Author: tirana

Moderatori Dorian Ramaliu do bëhet baba për herë të dytë. Ai ka publikuar disa foto ku bashkë me partneren Ivën dhe djalin e tyre zbulojnë gjininë e bebit. Doriani ka treguar se familja e tyre do të zgjerohet me një vajzë dhe janë shumë të lumtur për këtë. “Një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar ai duke zbuluar se kanë dëshiruar shumë që pas djalit në familjen e tyre të vijë një vajzë.

Read More

Kriza e mungesës së punëtorëve po ndihet në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke u kthyer në një nga problematikat më të mprehta të bizneseve shqiptare. Pas sektorit të transportit në vështirësi për drejtues kamionësh, mungesën e fuqisë punëtore po e vuan edhe sektori i mobilieve. Prej muajit shtator të vitit të kaluar ka mungesë të lartë të fuqisë punëtore, që po ndihet shumë edhe në këtë sektor. Kompanitë po shohin si zgjidhje, marrjen e punonjësve të huaj nga Egjipti me kualifikime të ngjashme në vendin e tyre. Për shkak të largimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në emigracion, kompanitë…

Read More

Sotir Çabiri, djali i Spiro Çabirit është vënë në prangat e policisë së Sarandës si autor i shpërthimit me tritol të hotelit ‘Bizanti’ që terrorizoi qytetin bregdetar në orët e para të mëngjesit të së hënës. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka sekuestruar veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në momentin e arrestimit. Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Read More

Një automjet është djegur gjatë natës që lamë pas në një lagje të qytetit Shkodrës. Policia bën me dije se paraprakisht, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, është shkrumbuar një automjet në pronësi të shtetasit R. B., 67 vjeç. Njoftimi i policisë Rreth orës 03:50, në lagjen “Manush Alimani”, dyshohet se është djegur aksidentalisht, për shkak të një defekti teknik, një automjet në pronësi të shtetasit R. B., 67 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More

Kiara Tito dhe Olta Gixhari kanë konsumuar disa orë së bashku me njëra tjetrën, pasi banorët në shtëpi u ndanë në çifte nga produksioni për të folur mbi jetën e tyre. Ndër të tjera, Kiara ka kujtuar dashurinë e parë dhe komentet e gjyshes për ish të dashurin e saj. “Ka qenë një nga gjërat më të bukura që unë kam përjetuar, hera e parë që kam përjetuar ato fluturat në stomak, dhe ka qenë një person që unë e fantazoja qoftë për pamjet, karrierën që kishte, atë që transmetonte si karakter, i kishte pak a shumë të gjitha e…

Read More

Dashi Ditën e sotme do të ishte më mirë të qëndronit të qetë dhe të shmangni diskutimet, veçanërisht me partnerin. Këtë ditë Shën Valentini shijojeni çdo moment. Nga aspekti profesional, do të prisni lajme të reja që do ju lumturojnë pa masë. Demi Sot Marsi hyn në shenjën tuaj, ndaj dhe prisni një ditë plot energji. Dashuria do të jetë fokusi i ditës tuaj pasi një surprizë nga njeriu i zemrës do ju bëjë ditën dhe më të bukur. Gjithashtu edhe në punë energjia pozitive do ju rrethojë. Binjakët Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse nuk është koha ideale për…

Read More

Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka shkuar në 37,457. Autoritetet turke kanë raportuar se 31,643 persona janë vrarë në vend. Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara dhe qeveria siriane, më shumë se 5,814 njerëz kanë humbur jetën në Siri. Kërkimet e dëshpëruara për të mbijetuarit e tërmetit po hyjnë në orët e tyre të fundit, me ekspertët që thonë se shpresat për të mbijetuar janë ulur duke pasur parasysh kohën që ka kaluar që kur ta tërmeti. Kushtet atmosferike kanë ulur gjithashtu shpresat për të gjetur të mbijetuar. Grupi opozitar…

Read More

Dy persona që protestuan në tubimin e një dite më parë të opozitës, duke shfaqur sjellje të dhunshme janë vënë në pranga nga policia. Një tjetër është shpallur në kërkim. Njëri prej të arrestuarve ishte në kërkim për llogari të policisë së Krujës për vepër tjetër penale. Të arrestuarit akuzohen për 4 vepra penale: Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, goditjet për shkak të detyrës, prishja e qetësisë publike si edhe shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive. Protesta e dytë, e pasuar nga ajo e 11 Shkurtit, u shoqërua me tensione. Protestuesit u përplasën fizikisht…

Read More

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës në Jug-perëndim, mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të ftohta në Verilindje dhe Juglindje me prani të ngricave por edhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri-PerËndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale. Temperaturat minimale dhe maksimale: Zona malore -2/9°CZona e ulët -1/16°CZona bregdetare 6/16°C

Read More

Maestro dhe Bledi, janë dy banorët që kanë debatuar sot. Bledi i ka përmendur atij një fjali të cilën ai e ka thënë teksa ishte i sëmurë. “The poshtërsinë më të madhe në historinë e Big Brother-it, kur unë lëngoja në krevat ti the kujdes gruan”, ka thënë Bledi. Pas kësaj u ashpërsua debati, teksa Maestro këtë e quajti provokim. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, akuzoi Rusinë për komplot për të përmbysur dhunshëm udhëheqjen pro-evropiane të shtetit me ndihmën e sabotatorëve, që sipas saj, paraqiten si protestues kundër Qeverisë. Plani i supozuar i Moskës do të përfshinte “sabotatorët që kanë lidhje me ushtrinë, të kamufluar me rroba civile, për të kryer veprime të dhunshme, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe marrjen e pengjeve”, tha Sandu për gazetarët. Të fshehur pas “protestave të të ashtuquajturës opozitë”, sabotatorët do të synonin “që të rrëzonin rendin kushtetues dhe ta zëvendësonin pushtetin legjitim të Kishinevit me një pushtet të paligjshëm”, tha ajo, duke mos pranuar…

Read More

Investitorët nga Katari do të bëjnë një ofertë për të blerë Manchester United. Investitorët e lidhur me familjen në pushtet të Katarit do të zyrtarizojnë ofertën deri në 17 shkurt sipas Sky Sports. Vihet re se këta investitorë nuk janë të lidhur në asnjë mënyrë me pronarët katar të PSG-së apo presidentin e parisienëve, Nasser Al-Khelaifi, shkruan abcnews.al. Pritet që të paktën tre oferta të tjera të mëdha të dorëzohen para të premtes: nga Jim Ratcliffe (njeriu më i pasur në Angli), si dhe nga investitorët sauditë dhe amerikanë. Familja Glazer, pronarët aktualë të Manchester United, duan të paktën 5…

Read More