Author: tirana

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, ka fituar statusin e Azilantit Politik në Itali. Vendimi për dhënien e statusit është marrë nga Gjykata e Romës, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e Adriatik Llallës, urdhëroi miratimin e kërkesës, duke i hapur rrugën procedurave të mëtejshme të marrjes së pasaportës italiane, që lëshohet përmes strukturave të Ministrisë së Brendshme. Gazetari Elton Qyno bën me dije se Llalla ka fituar statusin e Azilantit, duke sjellë vështirësi serioze dhe zbehur shpresat për ekstradimin e tij. Adriatik Llalla, prej muajit Shtator 2021, kishte nisur një betejë ligjore në Romë, duke bindur…

Read More

Komentet e herë pas hershme lidhur me raportin miqësor të Armaldos dhe Valbonës, kanë acaruar këtë të fundit, e cila sot “shpërtheu” ndaj Deamishel. Teksa banorët po bënin batuta me Armaldon lidhur me raportin që ai ka krijuar me Valbonën, Deamishel u shpreh se nuk e kupton pse ai e thërret “motër” Valbonën. Ishte pikërisht ky koment, që solli reagimin e ashpër të Valbonës, e cila i kërkoi Deas, që duke nisur nga ai moment e në vijim, mos t’i flasë më asaj.

Read More

Gazetari Mero Baze ka publikuar pamjet me dron të protestës së sotme para Parlamentit. “Si bletët e ikura nga kosherja”, shkruan me ironi Baze, duke vënë në pah numrin e ulët të pjesëmarrësve në protestën e thirrur nga opozita. Pavarësisht numrit të vogël, nuk munguan incidentet dhe përplasjet me forcat e policisë. Disa protestues tentuan të çanin kordonin policor, të vendosur pak metra më larg hyrjes së Parlamentit. Ata hodhën tymuese dhe shashka në drejtim të derës së Parlamentit, duke shkaktuar për pak sekonda kaos dhe rrëmujë.

Read More

Belind Këlliçi luajti rolin e kameramanit në seancën e sotme parlamentare duke filmuar Sali Berishën pas ndërprerjes së seancës.Kjo situatë është ironizuar dhe nga deputeti socialist Erion Braçe që e ka cilësuar atë “zarin e radhës”.“33 vite e njëjta histori! Ndryshojnë vetëm zarat e Salih Berishës; Këtë herë është ky intelektuali akademik që do Tironën”, shkruan Braçe. View this post on Instagram A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Read More

Ekipi spanjoll, i cili ndihmoi Turqinë pas tërmetit katastrofik që shkaktoi mijëra të vdekur, u largua nga vendi pas përfundimit të misionit. Ata janë larguar nga aeroporti i Stambollit me trëndafila dhe një dhuratë në shenjë mirënjohjeje. Duke i thënë lamtumirë Turqisë me mesazhin “Mirupafshim Turqi” në turqisht në llogarinë e tyre në rrjetet sociale, skuadra spanjolle tha: “Ne jemi gati të nisemi për në Spanjë. Kemi lënë pas një detyrë që do të ketë një efekt të përjetshëm”.

Read More

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP), njofton se në përmbushje të detyrimeve të saj ligjore ka filluar menjëherë punën duke lëvruar këstet e radhës (kësti i pestë, i katërt dhe i tretë) për subjektet, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2019-2022. ATP bën me dije se ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 147 (njëqind e dyzet e shtatë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2019-2022, nga të cilët: – për 75 (shtatëdhjetë e pesë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë, –…

Read More

Pas seancës së përbashkët të qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë, e cila është planifikuar të mbahet më 27 shkurt, është planifikuar të mbahet një seancë e përbashkët edhe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kçto zhvillime sipas zv.kryeministrit Vladimir Jokoviç Ballkani i hapur është thjesht një çështje ekonomike, jo politike. “Koha e pritjes në kufi të kamionëve që transportojnë mallra është reduktuar me vënien në jetë të Ballkanit të Hapur ndërsa do të shmangen shumë shpenzime të tjera. Vlerësimi se hyrja e e Malit të Zi në këtë iniciativë do të shkatërronte ekonominë është krejtësisht i…

Read More

Policia ka shoqëruar dy protestues në komisariat pas përfundimit të protestës së opozitës, e cila u mbajt sot përpara Parlamentit. Në protestën e cila zgjati rreth dy orë pati përplasje me policinë. Protestuesit hodhën edhe fishekzjarre dhe tymuese drejt Parlamentit. Edhe seanca plenare u shoqëruar me debate dhe tensione të forta. Për shkak të situatës së krijuar nga deputetë e PD-së, Lindita Nikolla komunikoi mbylljen e senacës.

Read More

Megjithëse është eliminuar nga “Big Brother Vip”, Amos Zaharia vijon të jetë aktiv me intervistat dhe deklaratat e tij. Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme aktori tregoi se u “dorëzua” nga loja në momentin që sipas tij, kuptoi që “lufta” e tij për parimet nuk po dëgjohej. Ai tregoi se ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, por është “ndaluar” nga produksioni. “Kam shkuar në dhomën e rrëfimit disa herë dhe kam thënë “dua të dal, nuk rri dot më”. Por, aty ke një produksion që të sheh si një investim dhe përpiqet të të mbajë…

Read More

Pas eliminimit nga “Big Brother Vip”, Efi rrëfeu se lumturinë më të madhe e ka ndjerë kur takoi familjarët e saj, të cilët e kanë puthur në ballë nga gëzimi e krenaria për lojën dhe sjelljen që ka treguar brenda në shtëpi. “Ajo ishte lumturia ime më e madhe. Në momentin që unë u futa në shtëpi dhe kisha babin duke më puthur në ballë dhe mamin duke më përqafuar. Madje edhe vëllain se ai nuk para puth, i ka ngjarë motrës. Ishte gjëja më e bukur që ka ndjerë ndonjëherë. Nuk kisha arritur akoma të mësoja se si isha…

Read More

Rudina Hajdari ishte e pranishme në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Duke folur para qindra qytetarëve, Hajdari kërkoi që mos t’i ndalojnë protestat, por të vazhdojnë të luftojnë. “Po të ishte gjallë Azem Hajdari do t’ju shikonte në sy dhe do t’ju thoshte, Mos u dorëzoni, ju jeni luftëtar, e doni këtë vend dhe jeni patriot. Ne të gjithë bashkë do ja dalim”, tha ish-deputetja e Partisë Demokratike.

Read More

Sali Berisha ka konfirmuar se të enjten do të ketë sërish protestë. Pyetjes se a do të vazhdojnë protestat ai tha ‘Pa diskutim’. Berisha i është bashkuar qytetarëve që janë ngritur në protestë jashtë ambienteve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se parlamenti shqiptar u dominua nga fantazma e McGonigal.

Read More