Author: tirana

Turqia për vite me radhë ka rrezikuar duke mos zbatuar ligjet moderne të ndërtimit. Vendi ka lejuar dhe në disa raste, edhe ka inkurajuar ndërtime të objekteve në zonat që janë të rrezikuara më shumë nga dridhjet e tokës, thonë ekspertët. Zbatimi i dobët i ligjeve moderne, për të cilin ekspertët e gjeologjisë dhe inxhinierisë kanë paralajmëruar prej kohësh, po debatohet sërish pas tërmeteve shkatërruese të kësaj jave, të cilët rrafshuan mijëra ndërtesa dhe vranë më shumë se 21,000 njerëz në Turqi dhe Siri. “Kjo është një katastrofë e shkaktuar nga ndërtime të dobëta, jo nga tërmeti”, tha David Alexander, profesor…

Read More

Gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarë të disa niveleve, si dhe drejtues të partive parlamentare, do të pajisen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Me propozimin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, qeveria ka bërë një ndërhyrje në vendimin për kriteret e lëshimit të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, si dhe në ligjin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit, ku ka vendosur që gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e…

Read More

Autoritetet greke kanë arrestuar dy shqiptarë në Aigaleo, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Droga u gjet në një banesë, brenda një depoje në pronësi të shqiptarëve. Mediat greke raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kapte vlerën e 820 mijë eurove. U sekuestrua 122 kg marijuanë, 17 kg kokainë, materiale të tjera për përpunimin e lëndëve narkotike, një armë zjarri pistoletë, 2 krehëra, 179 fishekë luftarak, 3 celularë dhe 2 automjete. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dy shqiptarëve.

Read More

Nisin aplikimet për studimet e ciklit të tretë të “Doktoraturës” në programet e Historisë dhe Gjeografisë. Autoritetet drejtuese të Fakultetit të Histori-Filologjisë kanë konfirmuar tashmë kriteret dhe procedurat, që duhet të ndjekin të gjithë kandidatët që do të konkurrojnë për të fituar të drejtën e vijimit të studimeve të doktoratës në këto dy fusha, për vitin akademik 2022-2023. Sikundër ka ndodhur me programet e tjera, edhe për këto dy fusha, konkurrimi do të zhvillohet me anë të dosjes. Sipas afateve të përcaktuara, çdo kandidat duhet që të dorëzojë dosjen e dokumenteve të regjistrimit pranë Zyrës së Sigurimit të Cilësisë së…

Read More

Grupet parlamentare finlandeze thanë të premten se mund t’i ratifikojnë traktatet themeluese të NATO-s gjatë javëve të ardhshme, një hap kyç në vazhdimin e anëtarësimit në aleancën ushtarake perëndimore, përpara Suedisë fqinje. Dy vendet nordike, Finlanda dhe Suedia, kërkuan anëtarësimin në NATO menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, dhe derisa shumica e vendeve anëtare kanë ratifikuar aplikimet e dy vendeve, Turqia kundërshton kandidaturën e Suedisë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha në fund të janarit se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë. Duke u përballur me zgjedhjet e prillit, shumica e partive politike…

Read More

Efi Dhedhes ka konfirmuar kohë më parë lidhjen e saj të dashurisë, por pa zbuluar se kush është personi që i ka marr zemrën. Teksa të gjithë u bënë shumë kurioz për të ditur kush ia ka marrë zemrën bukuroshes, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Bruno Shemsho i ka habitur të gjithë. Në promon e emisionit “Opening up”, ai ka deklaruar se është në lidhje ndërsa ndonëse e ndarë në pjesë, deklaratat e tij lanë të kuptohet se ai është i dashuri i Efit. “Jam në një marrëdhënie dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Bruno ndërsa dëgjohet teksa përmend edhe ish-konkurrenten.…

