Author: tirana

Një restorant në Vlorë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori, ndërsa mësohet se shkak për shpërthimin e zjarrit, është bërë një shkëndijë elektrike në aspiratorin e restorantit. Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Read More

Qeveria gjermane ka vendosur të lehtësojë mbërritjen e të afërmve nga zonat e tërmetit në Turqi tek familjet e tyre në Gjermani, ndërsa për sirianët është pak më e vështirë sepse ata duhet të shkojnë në ambasadat jashtë vendit në Aman, Bejrut apo Stamboll pasi ambasada gjermane në Damask është e mbyllur. Gjermanët do të anashkalojnë shumë burokracira, duke nisur që nga koha e përpunimit të vizës: Ministria e Jashtme në Berlin njoftoi se kjo gjë tashmë do të realizohet brenda 5 ditëve, nëse paraqitet pasaporta turke dhe të gjitha dokumentet e kërkuara janë të plota. Nga dita e sotme…

Read More

Tërmetet shkatërruese në kufirin turko-sirian që i kanë marrë jetën se 40,000 personave, këtë lajm të hidhur e dëgjuan dhe banorët e “Big Brother Vip 2” në spektaklin e fundit pasi Arbana Osmani i vuri në dijeni. Të gjithë banorët u përlotën dhe shprehën ngushëllimet e mesazhet e tyre për ngjarjen tragjike, por Luizi zgjodhi një moment ditën e sotme për të folur për këtë temë dhe dha mesazhin e tij për të prekurit nga tërmeti. Sot Shqipëria është në ditë zie kombëtare.

Read More

Kansas City Chiefs bëhet ekipi kampion i NFL-së për herë të dytë në katër vite, pasi mori një fitore emocionuese, me rezultatin 38-35 ndaj Filadelfia Igwlls. Chiefs ishin në disavanazh në pjesën më të madhe të edicionit të 57 të Super Bowl dhe u futën në fushë në periodën e katërt me rezultatin 27-21. Pavarësisht se vuante një dëmtim në kyçin e këmbës, qendërmbrojtësi Petrik Mahoms dhe trajneri veteran Endi Reid arritën të përmbysnin rezultatin përpara një tifozerie prej 67,827 në stadiumin “Stejf Farm” të Glindejl të Arizonës. Ai bëri difencën përsëri duke siguruar një goditje nga 24 metra për…

Read More

Sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se kush bllokon foltoren e Kuvendit nga punimet normale dhe sipas rendit të ditës, do të përjashtohet sipas përcaktimeve të rregullores. Nga PD-ja ka reaguar deputeti Tritan Shehu i cili thotë se kemi të bëjmë me diktaturë parlamentare. “Ata në njërën anë nuk të japin fjalën, në anën tjetër kryeministri nuk vjen në parlament as të flasë dhe as të shpjegojë e të dëgjojë deputetët, nuk futen në rend të ditës kërkesat e opozitës, kërkesat e opozitës janë të detyrueshme për t’u futur dhe pastaj kur deputetët e opozitës kërkojnë…

Read More

Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci i viktimave nga tërmeti që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë. Nga të dhënat e përditësuara paraditen e sotme mësohet se janë të paktën 40.943 të vdekur, nga të cilët në Turqi janë të paktën 31,643. Këtyre iu shtohet numri i rreth 9300 viktimave në Siri të njoftuar dje nga menaxheri rajonal i emergjencave të OBSH-së, Rick Brennan. Ky i fundit i cituar nga SkyNews, tha se rreth 4,800 njerëz në vend kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 4,500 të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Read More

Sot në orën 17:00 do të mbahet protesta e PD-së para Parlamentit, dhe kreu Sali Berisha doli në një deklaratë për shtyp për ti bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen. “Prania juaj ka një rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri. Secili duhet të qëndroje dhe të bashkojmë forca tona, për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë. Ata po tallen me protestën e jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptar. Sot në ora 5 ju ftoj të gjithëve që të dëgjohet zëri i popullit opozitar”,-tha Berisha.

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pranë gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” në Laç. Sipas autoriteteve, një 15-vjeçar është transportuar në spital pasi është qëlluar më armë zjarri për motive të dobëta ende të pasqaruara. Policia ka identifikuar autorit në një 17-vjeçar me inicialet A.Gj., gjithashtu nxënës të të njëjtit institucion, që ndodhet në lagjen nr.4, dhe po kontrollon territorin për ta kapur. I plagosuri i identifikuar me inicialet L.Rr. sipas mjekëve ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për rrjetën.

Read More

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit pritet të vështirësohen më tej nga kushtet e motit pasi në Gaziantep dhe në Aleppo temperaturat do të ulen nën zero. Në këto zona temperaturat do të zbresin deri në -6 gradë celsius. Nick Searle nga Ekipi Ndërkombëtar i Kërkimit dhe Shpëtimit në Mbretërinë e Bashkuar është shprehur se java ka qenë “ekstremisht traumatike” për ekipin e tyre.

Read More

Ish-zyrtarja e shtetit, Alda Klosi kërkon lirinë në Apelin e Tiranës. Avokati Ilirjan Muho dorëzoi këtë të hënë ankimin në Shkallën e Dytë. Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ. Klosi kërkon lirinë me argumentin se ka 2 fëmijë të mitur. Ajo ka deklaruar se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër. Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në…

Read More

Një seri studimesh të mbledhura nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e Shteteve të Bashkuara nxjerr në pah anët negative të pirjes së kafesë me stomakun bosh. Kur pimë kafe, hidhësia e saj mund të favorizojë prodhimin e acidit të zorrëve, që do të thotë aciditet në trupin tonë. Duke pirë kafe pa ngrënë diçka që mund të funksionojë si mbrojtës i stomakut, mund të pësojmë probleme të tretjes dhe urth. Pirja e kafesë shumë shpesh gjatë ditës nuk është e mirë për trupin tonë. Kafeina në doza të larta mund të krijojë një varësi në trurin tonë dhe trupi mund…

Read More