Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka ironizuar pjesëmarrjen e ulët të opozitës në protestën e sotme. Teksa ka publikuar në rrjete sociale disa foto të publikuara nga mediat me dron nga lart, Gjiknuri thekson se “Revolucioni” Berisha-Meta u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste. “Revolucioni” Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste”, shkruan Gjiknuri.
Author: tirana
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në juglindje të vendit. Sipas të dhënave të para të qendrës sizmologjike të Europës, lëkundjet janë shënuar 19 km nga qyteti i Korçës, me një thellësi prej 12 km. Magnituda raportohet të ketë qenë 3.2 ballë e shkallës Rihter.
Për Maestron, Tea është lojtare më e fortë sesa Luizi. Kështu u shpreh ai sot gjatë një bisede me Kristin, teksa i tregonte për darkën e Luizit dhe Teas. “I thashë unë fol me Tean, përballu me Tean, u tërhoq. Tea e këput në mes Luizin. E ka këputur që tek darka”, tha Maestro. Kujtojmë që Tea është në nominim së bashku me Oltën dhe Dean.
Kreshnik Spahiu komentoi protestën e opozitës që u zhvillua këtë të shtunë para Kryeministrisë. I ftuar në “Euronews Albania”, teksa e quajti një protestë të dobët, juristi u shpreh se protestat e thirrura nga Lulzim Basha ishin 100 herë më masive. “Protestat e Lulzim Bashës të bëra në vitin 2019 ka qenë 100 herë më të madhe dhe më masive sesa protesta e sotme e Sali Berishës, apo ajo e dhjetorit. Protesta e Lulzim Bashës kanë qenë dhe më të gjata në kohë. Lulzim Basha i ka mbajtur dhe 3 muaj natë e ditë në shesh. Protestat e Lulzim Bashës…
Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në lagjen nr.17 në Durrës. I plagosuri është futur menjëherë në sallën e operacionit, pasi mjeti prerës i ka shkaktuar plagë të shumta në gjoks. Në urgjencën e spitalit ka prezencë të shtuar policore, por policia s nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe kandidatij e tij Belind Këlliçi për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se:“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën! ✌️ “.
Kryedemokrati Sali Berisha ka marshuar në mbyllje të protestës te Kryeministria, para Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës. I shoqëruar nga qindra protestues, ish-kryeministri ka dhënë dhe një mesazh “të koduar”, pas thirrjes për protestë tjetër të hënën. “Erdhëm këtë për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi. Ai është anëtar familjar i familjes, duhet të japë urgjentisht dorëheqjen. Ky marshim është paqësor, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Sot kaluam para Parlamentit. Ditën e hënë revolucioni është para Parlamentit”, u shpreh ai. Protesta e sotme u mbyll pa incidente, përveç disa tymueseve dhe molotovëve…
Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës para Parlamentit ditën e hënë, 13 shkurt. “Dita e hënë është ditë parlamenti, revolucioni na fton të gjithë para Parlamentit, revolucioni vazhdon s’ka forcë në botë ta ndalojë revolucionin tonë. Populli i protestës i fitores të gjithë të bashkoheni të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare. Edi Rama ik, Edi Rama jep dorëheqjen. Rama harroje ti se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet, ta kesh të qartë se jo Surreli po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta pa marshuar në këmbë…
Tensionohet situata përpara Kryeministrisë, pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës në protestën anti-qeveritare. Protestuesit kanë nisur të hedhin shashka dhe tymuese në shkallët e godinës së Kryeministrisë, megjithatë situata duket përgjithësisht e qetë. Policia ka formuar një kodron mes godinës dhe protestuesve, në gatishmëri për të ndëryrë në rast përshkallëzimi.
Pas debatit të Luizit me Bledin, një tjetër debat ka filluar mes Deas, Kristit dhe Oltës. Ka qenë Kristi ai që ka filluar dhe Olta e ka mbështetur. Ai i ka thënë Deas se ajo ka flirtuar me të hapur, gjë që nuk e ka pranuar aspak Dea. Ja debati mes tyre: Dea: “Unë nuk kam flirtuar me ty. Unë as nuk po të shikoja, çfarë thua.” Kristi: “Ke flirtuar dhe unë as nuk e kisha kuptuar në fillim. Ky është faji im., duhet të isha çuar dhe ti thosha Amosit që Dea erdhi te krevati imi.” Dea: “Unë të…
Djali i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Shkëlzen Berisha i është bashkaur protestës së thirrur nga opozita e cila po zhvillohet para ambienteve të Kryeministrisë. I pyetur nga mediat se cila ishte arsyeja që është bërë pjesë e kësaj proteste, ai u duk i bezdisur nga kamera, ndërsa u përgjigj se ishin të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë. “Jam këtu si të gjithë qyetarët për të dëgjuar, jo për të folur. Protestoj për të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë. Kjo protestë nuk është për mua, prandaj nuk…
Faza e aplikimeve për të interesuarit që duan të marrin pjesë në seleksionimin e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin është hapur dhe të gjithë lojtarët, djem e vajza, që duan të provojnë veten me fanellën kuqezi. Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF ka nisur nga puna për mbledhjen e të dhënave dhe përpilimin e listave të futbollistëve dhe futbollisteve që duan të marrin pjesë në këtë seleksionim, që zhvillohet për herë të parë në Amerikën e Veriut, ku ka një komunitet të madh shqiptarësh. Seleksionimet janë të fokusuara te lojtarët e…