Kryeminsitri Sali Berisha, duke folur para kryeminsitrisë deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama, ka fshehur në tunelet e vilës së tij në Surrel tanke dhe blindshpues, pasi ka frikë nga populli. Berisha tha se Rama duhet të largojë menjëherë tanket nga Surreli, pasi qytetarët dhe revolucioni nuk ndalen. “Edi Rama nuk mund të jetë kurrë kryeministër i Shqipërisë, i vendit anëtar të NATO-s. Atë nuk e shpëton asgjë, jep dorëheqjen edhe largohu. Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke futur në tunele tanke dhe autoblindat e ushtrisë. Të them këtu ato tanke largoji nga Surreli, gjysmën…
Author: tirana
Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, lajmi sot në protestën e thirrur nga Sali Berisha është pjesëmarrja. Ai tha në studion e ABC News se numri i protestuesve është shumë i ulët, madje këtë e krahasoi me tubimet e Lulzim Bashës në 2017.“Berisha kërkon largimin e Ramës nga protestat. Ai që është lajmi sot, protesta nuk më duket në nivelin e 7 korrikut. Pjesëmarrja është shumë e dobët. Kur mungojnë sportdashësit, ka fanatikë, por stadiumi nuk mbushet, që so të thotë ka problem ekipi. Kjo është protesta me dobët se protestat e Lulzim Bashës. Me çfarë shohim…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij para protestuesve tha se sot nis rezistenca pa kthim kundër kësaj qeverie. Sipas tij pavarësisht se Rama po fshihet ai nuk do të mund t’i shpëtoj përballjes me qytetarët dhe opozitën. Ai tha se Rama dotë japë llogari për çdo krim që ka bërë. Deklarata: Për t’i dhënë fund braktisjes së bujqësisë e falimentimit të fermerit shqiptar. Për qeverinë i vetmi prioritet importi i bananeve që qështë rriur 60 herë nga Kolumbia që kanë përmbytur Shqiperine. Sot me ne janë gjithë shqiptarët që mbijetojnë në kufirin e mjerimt e…
Aktorja Adriana Tolka ka recituar At’ Gjergj Fishtën në protestën e thirrur nga Sali Berisha duke thënë se nuk do heqin dorë nga lufta për lirinë dhe të drejtat. “Dua t’ju përcjell disa vargje të poetit dhe atdhetarit të madh At Gjergj Fishta: O Perëndi, a ndjeve? Tradhtarët na lanë pa Atdhe, E ti rri e gjuen me rr’fe lisat n’për male kot… Një tradhti, një namë, një dhunë për t’u qa me gjak e lot! Çka ta baka njeriu jot, nuk ta baka vetë anmiku! Është e rëndë, që sot, pas më shumë se 30 vite të rënies së…
Një person i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në Vlorë duke u hedhur nga lartësia e një ndërtese. Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se sot, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, shtetasi B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Demokracisë i dalim Zot”, “Yje, gati për Burg Brother VIP” “Tigri Tigri po, pastruesja bëri kërdinë”, “Pluralizmit i dalim Zot”, “Ça të bën FBI-ja, s’ta bën perëndia” janë disa prej pankartave që kishin zgjedhur demokratët për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Ndërkohë vihet re se nuk ka një pankartë që përmend McGonigal, por vetëm FBI.
Monika Kryemadhi, e cila ka dalë nga selia e Partisë së Lirisë për të shkuar drejt kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha ka komentuar fotografinë e Ilir Metës dhe Shkëlzen Berishës me Dorian Duçkën. Emri i tij është përmendur shpesh nga opozita si personi që ka bashkëpunuar me Edi Ramën dhe akuzohet si “një nga kokat më mafioze sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm”. “Më bëhet shumë qejfi që djali i hallës së Ilir Metës ka nxjerrë arkivin e 2013 ku Ilir Meta ishte në një takim zyrtar me ambasadorin kinez. Pashë edhe fotografnë…
Sali Berisha ka dalë nga selia blu, për t’iu bashkuar protestuesve që janë mbledhur në Bulevard. Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, Berisha këtë herë ecjen e tij nga selia blu për në bulevard e ka bërë me regji qendrore, duke mos lejuar kamerat, si një masë sigurie të shtuar.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Taulant Balla, komentoi nga Fieri protestën e opozitës sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit. Balla u shpreh se Berisha e Meta nuk i marrin dot shqiptarët për budallenj për hallin e tyre. “Protesta sot nuk lidhet me një shkak që ekziston. Sot Sali Berisha ka thirru një protestë sot që të justifikojë hallin e tij. Ai është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të dhe pyetja që shtrojmë është: ‘ a ka ndonjë shqiptar dyshim që ai ka bërë korrupsion dhe ka minuar demokracinë’. Protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë. Ditën kur në SPAK u thirr Shkëlzen…
Në një kohë kur Sali Berisha ka thirrur protestë në bulevard, kreu i qeverisë Edi Rama është shfaqur duke punuar në një vazo me baltë. ‘Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re!’- shkruan Rama.
Pas pak nis protesta e thirru nga Sali Berisha, e cila do të mbahet në sheshin “Dëshmorët e Kombit” dhe para kryeministrisë. Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, ku shumë prej tyre kanë ardhur nga rrethet. Sikurse duket nga pamjet, një grup protestuesish mban në dorë një pankartë me mbishkrimin “Kamza i del Zot Shqipërisë”. Nga sheshi “Skënderbej”, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë ku në orën 12:00 nis zyrtarisht protesta.
Dy shqiptarë u arrestuan dhe u sekuestruan 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, plumba, peshore precize. Gjithashtu u gjetën katër kilogramë pluhur, i cili nuk u njoh nga Drejtoria e Narkotikëve dhe u dërgua në Kiminë e Përgjithshme të Shtetit, për të përcaktuar se për çfarë lënde narkotike bëhet fjalë. Media greke shkruajnë se ata janë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që vinte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.