Kjo e hënë është një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë. Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare, e ndërsa u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë se në këtë ditë ulja e flamurit në gjysmështizë dhe ndezja e qiriri, do të ishte më e paktë ç’mund të bënte Shqipëria për një vend mik, si Turqia.
Author: tirana
Personat që iu përkasin shenjave të mëposhtme të lënë përshtypjen se dinë gjithçka. Ata i shohin problemet ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe thjesht i zgjidhin ato. Virgjëresha Si detajistë të vërtetë, Virgjëreshat vërejnë detaje të rëndësishme në të gjitha situatat. Këtu qëndron shkëlqimi i tyre dhe ata konsiderohen punëtorë të palodhur që e bëjnë punën e tyre me përgjegjësi. Bricjapi Si një gjeni i vërtetë, Bricjapi është i interesuar për të gjithë botën rreth tij. Në momentet e vetmisë, ai do të gërmojë në një libër ose do të lundrojë në internet në kërkim të një përgjigjeje. Këta…
Tea Trifoni dha intervistën e parë në “Fan Club”, pasi natën e kaluar u eliminua nga “Big Brother VIP. Tea iu përgjigj pyetjeve të moderatores Megi Pojani, opinionistit Ardit Çuni dhe të ftuarve për lojën, marrëdhënien me banorët dhe ndjesitë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Si ndihesh pas daljes nga shtëpia? Më duket sikur jam mbushur me ajër, sikur kam marrë frymë dhe jam kënaqur. Ndihesh keq që mbaroi eksperienca? Jo, nuk ndihem keq sepse për aq sa zgjati e kam shijuar. Ishte një nga eksperiencat më të veçanta që besoj se do të përjetoj ndonjëherë. Nuk besoj se…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë blu me kryetarët e degëve të Tiranës dhe të deleguar ndër të tjerë, teksa ka folur në prag të protestës së nesërme. Sipas Berishës parlamenti do ketë përreth tij protestat më të fuqishme popullore, ndërsa shtoi se nga tempull i demokracisë ky institucion është kthyer në vegël të Edi Ramës. Ai vijoi më tej duke u bërë thirrje demokratëve se ata janë të ftuar që të jenë pranë parlamentit në çdo seancë dhe u kërkoi atyre që të bëjnë çdo përpjekje. “Parlamenti që sot është…
Florent Hasani, lojtar i Tiranës, është shprehur i pakënaqur për mënyrën sesi është arbitruar në ndeshjen e humbur 1-0 (gol me penallti) ndaj Vllaznisë. “Ata kishin një mbrojtje të fortë dhe në përgjithësi ishte ndeshje e fortë e cila u vendos me një episod shumë të lehtë të dhënë nga gjyqtari. Mbrojtja e tyrë kishte duele të forta me sulmin tonë dhe në fund ia arritën që të fitojnë ata. Bashkëpunimi im me Patrikun është i mirë, i pasojmë asistojmë njëri tjetrit, ishte ndeshje e mirë nga ne, kemi mentalitet kampioni dhe nuk dorëzohemi pas kësaj humbje, kemi shumë të…
Qytetarët amerikanë, për herë të parë, panë një gjë të prekshme nga Kina, që e sfidon sigurinë e tyre kombëtare: një balonë gjigante të bardhë. Për disa ditë, ajo fluturoi mbi qiejt e Shteteve të Bashkuara duke u bërë objekt i një kurioziteti të pafundmë nga publiku: Çfarë është? Çfarë po bën? Dhe e kujt është? Pentagoni më pas tha se është një balonë ushtarake nga Kina që ka qëllime spiunimi dhe presidenti Joe Biden dha urdhër për rrëzimin e saj. “I thashë Departamentit të Mbrojtjes se dua ta rrëzoj sa më shpejt. Ata konstatuan se nuk duhet ta rrëzojmë…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se vendi do ketë ndryshim me çdo çmim. Ai shkroi në Facebook se ky ndryshim do vijë përmes protestës dhe votës së lirë, me qëllimin për të larguar qeverinë që e cilësoi si “regjim të kalbur, antipopullor e antikombëtar”. Sakaq, kreu i PL ka postuar në Facebook një thirrje për qytetarët që t’i bashkohen të gjithë protestës së nesërme para parlamentit në orën 17:00. “Ndryshim me çdo çmim, përmes protestës dhe votës së lirë, për të larguar njëherë e mirë këtë regjim të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se që nga viti 1999, për shkak të veprimeve të Serbisë, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro nga faturat e rrymës dhe ujit që serbët në veri nuk kanë paguar. Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se për mospagesën e faturave në veri nuk kanë faj serbët që jetojnë atje, por ai për këtë fajësoi “strukturat paralele të kontrolluara nga Serbia”. “Që nga viti 1999, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro për shkak të veprimeve të Serbisë, sikurse janë mbajtja e tarifave të transmisionit dhe detyrimi i tregtarëve që të paguajnë…
Juventus e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Fiorentinës. Për bardhezinjtë realizoi Rabiot me kokë në minutën e 34′. SHIKO GOLIN
Me rastin e shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit për vitin 2023, trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Mancini ka uruar Tiranën për këtë sukses përmes një video të postuar në Twitter nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. “Përshëndetje Tirana. Eshtë bukur të jesh Kryqyteti Europian i Sportit. Bravo dhe Suksese. Të dua Tirana “,-shprehet Mancini”. Një urim i veçantë për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit për 2023-in⚽️🏀🏐, nga trajneri italian Roberto Mancini🇮🇹! Grazie Mister! 🙏 pic.twitter.com/l6oyZgUxKo— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 12, 2023
Pasditen e sotme kryeministri, Edi Rama ka postuar një video në Twitter ku dhe paraqet tymueset dhe shashkat e hedhura në kryeministri ditën e djeshme gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Me anë të këtij postimi Rama ka ironizuar këtë protestë duke thënë se dje ishin zhgarravinat e revolucionit ndërsa nesër nis një javë punësh të mira. DJE zhgarravinat e revolucionit. SOT dushi i regjimit. NESËR nis një javë e re punësh të mira”, shkroi Rama. DJE zhgarravinat e revolucionit🤡SOT dushi i regjimit🚿NESËR nis një javë e re punësh të mira👌 pic.twitter.com/34UxIEPjGt— Edi Rama (@ediramaal) February 12, 2023
Një episod i përgjakshëm ka ndodhur në zonën e Artemisës në Greqi ku një 22-vjeçar grek është plagosur me thikë nga dy shtetas shqiptarë pas një sherri në një klub nate. Sipas mediave greke të rinjtë janë përplasur brenda klubit ku më pas ka ardhur dhe sulmi me thikë drejt të riut nga një shqiptar 33-vjeçar. Pas incidentit tre autorët e sulmit janë larguar me një makinë, të cilën 22-vjeçari i plagosur e ka ndjekur me automjetin e tij deri në kryqëzimin e një rruge ku ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur pranë një farmacie. Sakaq, mësohet se…