Këtë të martë, Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadore në OKB, ka shpallur zyrtarisht kandidimin për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA. ”Është koha për një gjeneratë të re lidershipi, për të rizbuluar përgjegjësinë fiskale, për të siguruar kufirin tonë dhe për të forcuar vendin, krenarinë dhe qëllimin tonë”,-thotë ajo. Bashkëshorti i saj, Michael Haley, është me origjinë shqiptare dhe se kjo e bënte atë të ishte shumë më pranë shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u përpjekur që kjo e fundit të sigurojë njohjen e plotë.
Author: tirana
Kriza e largimit të shqiptarëve, sidomos të rinisë për një jetë më të mirë sesa ofron vendi ynë, është fakt dhe shifrat flasin vetë. Në vitin 2019, Instituti i Statistikave publikoi një studim sipas së cilit pritej që në rastin më të keq, në 2022-shin të lindnin mbi 27 mijë bebe. Por në 2022 ka 25 mijë e 570 lindje të reja, mbi 2 mijë më pak se në skenarin më të zymtë. “Kjo do të thotë që ne nuk duhet të mendojmë më për kopshte apo çerdhe por për azile dhe shtëpi të kujdesit e të moshuarve. Kjo pasi…
“Dhjaks, video erotike, i ka mbushur brekët”, u dëgjuan dje nga përfaqësuesit e popullit në sallën e Kuvendit dhe prej 30 vitesh vijojnë debatet me fyerje. Parlamenti është kthyer në një arenë përplasje përmes ofendimesh pafund e një gjuhe urrejtje, nga të gjithë krahët e politikës. Kjo nuk është hera e parë që Parlamenti kthehet në një arenë gjuhe banale, fyerjesh, fjalë dhe sjellje të padenja. Në këtë Parlament edhe akuzat thuhen si fyerje për të denigruar kundërshtarin. Deputetët që kanë hyrë e kanë dalë prej 30 vitesh nga Kuvendi i Shqipërisë kanë mëkatet e tyre sepse ose e kanë…
27 deputetë të PS-së kërkojnë përjashtimin nga seanca plenare të kryedemokratit Sali Berisha, edhe pse kërkesa e tyre është e çuditshme. Kjo pasi në kërkesë theksohet se gjuha e përdorur nga Berisha jashtë Kuvendit është joetike. Kërkesa e deputeteve erdhi pasi kreu i demokratëve tha para mediave se disponon një video me përmbajtje erotike të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal me zyrtare shqiptare. Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, koleget e saj socialiste po gënjejnë me kërkesë të kryetarit të tyre, Edi Rama. Ajo thekson se deklaratat ish-kryeministri nuk i bëri në Parlament, por në selinë blu dhe sipas…
Dje në Kuvend u bë kaos dhe temë ishte vetëm çështja ”McGonigal”, e cila sipas opozitës prek kryeministrin Edi Rama dhe për më tepër Sali Berisha është i bindur kur thotë se Rama është në hetim nga Amerika. Analisti Lorenc Vangjeli, e ka cilësuar si histeri dhe fantazi historinë e McGonigal të komentuar në vendin tonë duke deklaruar se kemi shumë pak material në dorë me të cilat jemi duke krijuar fabula. Për të SPAK nuk mund të nise ende një hetim për kryeministrin Edi Rama. ”Çfarë mund të bëjë SPAK në këtë moment? Nuk mund të nis hetim për…
Bizneset që ofrojnë shërbimin e sigurimit privat duhet të rrisin pagat për punonjësit. Qeveria shqiptare po bëhet gati që të bëjë të detyrueshme rritjen e pagës nëpërmjet një projektligji të ri i cili parashikon detyrimin për t’u paguar punonjësve të shërbimit një pagë minimale 50% më të lartë se paga bazë minimale e punonjësve në shkallë vendi. Praktikisht, paga minimale që parashikohet në këtë projektligj për rreth 9 mijë punonjës të sektorit është 540 mijë lekë. Ky projektligj ka ardhur si pasojë e një sër problematikash që shërbimi i sigurisë private ka në moszbatimin e Kodit të Punës përsa i…
Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “Fijet” për çmontimin e kamerave të sigurisë në ambiente publike të vendosura pa leje dhe që kontrollohen nga kontigjentë kriminalë. Në kuadër të fazës së 12-të të operacionit, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier. 8 persona u vunë nën hetim për cënim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera. Në rang kombëtar, shkon në 528 numri i kamerave të çmontuara dhe 109 numri i shtetasve në hetim. -Në Shkodër, në vende me frekuentim të lartë publik,…
Pas tre vitesh në arrati, i shumëkërkuar Leonard Duka është arrestuar ditën e sotme (14 shkurt) në Belgjikë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për akuzën e vrasjes së ish-policit, Santiago Malko në 2019, Kreu i klanit “Duka”, njihet si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, edhe pse më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht për këtë aktivitet. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur…
Është zbuluar në rrjetet sociale një pjesë e këngës që Luiz Ejlli ka realizuar me ndihmën e Elgit Dodës, me rastin e Shën Valentinit, një surprizë kjo për moderatoren Kiara Tito. Në internet po qarkullon një audio e këngës, ku ndër të tjera një pjesë e tekstit thotë: “në sy u pamë, me ty sot jam, më dridhet shpirti kur afër të kam/ ndonjëherë të mërzis, ndonjëherë të lëndoj, me ty marr frymë, me ty jetoj” “Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother. Mbajeni…
Xhensila ka uruar Shën Valentinin me një postim me fjalë tejet domethënëse. Këngëtarja ka postuar një foto me Besin dhe shkruan se forca e dashurisë largon çdo të keqe e dhimbje. “Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrin t’i bëjë këto gjëra? Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që bën të flasësh gjuhë të reja? Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresës…? Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron çdo…
Një një mbledhje me kryesinë, Sali Berisha u shpreh se jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile. “Ju e shihni, gazeta më e madhe në SHBA, Uashington Post thotë që Edi Rama është i zhytur deri në fyt në afera sekrete me McGonigal. Ju e dëgjuat gazetarin e BILD nga Nju Jorku, deklaroi haptas se dokumentet faktojnë se McGonigal u mor me Sali Berishën. Ndaj dhe duhet të vazhdojmë me persistencë absolute këtë revolucion. Në mënyrë kreative. Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa dhunë, nuk përmbyset, nuk arrihet. Unë u them…
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Basha e Gëzim Kusi. Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në dosjen hetimore thuhet se arrestimi ka ardhur pas kallëzimit të shtetasit Erald Çaushi, që pretendon se ka një kushëri të vetin menaxher të një kazinoje në Tiranë pa treguar emër, që pretendon se njëri nga të pandehurit është prezantuar si Andi Basha, i cili i ka thënë se do shkonte ta takonte…