Author: tirana

Protesta e djeshme nuk kaloi pa incidente. Tre persona janë vënë nën hetim. 21-vjeçari nga Durrësi, i cili u procedua për mbajtje pa të drejtë të uniformës dhe falsifikim dokumentesh ka thënë para oficerëve të komisariatit numër 2 se i pëlqente të ishte polic, prandaj kishte gjetur një uniformë të vjetër dhe e kishte veshur, por nuk ka dashur ta keqpërdorë atë. Dy personat e tjerë që u vunë nën hetim për prishje të qetësisë publike dhe shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse kanë thënë se hedhja e tymueseve dhe kapsollave në drejtim të kryeministrisë ishte akt proteste. “Kjo ishte…

Read More

Të paktën 6.000 ndërtesa janë shembur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Policia turke ka arrestuar 12 persona lidhur me shembjen e ndërtesave në provincat juglindore të Gaziantepit dhe Sanliurfës, pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë. Në mesin e të arrestuarve ka edhe kontraktorë. Nga ky tërmet kanë vdekur mbi 28.000 persona, dhe kjo ngjarje ka nxitur zemërimin e publikut lidhur me kualitetin e dobët të ndërtimit.

Read More

Një aksion i Policisë së Tiranës, çoi në pranga dy burra pasi u kapën me kanabis, dhe e kishin futur në bagazhin e makinës. ”Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit N. Ç., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe L. N., 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë’,-informon Policia. Njoftimi i plotë Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar…

Read More

Në krah të Shqipërisë, anëtarë të Kongresit amerikan kanë miratuar një rezolutë për Iranin dhe për politikat që duhet të ndjekë administrata e presidentit Joe Biden në këtë drejtim. Duke iu referuar aktivitetit dashakeq të regjimit të ajatollahëve në Ballkan, rezoluta i kërkon gjithashtu qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të bashkëpunojnë me aleatët e saj në rajon, përfshirë Shqipërinë. Ndër rastet më të fundit të aktiviteteve dashakeqe të Iranit figuron edhe sulmi ndaj infrastrukturës elektronike të institucioneve shqiptare. Sulmet në fjalë detyruan qeverinë Rama të urdhëronte mbylljen e ambasadës së Republikës Islamike në Tiranë dhe po ashtu të largonte…

Read More

Numri i viktimave si pasojë e tërmetëve tragjike të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, vijon që të rritet. Raportohet se deri më tani kanë humbur jetën të paktën 28 192 persona. Zv/Presidenti i Turqisë tha se numri i viktimave aty ka shkuar në 24 617. Në Siri numri total i vdekjeve të konfirmuar është 3 575. Ditët kalojnë dhe shpresat e ekipeve të kërkimit zbehen për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur njerëzit janë bërë dëshmitarë të mrekullive.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani jep alarmin për një sulm që sipas saj po planifikon Serbia. ”Mercenarët nga grupi famëkeq ”Wagner” i Rusisë po punojnë me paraushtarakët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake të pashënuara në Kosovë”. Në një intervistë për median britanike ”The Telegraph”, Osmani tha se po zhvillohet një operacion për të hedhur bazat e një sulmi hibrit nga Serbia me qëllim rrëmbimin e territorit të Kosovës. Sipas saj objektivi serb është të përgatisë situata për një aneksim të mundshëm, jo përmes një operacioni ushtarak tradicional, por përmes një lloj sulmi hibrid”. Kufiri ndërmjet Kosovës dhe…

Read More

Mbrëmë në Prime-in e ”Big Brother Vip 2” kishte shumë supriza dhe emocione të forta, por edhe dënime. Luizi, Olta, Kristi dhe Maestro janë dënuar nga Vëllai i madh pasi të katërt kanë diskutuar nominimet. Për ta kishte ardhur një zarf i zi. Dënimi për katër banorët është të qëndrojnë në një burg brenda shtëpisë së BB, ose siç e quajti Arbana “Burg Brother VIP”.

Read More

Dashi Hëna është ende në shenjën tuaj, kjo do të jetë një ndihmë e madhe në dashuri, mund të sillni në shtëpi disa projekte të rëndësishme. Në punë, megjithatë, qëndroni larg polemikave. Nuk çojnë askund. Demi Hëna në kundërshtim mund të krijojë pakënaqësi, të shmangë polemika, sidomos në dashuri, nuk do t’ju ndihmojë të krijoni tension në jetën në çift, përkundrazi mësoni ta lini veten t’i largoni gjërat për një herë. Binjakët Do të jetë një ditë nervoze për ju, shmangni polemikat e panevojshme. Puna po shkon mirë, më në fund mund të shpengosh veten në sytë e atyre që…

Read More

Pas katër netëve të festivalit Sanremo ”2023”, mbrëmë në natën e pestë fitues doli Marco Mengoni. Vendin e dytë e zuri Lazza, të tretin Rain, të katërtin Ultimo, të pestin Tananai. Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me L’essenziale. Emocionet pushtuan Mengonin, ku nuk munguan as lotët. Kantautori 34-vjeçar ia kushtoi çmimin të gjitha grave, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale. “Doja t’ia kushtoja fitoren të gjitha grave që morën pjesë në festival. Këto janë fjalët e para pasi Amadeus shpalli fitoren. “Kemi arritur në finale me pesë…

Read More

Këtë të dielë mësohet se moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat minimale do të luhaten -7-4 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rritje 2 -6°C në veri, 11-14°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri- Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Read More

Tea Trifoni është eleminuar nga ‘Big Brother VIP Albania’. Ajo ishte në nominim bashkë me Oltën dhe Dea Michele. Treshja e vajzave u nominuan drejtpërdrejtë nga Kiara, e cila hapi spektaklin e kaluar ‘Kutinë e Pandorës’ dhe Vëllai i Madh i dha mundësinë të nxirrte në televotim 3 persona. Kiara argumentoi se këtë zgjedhje e bëri sepse donte që të treja konkurentet të provonin atë që ndjeu Luizi, kur Dea nxorri në nominim treshen “L.E.K”, dhe nga ky nominim e eleminuara ishte Efi.

Read More