Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka ndarë një mesazh optimizmi në këto kohë të vështira për popullin turk. Erdogan theksoi se Turqia është një vend që beson se çdo vështirësi mund të kapërcehet. Mesazhi u shpërnda së bashku me një imazh të liderit turk duke përqafuar një grua në skenën e zonës së tërmeti. “Ne jemi një komb që beson se me çdo vështirësi ka një lehtësi. Shpresoj t’i kalojmë këto ditë të vështira me një zemër dhe një dore”, tha ai. Lideri turk e cilësoi tërmetin e fuqishëm që shkatërroi pjesë të Turqisë juglindore si një nga fatkeqësitë më të…
Author: tirana
Më shumë pemë shpëtojnë jetë! Në këtë përfundim ka arritur një studim evropian, sipas të cilit 1/3 e vdekjeve të shkaktuara nga vala e të nxehtit në vitin 2015 mund të ishte shmangur, nëse sipërfaqet e mbjella me pemë në qytete do të ishin rritur me 30%. Prej kohësh cilësohen si « mushkëritë e planetit », por sipas një studimi të fundit, mbjellja e më shumë pemëve mund të ulë 1/3 e numrit të vdekjeve, të shkaktuara nga vala e të nxehtit. Studimi i bazuar në statistikat e 93 qyteteve evropiane u publikua së fundmi në gazetën prestigjoze shkencore “The…
Vesa Luma u pyet nga një ndjekës nëse do të merrte pjesë si konkurrente në “Big Brother VIP “. Këngëtarja nuk ka hezituar t’i përgjigjet. Ajo ka shkruar se nëse çmimi i madh do të ishte tre milionë do ta mendonte si mundësi. “Me qenë shpërblimi tre milionë edhe mund ta konsideroj”, është përgjigjur Vesa.
Një 66-vjeçar nga Lushnja është proceduar në gjendje të lirë nga Policia në Durrës, pasi akuzohet për plagosje. R.Sh., pas një konflikti në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar, ka goditur me thikë shtetasin A. A., 52 vjeç. Pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, ai u largua në banesë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. 66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me…
Jozefina Topalli, e pranishme në protestën e sotme të opozitës, u shpreh se pjesëmarrja ishte e mrekullueshme. Me anë të një statusi në rrjete sociale, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen deri kur gjërat të ndryshojnë. “Sot ishte një pjesëmarrje e mrekullueshme në protestë. Falenderoj çdo opozitar që mori pjesë e reagoi në protestë kundra një pushteti të korruptuar, që boshatis vendin e tij në mënyrë të frikshme. ‘Ka kohë, kur je i pafuqishëm për të ndalur drejtësinë, por nuk mund të ketë kurrë periudha që të mos protestosh’, thoshte Elie Wiesel. Sot ishte…
Nga Esiona Konomi Protesta e opozitës ishte larg premtimit për të shënuar fillimin e një revolucioni. Analistët e quajnë atë një dështim të Sali Berishës, i cili për interesa personale thirri një miting ku nuk ju bashkuan as militantët. Nga ana tjetër, Edi Rama u shfaq duke punuar me baltë, në riparim të një vazojë të thyer, duke nxitur fantazinë e ndjekësve të përkthejnë metaforën e tij. Ajo që u premtua si ditëlindja e një revolucioni, dha në finale vetëm panoramën e një ekskursioni. Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e thirrur nga opozita, u konsiderua e ulët nga vëzhguesit e…
Stresi ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një bisedë me Gresën, Dafinën dhe Artën. Stresi u zotua se nëse Xhuli shpallet fituese e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, ai nuk do të futet kurrë më në territorin e Republikës së Kosovës. “Për besë nuk shkeli më në Kosovë nëse Xhuli shpallet fituese. Aq burrë jam, aq i ofenduar që ndihem. Me deklaratat e mia ndoshta dhe vetës i bëj dëm, vallain në Kosovë kam edhe dajë por nuk shkeli më. Sepse po fitoi ajo është shumë e padrejtë. Nëse e fiton Xhuli për besë do ta…
Ilir Meta ka ndarë në Facebook një foto nga protesta e zhvilluar ditën e sotme përballë Kryeministrisë. Kreu i Partisë së Lirisë thekson se shqiptarët do të bëjnë rezistencë pa kthim. “Ndryshim me çdo çmim. Shqiptarët do të bëjnë rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur dhe shpopullues”. Mijëra qytetarët iu bashkuan protestës së opozitës, e cila zgjati rreth 2 orë, ndërsa nuk munguan edhe akuzat e kreut të PD Sali Berisha ndaj kryeministrit Edi Rama.
Agron Gjekmarka ironizoi protestën e sotme duke thënë se protestat e drejtuara nga Lulzim Basha kanë qenë edhe më të mëdha. Në një reagim në “Facebook”, deputeti i PD-së shprehet se revolucioni nuk bëhet me autobusë, por me frymë. Reagimi i Agron Gjekmarkajt: PD e drejtuar nga Basha dhe gjithë të tjerët që sot janë në krah të Doktorit bënin shumë protesta. Disa qenë edhe të mëdha. Shumë demokrat u shqepën me gaz e mjaft të tjerë përfunduan burgjeve. Nën zë asokohe thuhej aha Basha është “i shitur” ndaj nuk e marrim Kryeministrinë dhe pushtetin. Nga dëshpërimi vende vende merrej…
Seanca e radhës në Kuvend do të zhvillohet të hënën më datë 13 shkurt, ora 17:00. “Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)” Opozita zhvilloi këtë të shtunë një protestë para Kryeministrisë për reth 2 orë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Në mbyllje të protestës, Berisha njoftoi se tubimi i radhës do të jetë të hënën, para Parlamentit.
14 shkurt | Ora 19:00 Tetari i Operës dhe Baletit 16 shkurt | Ora 19:00 Tetari i Operës dhe Baletit 16, 17, 18 dhe 19 shkurt | Ora 19:00 Teatri kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli” Deri më 28 shkurt | Ora 18:00 Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës 14 dhe 15 shkurt | Ora 19:00 Salla e madhe / ArTurbina
Nga Mero Baze: Të gjithë ata që duan të bëjnë sikur nuk e kuptojnë misionin e protestës së Sali Berishës, duke dashur ta lexojnë si një protestë kundër qeverisë, sot e morën një përgjigje përfundimtare. Disa prej deputetëve opozitarë që refuzojnë Sali Berishën si kryetar të PD pro bëjnë sikur pranojnë aksionin e tij opozitar, sot kanë qenë njerëzit më të poshtëruar në bulevard. Përfytyro të kesh dëgjuar për javë të tëra retorikën e Berishës për bashkim, retoriken e tij për luftë kundër Edi Ramës retorikën kundër tradhtarëve që nuk i bashkohen luftës së tij dhe pastaj të shkosh në…