Në komisionin e Ligjeve, deputeti i PS, Pandeli Majko kishte kritika për kreun e Kadastrës, Artan Lame për qarkun e Kukësit. Majko u shpreh se në raportin e dorëzuar për këtë qark, flitet në përgjithësi ndaj duhet pasqyrim sa më i saktë. Ndër të tjera, pati edhe një batutë për Lamen, për të cilin tha se e respekton dhe e do si mik, por si Drejtor Kadastre, i vjen “ta rrahë”. “Për zotin Lame kam një respekt shumë të veçantë, dhe është dhe miku im, dhe si mik e dua fort, por si drejtor të Kadastrës është ajo shprehja që…
Author: tirana
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim. I riu i kishte marrë automjetin një shtetasi dhe nuk ia kishte kthyer më. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin dhe nuk ia ka kthyer më.”, njoftoi policia. Gjithashtu janë proceduar edhe dy të tjerë pasi kanë hedhur sende plastike në drejtim të arbitrit gjatë një ndeshje futbolli në Mallakastër. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë…
Ura e Zogut mbi Lumin Mat në Milot do ti nënshtrohet një ndërhyrje emergjente, me qëllim shpëtimin e monumentit nga shembja e plotë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës Elva Margariti përmes rrjetit social Facebook, e cila thotë se është miratuar projekti në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale. “Miratuam sot në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale projektin e ndërhyrjes emergjente në Urën e Matit. Projekti teknik i zbatimit për ndërhyrjen emergjente në objektin-monument kulture, Ura e Matit” është rezultat i një pune profesorësh e ekspertësh të nderuar të Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin…
Pamjet e kamerave të sigurisë janë prova e policisë së Sarandës për 36 vjecarin Sotir Çabiri, i dyshuar si autor i vendosjes së eksplozivit më 13 shkurt, në hotelin ku babai i tij ishte bashkëpronar. Nga pamjet duket i riu që del nga hoteli vetëm 3 minuta para shpërthimit me eksploziv. Vetë ai nuk e ka pranuar akuzën duke u shprehur se ishte në hotel për te marrë një valixhe që kishte harruar pasi do të shkonin familjarisht në Angli, aty ku banon prej vitesh motra e tij së bashku më bashkëshortin e fëmijët. Në polici, pas arrestimit, Sotir Çabiri ka…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsi. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se partia që ai drejton është e gatshme për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Po ashtu, Meta thotë se e ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese. “Mirëprita në takim Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, znj.Konstantina Kamitsi. Shpreha në emër të Partisë së Lirisë gadishmërinë për të punuar në forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve tona. E falenderova Ambasadoren për mbështetjen…
Gjatë një loje të zhvilluar brenda BBV, Luizi dhe Kristi thanë se kanë patur paralelisht dy lidhje dashurie. Po ashtu, këngëtari tregoi se mban ende në dorë tatuazhin me emrin e ish të dashurës dhe nuk është aspak pishman për këtë fakt. Ndërkohë, pas daljes nga burgu, përgjigjet e lojës Luizi i ka diskutuar dhe me Kiarën.Duke biseduar së bashku, Luizi i ka thënë Kiarës se ka pasur dy të dashura njëkohësisht dhe se këtë e ka bërë nga mosha, se i dukej vetja i bukur. Luizi: Ke puth dy njerëz të ndryshëm brenda ditës? Kiara: S’e kam bërë Luizi:…
Mund të bëni shumë gjëra argëtuese atë ditë dhe të kaloni mirë edhe nëse jeni vetëm. Sigurisht, të qenit beqar në këtë ditë nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet ta kaloni ditën vetëm. Për t’ju ndihmuar, ne kemi mbledhur një listë me gjëra tepër argëtuese që mund të bëni për të llastuar veten. Organizoni një darkë vetëm për beqarë “Harrojini” miqtë që janë në një lidhje dhe kanë plane për ditën e të dashuruarve. Në vend të kësaj, organizoni një darkë vetëm për beqarë. Kalimi i kohës me miqtë tuaj më të mirë është një mënyrë e jashtëzakonshme për…
Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita. Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Zonja Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”. Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës. Gjatë angazhimit politik ka treguar përkushtim në…
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve kanë paralajmëruar rikthim të protestave. Ata kanë vendosur datën 22 shkurt, orën 12:00, para Korpusit Universitar, si datë dhe vend për protestën e rradhës. SPUSH vijojnë që t’i qëndrojnë kërkesës së tyre për rritje pagash. Kreu i kësaj sindikate Sandër Kovaçi tha se baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët.
Nga Dubai, ku po merr në “World Government Summit 2023”, Kryeministri Rama ka folur për rastin e shumëvlerësuar të Shqipërisë të pjesëmarrjes së grave në qeverisje. Rama tha se në Shqipëria ka sot më shumë se 70% të përbërjes së qeverisë gra dhe kjo ka ardhur sipas tij për shkak të nevojës së gratë janë më të besueshme se sa burrat kur vjen puna te rezultatet konkrete. “Jam sinqerisht i përulur nga kjo ftesë dhe nga mundësia për të marrë pjesë në këtë varg kaq mbresëlënës evenimentesh në këtë platformë dhe për të pasur mundësi për të folur për përvojën…
Prokuroria ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Spiro Çabirit, njërit prej pronarëve të hotelit Bizant që u shkatërrua në Sarandë. Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, ka rezultuar se ai ka dalë nga subjekti dy minuta para shpërthimit, pasi djali i tij i vendosi disa kilogramë lëndë plasëse. Mësohet se në deklaratën e tij para uniformave blu, Çabiri është shprehur se është kthyer në hotel për të marrë një valixhe me rroba pasi do të nisej për një udhëtim. Ai gjithashtu ka deklaruar se gjykata vendosi në favor të shtetasit Dhimitraq Evangjeliut por pretendon se toka është e…
Lefter Koka vijon betejën me drejtësinë. Ish ministri i mjedisit i është drejtuar me dy kërkesa Gjykatës së Lartë për ndryshim të masës së sigurisë. Për të disatën herë koka i kërkon Gjykatës së Lartë ndryshim të masave të sigurisë edhe për inceneatorin e Fierit dhe për Elbasanin. Kërkesat e Kokës për masa më të butë sigurie do shqyrtohen nga Gjykata e Lartë më 16 shkurt nga gjyqtari Mehdi Bici. Koka kërkon masë më të butë me argumentin se ka probleme shëndetësore.