Pas gati një orë e gjysmë debate e tensione në sallën e Kuvendit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare. Opozita kishte bllokuar foltoren, ndërsa Flamur Noka i frynte pa ndalim bilbilit, duke mos i lejuar deputetët e PS-së që të flisnin dhe të vijonin diskutimet. Në këto kushte, socialistët votuan pro ndërprerjes së seancës. Ndërsa protestuesit që ndodhen para Kuvendit, e ndoqën seancën përmes një monitori të vendosur aty. Pranë tyre, përveç deputetëve të PD që janë të përjashtuar, ndodhej edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë, në afërsi të fshatit Lezhë. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme. Për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale.
Kryeministri Rama ka ndezur qirinj në dritaren e Kryeministrisë në nder të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Shqipëria sot ishte në Ditë Zie Kombëtare.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përjashtuar nga seanca plenare. Ky vendim erdhi pas situatës së krijuar në seancë. Teksa socialistët merrnin fjalën, Noka i frynte një bilbili për të mos i lejuar ata të vazhdonin diskutimet. Kjo situatë bëri që seanca plenare të ndërpritej disa herë.
Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të publikojë asnjë video erotike që ka në celular që implikon zyrtarët e qeverisë. Ai tha se do i dërgojë ato para organeve hetimore. Berisha tha se nuk fyen kurrë një grua pasi nuk mund të sillet ndaj tyre ashtu si bën Edi Rama. “Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do ti dorëzoj në organet kompetente hetimore. Por përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe…
Taulant Balla ka dënuar deklaratën e bërë pak ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pretendon se disponon video erotike të disa ministrave. Kryetari i grupit parlamentar socialist u shpreh në seancën e sotme plenare se gjuha e përdorur nga kryedemokrati është e papranueshme. “Në të drejtë vajza gra deputete dhe anëtare të Qeverisë kanë ngritur sot një shqetësim. Unë do të shpresoja shumë që minimalisht vajzat gra deputete të opozitës të dilnin dhe të lexonin deklaratat e deputetit Berisha 3 ditë më parë. Kanë qenë të turpshme, të rënda, insinuata të paqena. Kam video për lloj-lloj maskarallëqesh…
Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se nuk i druhet protestës së opozitës. “Mos more! Më shumë i trembesha Ballshit para një ore me Partizanin sesa këtyre”.
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi. Kjo kërkesë është parashtruar nga deputetja socialiste, Anila Denaj, e cila argumentoi se Berisha ka tejkaluar çdo limit etik ndaj organet e Kuvendit. “Kërkojmë që organet kompetente të përjashtimit të Sali Berishës me afat maksimal të parashikuar nga rregullorja. Deputeti Sali Berisha ka arritur kapërcimin e etikës. Është firmosur nga 27 deputetë. Eshtë depozituar sot dhe është pjesë e deklaratës që e keni marrë dhe kërkojmë të shqyrtohet menjëherë”, tha ajo. Disa ditë më parë, Berisha u shpreh se ka video, të cilat nuk do t’i bëjë publike, ku disa…
Ndërsa jashtë godinës së parlamentit protesta po shoqërohet me tensione dhe përplasje, në sallën e Kuvendit ka nisur seanca dhe deputetët kanë marrë fjalën e tyre. Monika Kryemadhi ka vënë në dukje mungesën e kryeministrit Edi Rama, i cili është në një takim me kryeministrin bavares në Kryeministri. Ajo ka shpërthyer në akuza dhe sulme të drejtpërdrejta ndaj kreut të qeverisë, duke e quajtur mes të tjerash një frikacak dhe ushtar të grupeve kriminale. “Rama i konsideron burrat e partisë për gra, kurse gratë për burra. Ai njeri shquhet për dhunë verbale, morale fizike ndaj grave. Kryeministri Rama nuk është…
Vëllai i Madh liron me kusht nga burgu Luizin, Oltën, Armaldon dhe Kristin. Ata nuk mund të nominojnë ditën e nesërme gjatë spektaklit dhe nuk mund të hyjnë në dhomën e rrëfimit deri në një njoftim të dytë. Të gjithë sytë ishin të përqëndruara në reagimin e Kiarës teksa takonte Luizin pas dy ditësh mungesë. Puthjet dhe përqafimet ishin kryefjala e këtij takimi midis dy të dashuruarve. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën e krijuar në Parlament ku është ndërprerë energjia elektrike ndërsa jashtë saj po zhvillohet protesta e thirrur nga opozita. Reagimi i Agron Gjekmarkajt: Revolucioni i orës pesë filloi me disa minuta para kohe. Ankthi i tij mbërriti deri brenda në sallë. Komandantët erdhën një nga një. Pluhuri i barrikadave u rrinte mbi supe gjithë hijeshi epike. Ndërkohë në Shijak tre mijë veta përcillnin Jyrgis Çyrben me lot në sy. Ai hipi mbi një katua dhe mbajti një fjalim. Të luftosh për Babon dhe të japësh jetën për kauzat e tij…
Kryeministri i Bavarisë, Markus Soder, në konferencën e përbashkët me Ramën, theksoi mbështetjen e vendit të tij për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Soder tha se vizitë e tij në vendin tonë dëshmon marrëdhënien dhe lidhjet mjaft të mira mes dy vendeve. “Shqipëria do të bëhet shumë shpejt pjesë e BE-së. Shqipëria si një vendi qëndrueshëm ka zhvilluar disa reforma, presim që të bëhet pjesë e BE-së shumë shpejt. Me marrëveshjet e sotme ne kemi ngritur komision të përbashkët qeveritar. Marrëveshje që kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm, drejtësisë, ekonomisë, bujqësisë. Një pikë tjetër janë temat që kanë…