Read More

Nga Dr. Dorian Koçi Figura e Musine Kokalarit pavarësisht ndryshimit të sistemeve politike nuk është trajtuar ende në dimensionin e saj të plotë intelektual. Përveçse një shkrimtare e talentuar dhe njeri i letrave ajo ka pasur dhe një angazhim të fuqishëm intelektual dhe politik në shoqërinë shqiptare të pas luftës. Ky angazhim politik i saj nuk do të mund të kuptohet nëse nuk analizojmë mendimin e saj politik të shprehur në programin e Partisë Social Demokrate të hartuar prej saj si dhe kontekstin historik të ballafaqimit të opozitës antikomuniste me komunistët shqiptarë që kishin ardhur në pushtet pas përfundimit të…

Read More

PS u ka kërkuar të gjithë mediave audiovizive dhe atyre online që të mos publikojnë të dhënat e përdoruesve të aplikacionit Aktivisti. “Aktivisti”, një aplikacion për anëtarët e PS ka ndezur debatin politik. Opozita thotë se në aplikacion janë regjistruar edhe prokurorë e gjyqtarë për t’i bërë fushatë qeverisë, ndërsa duke e mohuar socialistët thonë se tek “Aktivisti” mund të regjistrohet kushdo, edhe me emrin e dikujt tjetër.

Read More

SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Mirëpo, për ish-ministrin e Mbrojtjes, këto akuza nuk kanë lidhje me shpërthimin në Gërdec dhe se hapja e gjykimit është me qëllim politike. “Ka qëllime politike në një proces jo të rregullt ligjor. Është një çështje e gjykuar dhe parashkrimi është i shkruar saktë dhe këto janë të qarta për këdo jurist”, tha Mediu në një intervistë në “Report Tv”. Ai shtoi se shpërthimi në Gërdec nuk ka qenë përgjegjësi e tij si ministër i Mbrojtjes. “Shpërthimi ka ndodhur për shkak se…

Read More

Komiteti i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka filluar një rishikim të ilaçeve që kanë në përmbajtjen e tyre elementin e pseudoefedrinë, kjo pas shqetësimeve të disa pacientëve. Ky element zakonisht gjendet tek ilaçet që përdoren për të parandaluar gripin dhe për të zhbllokuar hundët dhe mund të sjellë probleme ishemike kardiovaskulare dhe cerebrovaskular duke përfshirë goditjen në tru dhe atakun në zemër, por nuk është konfirmuar ende. Pseudoefedrina është një ilaç që përdoret vetëm ose në kombinim me ilaçe të tjera për të trajtuar bllokimin e hundës për shkak të të ftohtit, gripit ose alergjis dhe bën që enët…

Read More

Protesta e thirrur nga opozita ditën e nesërme në 11 shkurt para kryeministrisë, u duk se do të thyente edhe akujt në PD, pasi u dhanë sinjale se përveç mbështetëse të berishës do të ishin në shesh edhe grupi i Alibeajt. Por me deklaratën e sotme të kreut të PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët ku tha se ishin të ftuar të gjithë që të flisnin në podium përveç Alibashës, duke ju refruar Enkelejd Alibeajt, siuata ka ndryshuar sërish 180 gradë, dhe kampet janë ripozicionuar sërish. “Në qoftë se kanë dëshirë pa diskutim. E përshëndes vendimin e tyre, janë…

Read More

Cansu Dere, aktorja e njohur si Ejshan nga seriali “Ezel”, ka humbur kontaktet me familjarët e saj që pas rënies së tërmetit me magnitudë 7.8 Rihter në Turqi. Deri më tani nuk dihet asgjë për të dhe nuk dihet ende vendndodhja e saj. Sipas aludimeve në internet, Consu jetonte pranë epiqendrës së tërmetit. Lajmi i cili qarkulloi fillimisht në TikTok ka shqetësuar jo vetëm fansat e saj, por edhe kolegët e saj. Në rrjet po qarkullojnë dyshime për fatin e aktores, por duhet theksuar se ato kanë ardhur thjesht nga mosreagimi i saj në rrjete sociale. Shqetësimi për Dere u…

Read More