Author: tirana

Analisti Mentor Nazarko, thotë se kreu i PD-së Sali Berisha po përpiqet të tërheqë vëmendje me protestën që do të mbajë sot para Parlamentit. Për të Berisha duhej t’i bashkohej Kuvendit për të nderuar personat që humbën jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri. “Turqia ishte vendi më i angazhuar në ndihmë të Shqipërisë dhe i takonte që të shprehte dhe t’i kthente borxhin të paktën nga pikëpamja morale. Parlamenti është një institucion i zgjedhur për të afishuar këtë ndjenjë zie. Mirë do të ishte që Berisha të bëhej pjesë e këtij solemniteti. Ka zgjedhur të bëjë një rrugë tjetër,…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha ndër të tjera se mocioni me debat i kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal” do të zhvillohet brenda 30 ditëve që nga dita që është miratuar, për të cilën ka thënë me bindje që do jetë i pranishëm kryeministri Rama. “Në përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve javën e kaluar kemi miratuar mocionin me debat brenda 30 ditëve nag dita e depozitimit. Që të zhvillohet mocioni me debat na duhet që bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare, Alibeaj, Dodën dhe Mediun, të ulemi dhe të…

Read More

Edhe një herë tjetër është shtyrë seancë gjyqësore për deputetin demorkat, Ervin Salianji. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm e shtyu për në 7 mars seancën për dosjen “Babalja”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e Salianjit dhe avokatit të tij Ledio Braho. Përmes një shkrese, avokati Braho kërkonte shtyrje, pasi nën funksionin e anëtarit të KAS në KQZ, ishte pjesëmarrës në një aktivitet në Llakatund e Novoselë të Vlorës. Sipas tij, aktiviteti me temë “Me romët, për romët” oranizohej nga Ambasada Britanike në Shqipëri.

Read More

Në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”, që pas “burgosjes” së Oltës, Luizit, Matesros dhe Kristit, situatat nuk janë më të njëjta. Që pas leximit të zarfit ku banorët kishin mundësi shkëmbimi, Olta ka shprehur shqetësim. Sipas saj Luizi ka negociuar për ardhjen e atij zarfi dhe kjo nuk është e drejtë. Ajo tha se të gjithë mund të negociojnë jo vetëm Luizi, ose të kryejnë dënimin që i është caktuar. Olta: Unë tani jam shumë e shqetësuar. Nuk e ke idenë sa po e ruaj qetësinë. Po ndihem e pavlerë. Kaq. Luizi: Mos vallë je e pavlerë në…

Read More

SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim ish-efektivin Leonard Palushi, i arrestuar për shpërdorim detyre. Ai mori një makinë dhuratë nga Erion Alibej, që të dekonspironte operacionet e policisë. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.75/1, në ngarkim të të pandehurit Leonard Palushi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Nga hetimet ka rezultuar se, në vitin 2020 i pandehuri Leonard Palushi…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u shpreh se nuk e kupton qëllimin e protestës që do të mbahet sot para Kuvendit nga PD-ja e Berishës. “Shqipëria ka ca tradita dhe pas dështimit të protestës, revolucionit të ditës së shtunë në Shqipëri në këto raste bëhen dhe të tretat, sot janë të tretat. Nuk e di për çfarë arsye duhet protestuar te Kuvendi apo meqë revolucioni ia doli të shtunën dhe rrëzoi regjimin”,-tha Balla për gazetarët. Balla u ka thënë deputetëve që të jenë prezent në parlament që në orën 16:30 për të mos patur përplasje me protestuesit,…

Read More

Sot protesta e PD-së së Sali Berishës do të vijojë para Kuvendit të Shqipërisë. Ndaj dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u ka thënë deputetëve që të jenë prezent në parlament që në orën 16:30 për të mos patur përplasje me protestuesit, të cilët do të mblidhen në 17:00 para parlamentit. Ai ka porositur deputetët që në rast bllokimi të foltores nga demokratët, socialistët do të largohen nga Parlamenti.

Read More

Numrat e viktimave nga tërmetet shkatërruese në kufirin turko-sirian, i kanë kaluar 36 mijë dhe kërkimet në rrënoja vijojnë, edhe pse shpresat janë shuar për të gjetur të mbijetuar. Një 60-vjeçare nga provinca e Adiyaman ka mundur të mbijetojë plot 166 orë nën rrënoja, në kushte tejet të vështira pa ushqim, ujë dhe në të ftohtë. Të mbijetuarit nuk kanë fuqi as të bërtasin në mungesë të ushqimit dhe gjithashtu të motit të ftohtë me temperaturat nën zero.

Read More

Kjo e hënë është shpallur ditë zie kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra viktimave që ka shkaktuar tërmeti i një jave më parë në Turqi dhe Siri. Flamuri kombëtar në të gjitha institucionet ulet në gjysmë shtizë, ndërsa pritet që qytetarët të ndezin qirinj për jetët e humbura në të dyja shtetet. Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të solidarizohen “në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më…

Read More

Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato të “Shqiponjës” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve, që sipas thirrjes së Sali Berishës do të jenë sot në orën 17:00 para Kuvendit. Pjesa më e madhe këtij kordoni, do vendoset përpara derës së parlamentit. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit, ku aty pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës. Të pranishëm do…

Read More

Kjo e hënë është ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila ka qëndruar pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, teksa shpreh solidaritet për të prekurit, thotë se Shqipëria s’do ta harrojë kurrë ndihmën e Turqisë. “Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019”, shkruan Begaj.

Read More

Sasia e tritolit në hotel “Bizanti” që u hodh në erë mëngjesin e së hënës në Sarandë, ishte vendosur në kolonat e brendshme të godinës. Ka dyshime se hoteli është hedhur qëllimisht në erë nga njëri nga pronarët, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe aktualisht ndodhen në proces gjyqësor në gjykatën e Sarandës. Sipas policisë, personi që ka vendosur sasinë e tritolit ka pasur njohuri për shpërthime të kësaj natyre. Hoteli është në pronësi të Spiro Çabirit, por ky i fundit ka konflikt me një shtetas grek Dhimitër Evangjeliu. Për sipërfaqen tokësore ku ndodhej hoteli kishin shfaqur interes firma…

Read More