Banorët kanë qenë ditën e sotme duke bërë prova për detyrat që u ka lënë Vëllai i Madh, teksa performancat e tyre do ti shikojmë në Prime të shtunën. Ndërkohë Olta ka qenë duke kërcyer, me streçe leopard dhe lëvizje shumë sensuale pas derës kamerat kanë kapur gazetarin Bledi Mane duke e “përgjuar”. Ai nuk e ka fshehur admirimin e tij për Oltën këto ditë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, madje në disa video që qarkullojnë në rrjet ai është shprehur se do donte ta puthte. Ai i ka vëzhguar vajzat, Oltën dhe Tean në heshtje pas derës, teksa…
Author: tirana
Wizz air është cilësuar gjithmonë si një linjë tepër problematike në të gjitha vendet ku operon. Linja ajrore po lufton me problemet e besueshmërisë edhe në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të anulime të papritura të fluturimeve dhe problemeve me pagesën e kthimit të parave të biletave per pasagjerët. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Wizz Air është “në telashe” pasi “disa fluturime të rëndësishme mund të anulohen”. Disa fluturime të Wizz Air nga Londra Gateick dhe Luton drejt destinacioneve të njohura të pushimeve si Malaga janë hequr papritur nga sistemi i rezervimeve të linjës ajrore dhe tani po shfaqen si “të…
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e nesërme (e Shtunë) moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites. Më pas mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin. Sa i përket…
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, bën me dije se rreth 5.3 milionë sirianë mund të kenë mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi veriperëndimin e vendit. “Për Sirinë, kjo është një krizë brenda një krize”, njoftoi UNHCR. “Kemi pasur tronditje ekonomike, COVID-19 dhe tani tërmet gjatë dimrit. Një numër i stafit tonë po flenë jashtë shtëpive të tyre sepse janë të shqetësuar për dëmtime strukturore të shtëpive të tyre. Ky është vetëm një mikrokozmos i asaj që po ndodh në zonat e prekura”. “Që tani, ne shpresojmë se një marrëveshje me qeverinë do të lejojë qasje…
Ka nisur blindimi i godinës së kryeministrisë, ndërsa nesër përballë saj do të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu po blindohet edhe Kryesia e Kuvendit.
Pas debatit me Xhuli, Vivien Thano, ka pasur disa përplasje edhe me Mbresën brenda shëtpisë së “Big Brother VIP Kosovë”. Këngëtarja në një moment iu drejtua Vivien se nuk do të ishte brenda Big Brother nëse nuk do të puthej në televizor. Ajo i ka kujtuar programin e dashurisë “Love Story”, në të cilin ishte pjesëmarrëse Viven, e ku mori vëmendje me puthjen që i dha konkurrentit Saimir Kasemi në takim të parë. “Nuk kishe qenë këtu po të mos ishte puthur në televizon para të gjithëve. Të lutem. Kjo e di shumë mirë ku ka shkuar”, i tha Mbresa-Vivienit.“Nëse…
Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian. Kryeministri Rama deklaroi se të hënë flamuri do ulet në gjysmë shtizë. “Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë Ulja…
Foton me Dorian Duçkën, që babai i tij e cilëson si kokën e mafias, si një foto krejtësisht normale. Ai thotë se ka qenë rastësisht në avion me Duçkën dhe ka qenë ky i fundit që i ka kërkuar një foto, meqë është një personazh i njohur dhe ai e ka pranuar. “Një sqarim i shkurtër për një “argument” qesharak dhe bajat. Të zënë me presh në dorë në një histori korruptive me përmasa ndërkombëtare që ka zënë prej ditësh titujt e mediave më të mëdha të botës, Rama dhe Duçkat e kësaj afere kanë zgjedhur të përgjigjen në mënyrën…
Vivien dhe Xhuli u përfshinë dje në një debat me tone të ashpra, teksa në një moment kjo e fundit i ishte drejtuar modeles nga Durrësi me fjalët: “Unë i kam tri shtëpi, ti garant jeton me qira në Tiranë”. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Në darkën e të nominuarve, Xhuli e ka sqaruar deklaratën e saj duke thënë se me punë i ka arritur të gjitha. “Unë kam qenë super e varfër dhe me punë shumë kam arritur çdo send”, tha Xhuli.
Disa nxënës në një shkollë fillore në Lamia të Greqisë kanë tentuar që të helmojnë një bashkëmoshatar me helm miu. Ata i kanë hedhur helm miu në ujë shokut të klasës. Fëmija ka pirë ujë nga shishja e tij, por më pas e ka pështyrë duke thënë se ishte shumë i hidhur. Një nga mësueset e shkollës që ndodhej pranë nxënësit i kërkoi të voglit të mos pinte më ujë nga shishja, por të shkonte te çezmat e shkollës. Disa orë më vonë, një fëmijë tjetër nga e njëjta klasë, ndoshta për shkak të pendimit, i rrëfeu nënës së tij…
Numri i të vdekurve pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në rreth 23 mijë. Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, deklaroi më herët se hetimet gjyqësore kanë filluar për ndërtuesit në rajonet e prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së hënës, sipas medias shtetërore turke Anadolu. “Zyrat tona të kryeprokurorëve publikë filluan kudo hetimet e tyre gjyqësore në lidhje me këto ngjarje”, tha Bozdag gjatë një konference për shtyp. Bozdag tha se 206 prokurorë publikë janë emëruar nga Këshilli i Gjykatësve dhe Prokurorëve të vendit për të menaxhuar proceset gjyqësore në zonat e goditura nga tërmeti, raportoi Anadolu.…
Në Kuvend është depozituar një projektligj për disa ndryshime në ligjin për festat zyrtare. Deputeti Eduart Ndreca ka propozuar që 2 marsi ku u themelua Kuvendi i Beslidhjes së Lezhës, i cili çmohet të jetë pika e nisjes së krijimit të shtetit shqiptar, të shpallet ditë Feste Zyrtare. Në relacionin shpjegues thuhet se ky propozim do t’i shtojë me tepër rëndësi forcimit të identitetit Kombetar gjithashtu do të nxis dhe studiuesit e fushës së historisë shqiptare dhe të huaj për të vijuar me hulumtime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje të epokës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Nëse do të…