njerëzore se unë e di që është…
Author: tirana
Në seancë plenare të Parlamentit Evropian të martën është zhvilluar një debat për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shumica e deputetëve u angazhuan që Komisioni Evropian të për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, në mënyrë që të mos hyjë përsëri në një fazë të ngadalshme, siç ka qenë në pesë vjetët e mëparshme. Në këtë debat mori pjesë edhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai tha se viti i kaluar ishte një prej viteve më të frytshme në procesin e zgjerimit. Në vitin 2022, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat për anëtarësim në BE. Moldavia, Ukraina dhe Bosnjë e Hercegovina…
Zv/ministri i Jashtëm, Kostadin Kodzhabashev tha se Bullgaria është e gatshme të dërgojë ndihmë humanitare në Siri dhe po pret një dritë jeshile nga BE-ja. Ai konfirmoi se avionët spartan me ndihma do të nisen nga Bullgaria sapo BE të miratojë këtë gjë. Dërgesa do të merret nga përfaqësues të Programit Botëror të Ushqimit në Beirut dhe Ambasada Bullgare atje. Po ashtu Kodzhabashev tha në konferencën për shtyp, se një familje bullgare, një nëne dhe fëmija një vjeçar i saj, u prek nga tërmeti në Latakia, Siri. Shtëpia e tyre u shkatërrua ndërsa babai aktualisht ndodhet në Gjermani. Familja refuzoi…
Kreu i FRPD, Besart Xhaferri është shprehur se Partia Demokratike nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, kushdo që po mundohet t’i përjashtojë nga zgjedhjet, do të përballet me Partinë Demokratike. “Nuk i bojkotojmë zgjedhjet, ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Revolucioni ka një dimension tjetër, po kaq të rëndësishëm, po kaq jetik: dimensionin elektoral. Sepse bëhet çdo gjë që të grabiten zgjedhjet, të plaçkiten zgjedhjet. Ne duhet të qëndrojmë ndaj çdo akti, ndaj çdo veprimi, ndaj çdo përpjekje të shkelmimit të ligjit të zgjedhjeve. Ne nuk…
Tragjedia e madhe që ka përfshirë Turqinë dhe Sirinë nga tërmtet shkatërruese, po tregojnë se forca e njeriut është e madhe. Në ditën e nëntë të tërmetit dhe pas 198 orësh një mrekulli e dyfishtë vjen nga rrënojat në Kahramanmaraş. Mediat turke raportojnë se dy vëllezër janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një apartamenti në Kahramanmaras. Bëhet fjalë 17-vjeçarin Muhammet Enes Yeninar dhe 21-vjeçarin e quajtur Baki Yenina Abdulbaki, të cilët shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan me barelë në ambulancë, ndërsa ekipet e shpëtimit përjetuan një gëzim të madh. Këto histori të rralla mbijetese, tregojnë edhe njëherë tjetër…
Mund të jetë si një skenar, por në ditën e Shën Valentinit, presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për Ditën e Shtetësisë së Serbisë që shënohet më 15 shkurt, me mesazhin se Moska “e vlerëson shumë politikën e jashtme të balancuar” të ndjekur nga Beogradi. “Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”, tha Putin në një mesazh urimi dërguar Vuçiçit nga ambasadori rus Aleksandër Bocan-Kharchenko. Në letër, presidenti rus shprehu besimin e tij se…
Artur Rrapaj u kap më 8 shkurt në Ekuador në një operacion të përbashkët të policisë ekuadoriane dhe kolumbiane. 37-vjeçari me origjinë nga Fieri ndodhej në shtëpinë e një prej trafikantëve vendas më të kërkuar në botë, Emilio Sánchez Farfán. I njohur dhe me nofkat “Gato Farfán” ose “Jerry”, Farfán njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Europë dhe SHBA. Tre bastisje u kryen në pronat e tij dhe në njërën prej shtëpive u zbulua dhe shqiptari Artur Rrapaj, të cilin mediat vendase e konsiderojnë si pjesë e mafies shqiptare në Ekuador. “Shqiptari, me një pasaportë…
Katër zyrtarë të Bashkisë Dimal janë arrestuar me kërkesë të SPAK-ut këtë të martë, pasi mbi ta rëndon akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.214 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 245/1 dhe 248 të Kodit Penal. Pas…
Rreth 1.3 kg kokainë janë kapur pas një aksioni të kryer në Austri. Një ekip prej pesë personash nga Austria, sirianë dhe shqiptarë të Kosovës kontrabandonin kokainë nga Holanda në Burgenland dhe Styria. Vlera e kokainës së kapur shkon në rreth 260,000 euro. Operacioni u finalizuar me goditjen e një transporti kokaine nga Holanda nëpërmjet Belgjikës, Gjermanisë për të përfunduar në Austri, ku edhe u shkatërrua. Hetimet janë duke vazhduar përmes një korrespondence të Interpolit në Belgjikë. Për rrethin Güssing, është zbulimi më i madh i kokainës i të gjitha kohërave.
Efi Dhedhes, banorja që mori më shumë mbështetje dhe pëlqim pas daljes nga shtëpia e ”Big Brother Vip 2”, ka treguar se është shumë besnike ndaj raportit që krijoi aty me Luizin. Ajo së fundmi ka postuar disa video në InstaStory, me anë të të cilave tregon se është gjithmonë me Luizin dhe se ai do të jetë fitues i këtij formati. ”Nëse ai do të fitonte do ia jepja dorën me një lumturi kënaqësi të paparë sepse pavarësisht lojës, nëse edhe unë do të isha aty do të dëshiroja fitoren siç duan të gjithë aty brenda, ta fitonte Luizi…
Më pak se një javë pasi Shtetet e Bashkuara goditën dhe rrëzuan atë që zyrtarët e quajtën një balonë spiune kineze, avionët ushtarakë amerikanë rrëzuan edhe tre objekte të tjera me prejardhje të paditur. Zyrtarët kinezë thonë se nuk munden të thonë nëse objektet e reja të rrëzuara i përkasin Kinës, por thonë se Shtetet e Bashkuara po veprojnë me reagim të tepruar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton se ndërsa Uashingtoni është në kërkim të përgjigjeve, një gjë është tashmë e qartë: Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë dëmtuar. Ka shumë pikëpyetje për tre objektet e paidentifikuar fluturues që avionët…
Pas rikthimit në politikën aktive dhe mori drejtimin e PD-së, ende jo me vulë dhe letra, Sali Berisha ka zhvilluar disa protesta dhe kështu do të jetë edhe më vijim. Protesta e së hënës solli jo vetëm tensione në Kuvend, por edhe konfrontime të qytetarëve me policinë jashtë tij. Seanca u ndërpre disa herë, ndërsa Sali Berisha akuzoi se zyrtarë të mazhorancës dhe ish-zyrtari i FBI-së ishin përfshirë në një video erotike. Protesta që zgjati për rreth dy orë, do të vijojnë të enjten, ditë kur mblidhet Kuvendi. Protesta kombëtare e 11 shkurtit, ishte me pjesëmarrje të madhe dhe po…