Dy ish të burgosur të rekrutuar nga grupi i mercenarëve Wagner, pas kapjes kanë përshkruar përvojat e tyre të luftimeve në Ukrainë. Duke folur për CNN , dy luftëtarët përshkruajnë sulmet e vijës së parë të fronit pranë fshatit Bilohorivka, që i krahasuan me përparimet e Luftës së Parë Botërore. “Ishim 90 veta. Gjashtëdhjetë vdiqën që në sulmim të parë, të vrarë nga zjarri i mortajave. Shumë prej nesh edhe u plagosën. Nëse një grup vritet dërgohet grupi i dytë”, tregon njeri prej tyre. Ai tha se kishte pak mbështetje për të plagosurit ose ata që po vdisnin. “Nëse je…
Author: tirana
Tirana do të presë Vllazninë në orën 16:00 për ndeshjen e vlefshme në javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Të dyja ekipet vijnë në këtë përballje pas fitoreve, ku bardheblutë mposhtën Egnatian dhe kuqeblutë mundën Kukësin. Trajnerët Shehi dhe Josa kanë hedhur në fushë më të mirët për të marrë një tjetër 3 pikësh në kampionat. FORMACIONET ZYRTARE TIRANA: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Lulaj, Najdovski, Haxhiu, Hila, Deliu, Lushja, Patrik, Hasani VLLAZNIA: Zogoviç, Hakaj, Gurishta, Shehi, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Balaj, Mala/
Një ndërhyrje delikate që i ka shpëtuar jetën një 27-vjeçari është kryer nga mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Për herë të parë në Shqipëri, si pasojë e ndërhyrjes që zgjati pesë orë, është vendosur aparati CRT-D dhe sonda subkutane për defibrilim kardiak. Postimi i ministres Manastirliu: Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë.Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe…
Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit. Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, në datën 11.02.2023,…
Ministri i Jashtëm i Greqisë ka vizituar më 12 shkurt Turqinë, për t’i ofruar mbështetje pasi ky shtet u godit të hënën nga tërmete shkatërruese. Kjo vizitë u realizua pavarësisht rivalitetit të kamotshëm të këtyre dy anëtarëve të NATO-s. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u takua me homologun e tij turk, Mevlut Cavugoslu, dhe më pas të dy hipën në një helikopterë për të vizituar zonat e prekura nga tërmetet. Vizita e Dendias shënon vizitën e parë të një ministri evropian në Turqi që nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit. “Dua të përcjell te udhëheqja turke dhe populli…
Të punojmë me njerëz me të cilët nuk përshtatemi është një pjesë e jetës sonë që duhet ta pranojmë. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që ne duhet të tolerojmë të gjitha llojet e sjelljeve irracionale. Amy Gallo, autore, trajnere e jetës dhe kontribuese në Harvard Business Review, gjatë hulumtimit të saj për librin e saj identifikoi 8 lloje të “njerëzve të vështirë” dhe pretendon se hapi i parë për të qenë në gjendje të përballesh me ta është njohja e tyre, në mënyrë që të dimë me çfarë personi kemi të bëjmë. Madje, ajo mendon se njëri prej tyre…
Gazetarëve dhe punonjësve të medias i duhet dhënë mbrojtje ligjore njësoj si mjekëve apo punonjësve të policisë. Këtë parashikon projektligji i depozituar në Kuvend nga deputetja Ina Zhupa, e cila e argumenton nismën duke nënvizuar se rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shtuar: “Në kushtet kur legjislacioni penal aktual nuk ka parashikuar për gazetarëtdhe punonjësit e media asnjë lloj mbrojtjeje tjetër nga ajo e qytetarëve tëzakonshëm të vendit, si dhe në kushtet kur rastet presioneve, kanosjes apo dhunësfizike ndaj gazetareve për shkak të detyrës janë shtuar ndjeshëm, jemi tëbindur se kjo nismë vjen në kohën e duhur. Nëpërmjet kësaj nisme,…
3 adoleshentë në Shkodër janë arrestuar pasi policia ka dokumentuar 53 vjedhjet e tyre gjatë vitit 2022 dhe janarit të 2023-shit. Gjatë vitit 2022, dy prej adoleshentëve janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, për 10 vjedhje të tjera të kryera në qytetin e Shkodrës. Po punohet gjithashtu dhe për disa ngjarje për të cilat të dëmtuarit nuk kanë bërë kallëzim pranë Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Ne nuk duhet të presim një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona”-, theksuan ministri i jashtëm Nikos Dendias dhe homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu nga Antiokia, ku ndodhen për të vizituar të prekurit nga tërmeti. “Prania e Nikos Dendias sot këtu tregon mbështetjen dhe solidaritetin e popullit grek ndaj turqve”- u shpreh Cavusoglou. Ministri i Jashtëm turk i është referuar veçanërisht solidaritetit të Greqisë që u shfaq menjëherë pas tërmetit.
Ekziston një vend në planet ku ndodhin lëvizjet sizmike dhe vullkanike më të mëdha, i vendosur përgjatë bregut të Oqeanit Paqësor. Ky vend quhet “Unaza e zjarrtë”. Kjo zonë integron deri në tre kontinente. Ajo është e rrethuar nga Argjentina, Kili, Peruja, Ekuadori, Kolumbia, Panamaja, Kosta Rika, Nikaragua, El Salvadori, Hondurasi, Guatemala, Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Përveç kësaj, vija bregdetare që kufizon këtë zonë është gjithashtu pjesë e Ishujve Aleutian, brigjeve dhe ishujve të Rusisë, Japonisë, Tajvanit, Indonezisë, Malajzisë, Filipineve, Timorit Lindor, Bruneit, Singaporit, Papua Guinesë së Re, Ishujve Solomon, Tongës, Samoas, Tuvalut dhe Zelandës së Re. “Unaza…
Tirana e transformuar ne 103-vjetorin e shpalljes Kryeqyteti i Shqipërisë ishte tema e radhës e rubrikës javore të komunikimit me qytetarët të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në videomesazhin e tij, Veliaj uroi të gjthë kryeqytetasit për këtë përvjetor, teksa tha se sot Tirana po kalon ditët e saj më të mira. “Sa herë vjen 11 shkurti dhe ne festojmë përvjetorin e Tiranës Kryeqytet ndihem jashtëzakonisht krenar, jo vetëm se jam pjesë e këtij kryeqyteti, kam lindur, jam rritur këtu, por se prej gati 8 vitesh, së bashku me një skuadër fantastike, i përkushtohemi çdo ditë, me shumë pasion, zhvillimit dhe transformimit…
Nga Sokrat Hoxha Hera e fundit që qytetarët e Bashkisë së Elbasanit ju drejtuan kutive të votimit ishin zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Analiza e rezultateve të shënuara në këto zgjedhje të fundit në territorin e kësaj njësie vendore tregon se një Parti Demokratike e bashkuar siç ishte ajo me dyshen Basha-Berisha dhe një aleat si Ilir Meta e Monika Kryemadhi në krah janë jo pak por gati 8 mijë vota larg Partisë Socialiste. Pra, imagjinoni sikur Lulzim Basha të mos e kishte përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike. Monika Kryemadhit ti ishte bashkuar edhe Ilir Meta zyrtarisht në krye…