Policia e Shtetit ka nisur të formojë kordonin përpara godinës së Kryeministrisë, pak minuta përpara se të nisë zyrtarisht protesta e thirrur nga opozita këtë të shtunë të 11 shkurtit. Tubimi pritet të nisë në orën 12:00 para zyrës së Ramës, ku qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Author: tirana
Në një videomesazh të publikuar në ‘Tik Tok’ 2 vajza të forumit rinor të PL nxjerrin një zarf të zi ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore e përdorur nga spektakli Big Brother kur merret vendimi për eliminimin e banorëve. “Populli i Lirisë ka vendosur se personi që duhet të lërë menjëherë Shqipërinë, duke hequr dorë përfundimisht nga vjedhja dhe shkatërrimi i vendit, është Edi Rama”, dëgjohet teksa komunikon ‘vendimin’ e reja e PL-së.
Dy të moshuar janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në fshatin Rrapëz të Lushnjës. Sipas Policisë ata dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të asfiksisë nga gazi. Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i druhet një tjetër sulmi fizik në protestën e sotme. Në tubimin e 6 dhjetorit u qëllua me grusht në fytyrë dhe për këtë arsye, Berisha ka vendosur që transmetimi i protestës të jetë me regji qendrore, duke mos lejuar gazetarët që të jenë të pranishëm. Në incidentin e dhjetorit, agresori u kamuflua pas gazetarëve dhe si duket Berisha ka vendosur të marrë masa për të fshehur çdo lloj incidenti që mund të ndodhë. “Transmetimi i protestës se nesërme do të jetë regji satelitore. Ecja e Doktorit nga Selia për tek sheshi do te jetë…
Mbrëmjen e djeshme Afrim Sadik dhe Gëzim Prendi dhunuan punonjësit e policisë pasi këto të fundit po i arrestonin pasi dyshohet se i vunë flakën një magazine me bagëti, me qëllim hakmarrjen. Në momentin po bëhej ndalimi i tyre, Sadik dhe Prendi kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë, i kanë kërcënuar me jetë si dhe kanë tentuar t’iu marrin automjetin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fshat i Ri në bashkinë e Vaut të Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbime mbështetëse, duke bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar
Për festën e Shën Valentinit, Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vetë me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.Një balonë gjigande me zemra ndodhet përpara Bashkisë, ndërkohë që ato kanë “pushtuar” pothuajse gjithë fasadën.Zbukurimet janë realizuar edhe në zona të ndryshme të qytetit.
Moderatorja Kiara Tito ka bërë një deklaratë të bukur mbrëmjen e kësaj të premteje në lidhje me marrëdhënien e saj me Luizin. Të dy konkurrentët e “Big Brother Vip” kanë performuar gjatë provës javore, për një natë kabareje. Kiara ka hapur zemrën për Luizin, duke e quajtur këtë të fundit “dashurinë e jetës”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Anëtarë të Kongresit amerikan kanë miratuar një rezolutë për Iranin dhe për politikat që duhet të ndjekë administrata e presidentit Joe Biden në këtë drejtim. Konkretisht, rezoluta i kërkon Uashingtonit që të mbështesë protestat iraniane dhe planin e lideres së fraksionit Muxhahedinët e Popullit Iranian, Maryam Rajavi për të ardhmen e Republikës Islamike. Duke iu referuar aktivitetit dashakeq të regjimit të ajatollahëve në Ballkan, rezoluta i kërkon gjithashtu qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të bashkëpunojnë me aleatët e saj në rajon, përfshirë Shqipërinë. Në këtë aspekt, administrata amerikane do t’u kërkojë këtyre vendeve që të parandalojnë aktivitetet e dëmshme…
Kilyan Mbappé është sërish në qendër të vëmendjes së Realit të Madridit. Lojtari francez, i cili kërcënoi se do të largohej menjëherë nga PSG për shkak se nuk ndihej rehat në klubin parisien, duhet të presë deri në vitin 2024 për të dalë i lirë. Sipas “The Athletic”, kontrata e lojtarit parashikon një largim me kosto zero në verën e vitit 2024 pas rinovimit të fundit të rënë dakord. Klubi “Merengues” është i gatshëm ta presë. Thashethemet rreth Mbappesë janë të vazhdueshme, megjithëse realiteti është se sulmuesi francez vendosi të rinovonte kontratën e tij verën e kaluar me PSG-në deri…
Një 39-vjeçar është goditur me kosore. Ngjarja ka ndodhur në Krujë. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 46-vjeçar me iniciale B.K. Sipas policisë, ky i fundit goditi me kosore pas një sherri për motive të dobëta 39-vjeçarin me iniciale E.L. (K.) nga fshati Arrameras. Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Olta Gixhari u rikthye në ekran pas një kohe të gjatë shkëputjeje. Ajo prej rreth dy vitesh është shpërngulur në Spanjë, ku solli në jetë edhe djalin e saj. Për befasi ajo u bë pjesë e “Big Brother VIP”, duke surprizuar njerëzit me pjesëmarrjen e saj. Dhe sa për rrugëtimin e saj deri tani, mund të themi se është shoqëruar me shumë kritika në publik. Ndërkohë, mediat po sjellin në vëmendje një çështje gjyqësore që ajo ka lënë të hapur jashtë. Olta ka hedhur në gjyq Teatrin Kombëtar. Padia është bërë për zgjidhjen e kontratës së punës. Sipas paditëses, Oltës,…
Segmenti rrugor Qafa e Qarrit – Mollas, pjesë e aksit rrugor Korçë – Ersekë, ka përfunduar dhe po vendoset vetëm sinjalistika rrugore. Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruan se shumë shpejt rruga do të jetë në përdorim për banorët dhe vizitorët, e kjo do të ndikojë në një rritje të turistëve të asaj zone. “Me segmentin rrugor të përfunduar nga Qafa e Qarrit në Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë ku aktualisht po jepet dora e fundit me vendosjen e sinjalistikës rrugore, për t’u vënë në përdorim të plotë shumë shpejt për banorët e për vizitorët në rritje…