Gëzim Ademaj është i gjashti në rradhën e deputetëve që mandati i dhurohet. Atë që nuk e fitoi dot në parlamentaret e 2021-it, e mori për shkak të dorëheqjes së Fation Veizaj, ish deputetit të “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim” në qarkun e Vlorës. Siparin e dorëheqjeve nga mandati i deputetit e hapi Najada Çomo e Partisë Socialiste. Lënia e detyrës si ligjvënëse i dha mundësinë Mimi Kodhelit që të riulej në karrigen e deputetes pasi mbeti jashtë listës fituese për qarkun e Tiranës. Largimet në kampin e socialistëve vazhduan me deputetin e Durrësit Lefter Koka dhe të Tiranës Alqi Bllako.…
Author: tirana
Një 46-vjeçar në Korçë është shpallur në kërkim, pasi ka kthyer lokalin në sallë të lojërave të fatit dhe është kapur duke shitur pije të kontrabanduara. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N. Th., banues në Pustec, i cili ishte njëherazi dhe pronari i lokalit. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”. Kishte përshtatur lokalin e tij, për të luajtur lojëra fati (poker), dhe shiste pije të dyshuara të kontrabanduara, në këtë lokal, shpallet në kërkim 46-vjeçari (pronari i lokalit). Vihet…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa pohoi se nesër në shesh do jetë populli i Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat Meta theksoi se nesër do të flasë populli dhe të gjithë duhet t’i binden atij. “Populli do te jete nesër ne shesh për te kërkuar llogari. Edi Rama e ka shume te qarte se llogaridhënies nuk i shmanget dot askush pasi populli nuk lejon askënd te luaje me fatet e tij. Fshehja e dëshpëruar e Edi Rames me jave te tera dhe shmangja e llogaridhënies përpara parlamentit me shpresën e mjere…
Pas shkatërrimit të skenës nga këngëtari i njohur, Blanco, pasi pati disa probleme teknike, një tjetër ndodhi është regjistruar gjatë spektaklit. Protagonistët e këtij episodi ishin Amadeus, Rocio Muñoz Morales dhe Massimo Ranieri. Aktorja spanjolle, bashkëshortja e Raoul Bova, ka befasuar me puthjen prezantuesin. Siç shihet dhe nga fotoja, Amadeus ka ngelur i habitur.
Një burrë i dyshuar për sulmin ndaj një kongresmeneje në ashensorin e banesës së saj në Uashington DC të enjten është arrestuar, sipas një deklaratë të policisë. Angie Craig, një demokrate nga Minesota, u kundërpërgjigj duke i hedhur kafe të nxehtë sulmuesit. Kendrick Hamlin akuzohet se e ka goditur me grusht dhe e ka kapur në qafë. 26-vjeçari është akuzuar për sulm të thjeshtë. Rasti nuk mendohet të jetë i motivuar politikisht. E zgjedhur në Kongres në vitin 2018, zonja Craig, 50 vjeçe, është nënë e katër fëmijëve dhe shërben si bashkëkryetare e Grupit të Kongresit për Barazinë. Ajo u…
Nesër do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha. Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash. Mbi 1100 forca të policisë do të jenë në terren, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e nesërme, që pritet të nisë në orën 12:00. Sikurse në protestat e mëparshme mësohet se do të krijohet kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Po ashtu raportohet se dyert e Kryeministrisë pritet…
Edhe pse ka një perandori me staf, Mbreti Charles III është fotografuar gjatë një vizite në një xhami në zonën e Brick Lane, në lindje të Londrës, dhe diçka e pabesueshme është fiksuar nga fotografët. Në fokus ishin corapet e 73 vjeçarit, që ishin të grisura. Mbreti i cili i hoqi këpucët sapo hyri në xhami siç e kërkon dhe besimi, nuk mundi dot të fshihte vrimën në corapet e tij.
Avokati Besart Logu komenton deklaratën e Sali Berisha, i cili ka thënë edhe se nëse humbet zgjedhjet vendore të 14 majit, ai nuk do të tërhiqet. Për të Berisha në asnjë moment nuk ka marrë lëvizje për të shpëtuar PD-në, por për interesa të tij. “Berisha nuk njihet si politikan që merr apo njeh përgjegjësi. Ka 32 vite në politikën aktive. Prodhon lajme. Ka uljet dhe ngritjet e tij. Berisha nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për ato që ka bërë që prej kaq vitesh. Nuk besoj se do të marrë përgjegjësi në lidhje me humbjen në zgjedhje. Lëvizja e foltores…
Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar sot në 106-vjetorin e lindjes, shkrimtaren disidente Musine Kokalari. Ajo lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943,…
Foto të frikshme po qarkullojnë në rrjet, dhe fjala është për një çarje të tokës me një gjatësi kilometrike, të shkaktuar nga tërmtet. Për këtë fenomen ka folur edhe Orhan Tatar, drejtori i Përgjithshëm i Rrezikut dhe Reduktimit të Tërmeteve të AFAD. Ai tha se tërmetet kanë shkaktuar dëme në një sipërfaqe 110 mijë kilometra katrorë, gati 4 herë sa sipërfaqja e Shqipërisë. Ai theksoi se tërmetet e fundit kanë një mekanizëm formimi shumë më të ndryshëm nga tërmetet e shkuara, pasi dy tërmetet e fuqishme kanë ndodhur në një distancë kohore të vogël nga njëri-tjetri, i pari ishte 7,8…
Për Sali Berishën, Ilir Meta duhet të japë vetë shpjegime për foton e publikuar një ditë më parë ku shfaqej në një tryezën me ish-agjentin e Shërbimit Sekret Shqiptar, Agron Neza, i lakuar si personi A në dosjen McGonigal. “Nëse është problemi është për të takuar opozita, opozita nuk ka patur asnjë pushtet dhe gjëra konkrete nuk i ka kërkuar dhe s’mund t’i kërkonte McGonigalit. Vijmë te Agron Neza, deri sa ka shpërthyer skandali për të gjithë ata që e kanë njohur, Neza ishte një shqiptaro amerikan që thuhet se u thoshte njerëzve jam i FBI. Nëse Meta ka drekuar…
Gazetari Nebil Çika, teksa flet për protestën e nesërme, thotë se nuk beson se do të kemi të bëjmë me një protestë të dhunshme. Sipas tij revolucioni është pjesë e retorikës së Berishës, por deri tani sipas tij nuk dimë që ai ta ketë realizuar një gjë të tillë, madje u shpreh se vetëm i kanë bërë Berishës revolucion. “Besoj tek bota e lirë dhe te kryengritja. Berisha e ka përsëritur herë pas here këtë sepse dihet që revolucioni është pjesë e retorikës së tij politike. por nuk besoj se do të jetë protesta nesër një revolucion. Besoj se ajo…