Author: tirana

Një pemë ka marrë flakë para Kuvendit teksa protestuesit e opozitës janë përplasur me policinë për të çfarë kordonin. Mes brohërimave, protestuesit thërrasin njëzëri; Rama ik! “Policia, dorëzoni uniformat, dorëzoni kapelet, bëhuni me qytetarët, ne jemi këtu. “Rama ik!”. Poshtë diktatura, poshtë komunizmi, Rama ik! Ai nuk është Parlamenti i shqiptarëve por i kriminelëve. Këtu vendin shqiptarët! Rama ik!”, tha ai.

Read More

Policia e Kurbinit ka arrestuar sot 17-vjeçarin, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit në ambientet e gjimnazit, ka plagosur me armë zjarri në këmbë një tjetër adoleshent. Adoleshenti u gjet pas kontrolleve të ushtruara nga autoritetet policore brenda një banese të braktisur në Kurbin, ndërsa Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I plagosur mbeti një nxënës 15-vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim homologun e Bavarisë, Markus Söder, me të cilin firmosi edhe marrëveshje dypalëshe. Në një konferencë të përbashkët për mediat, kreu i qeverisë tregoi se Söder ka ardhur në vendin tonë me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarsë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë. Gjatë takimit ata biseduan gjithashtu edhe për mbështetjen ndaj të rinjve, ku kryeministri theksoi se shumë mundësi do vijnë për të rinjtë të cilët duan të shkojnë në Bavari, por edhe ata që dëshirojnë që të kthejnë në Shqipëri. Pjesë nga fjala e…

Read More

Dashi: Energjia në javën e dytë të shkurtit po shtyn për veprime të nxituara. Eksperiencat e dashurisë dalin në pah, edhe nëse nuk doni t’ia pranoni vetes. Çiftet do të përjetojnë një rinovim të ndjenjave dhe zemrat e vetmuara do të kenë një shans për të gjetur lumturinë e tyre. Për të mos humbur momentet e rëndësishme të jetës, mos e teproni, kujdesuni për sistemin nervor. Në ditët e para të javës, mund të fitoni përvojë që do t’ju vijë shumë shpejt. Dielli në shenjën e Ujorit jep aftësinë për të parë diçka të re edhe tek ata që njihen…

Read More

Kuvendi ka mbetur në errësirë për shkak të një defekti teknik. Kuvendi i Shqipërisë nisi me 1 minutë heshtje në nder të viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri. Ndërsa seanca plenare ka nisur, jashtë Kuvendit po mbahet protestë nga opozita e Sali Berishës.

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi teksa po hynte në Kuvendin e Shqipërisë ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, lidhur me protestën që ka planifikuar opozita para Parlamentit. Në fjalën e tij për “Ora”, Petro Koçi e cilësoi protestën si një lëvizje të dëshpëruar të opozitës në krizë. Po ashtu, ndër të tjera, ai tha se kryedemokrati Sali Berisha nuk vjen dot më në pushtet. “Kjo është një lëvizje e dëshpëruar e opozitës sepse është në krizë, drejtohet nga dy familje që mbajnë përgjegjësi për shumë ngjarje kriminale. Berisha nuk vjen më!,”-tha Koçi.

Read More

Disa deputetë të Partisë Demokratike të përjashtuar nuk janë lejuar që të futen në sallën e Kuvendit. Ata janë përballur me Gardën, e cila ka ndaluar hyrjen e 8 deputetëve të përjashtuar nga seancat plenare për 10 ditë. Kjo ka shkaktuar tensione. Deputeti Luçiano Boçi me ironi është shprehur se dëshiron që të marrë pjesë në senancë, pasi e “ka marrë malli për kryeparlamentare. “Më ka marrë malli për Lindita Nikollën”, dëgjohet të thotë Boçi me ironi. Nga ana tjetër, simpatizantë të opozitës kanë nisur të mblidhen para Parlamentit, duke iu përgjigjur ftesës së Berishës për protestë.

Read More

Ish kryeministri, Sali Berisha së bashku me një grup protestuesisht u nisën nga selia e partisë Demokratike drejt Kuvendit ku njëkohësisht me seancën plenare, do të mbahet edhe protesta e paralajmëruar.  Ndërkohë që pak minuta na ndajnë nga nisja e seancës plenare dhe e protestës së thirrur nga opozita, policia ka shkuar masat e sigurisë para Kuvendit. Para hyrjes së Kuvendit janë pozicionuar autobotë me ujë dhe furgona policie për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të protestës që pritet të organizohet.

Read More

Seanca parlamentare do të nisë në të njëjtën orë me protestën e paralajmëruar nga opozita. Për të shmangur çdo përplasje me protestuesit, ministra dhe deputetë të PS janë paraqitur para këtij institucioni më herët. Ndërkohë, disa furgona të FNSH-së janë vendosur në ambientet e jashtme të Parlamentit. Gjithashtu, në këto ambiente është vendosur edhe një depozitë me ujë. Ende nuk dihet sa do të zgjasë protesta dhe skenari i saj.

Read More