Eduard Zaloshnja Gjatë kohës që vemendja e publikut të gjerë ka qenë e përqendruar në debatin se kush do ta përfaqësojë zyrtarisht PD-AN në KQZ (si dhe në çeshtjet e ndryshme javore – inceneratorët, McGonigal etj. etj.), në terrenin e 16 bashkive veriore është zhvilluar një beteje fortë, por nën radarin e mediave. Dhe ja përse. Në territorin e 16 bashkive që shtrihen në veri të Lumit të Tiranës, gara në zgjedhjet e prillit 2021 ishte shumë e fortë mes PS+PSD dhe PD-AN (PD+PDIU+PR+PAA+PBDNJ+LZHK+PDK). Ndryshe ishte puna në 45 bashkitë që shtrihen në jug të Lumit të Tiranës, ku vetëm…
Author: tirana
Fanella e Kobe Bryant me ekipin e Los Angeles e veshur në sezonin 2007-2008, është shitur në ankand nga “Sotheby’s” për shifrën e 5,849,700 dollarë, pak më pak se 5,5 milionë euro. Kjo është shuma e dytë më e lartë e paguar ndonjëherë për fanellën e një basketbollisti. Rekordi absolut i takon Michael Jordan në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së të vitit 1998, të shitur në ankand shtatorin e kaluar për 10 milionë dollarë. Në klasifikimin absolut, mes Jordan dhe Bryant, shkëlqen legjenda Maradona. Fanella e tij e veshur në finalen e Kupës së Botës 1986 për ndeshjen…
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në aksin Qafë Thore-Theth po punohet për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Sipas ARRSH-së, reshjet e shiut dhe dëborës kanë pushuar, ndërsa temperaturat kanë pësuar rritje. Kjo ka bërë që qarkullimi i mjeteve të kryhet normalisht në të gjitha akset nacionale.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqinë jugore ka shkuar mbi 21,700, sipas shifrave zyrtare nga autoritetet turke dhe siriane, si dhe shpëtimtarët nga zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë, por tani kanë kaluar 100 orë nga lëkundjet shkatërruese që nënkuptojnë se situata bëhet edhe më e vështirë për të gjetur të mbijetuar. Numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 18,342 dhe numri i të plagosurve u rrit në 74,242. Në Siri, më shumë se 3,300 janë vrarë, megjithëse ekipet e shpëtimit thanë se shumë të tjerë mbeten nën rrënoja. Numri zyrtar i vdekjeve…
Pas shumë përpjekjesh, Partia Aleanca për Shqiptarët (ASH), do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut. Vendimi u konfirmua nga kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, i cili tha se pas bisedimeve disa ditore me me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, vendosi t’i bashkohej koalicionit qeverisës. Kryetari i Alencës për Shqiptarët tha se pjesëmarrja e forcës politike që ai përfaqëson në qeveri ka të bëjë me “ruajtjen e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”. “Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën e Shqiptarëve, të miratuara nga orannet partiake, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje…
Policia e Vlorës ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar gjatë orëve të fundit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Pas këtij operacioni janë zbuluar dy “shtëpi bari” një në Selenicë dhe një Vlorë, e për pasojë janë arrestuar 6 persona dhe dy janë shpallur në kërkim. Në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj, ndërsa në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri deklaroi se u paraqit këtë të premte në SPAK për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro. Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH. Z.Gjiknuri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. “Isha për të dëshmuar në lidhje…
Fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës që deri ditën e fundit punoi për pavarësinë, është e vendosur në hollin e Parlamentit Evropian. Imazhi i politikanit shqiptar u kthye në vëmendje sot kur presidentja e PE-së, Roberta Metsola priti presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Komentet në rrjete sociale, cilësojnë Rugovën dhe Zelensky-n si “dy presidentët e Çlirimit”.
Edhe një herë tjetër shtyhet seanca në Gjykatën e Elbasanit, ku do të shqyrtohej kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të fituar lirinë. Këtë herë u bë shkak mungesa e avokatit mbrojtës të Tahirit. Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për “Shpërdorim detyre”, duke u shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Po ashtu Saimir Tahiri i dërgoi pak muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.
SPAK-u është kthyer në një zonë vip. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri mëngjesin e sotëm është paraqitur në SPAK. Mësohet se Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Gjiknuri në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH. Po ashtu Damian Gjiknuri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po…
Shtëpi bari ka edhe në Shqipëri, jo vetëm në Angli. Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion në disa fshatra në Bashkinë Selenicë dhe në Vlorë në ambiente të mbyllura për shtëpitë e barit. Aksioni ka nisur qe prej mesditës së datës 9 shkurt dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit sotëm. Aksioni iniciativë e Drejtorisë Vendore dhe Forcave Operacionale të Vlorës. Burime nga blutë e Vlorës thanë se gjatë aksionit janë konstatuar dy banesa të cilat përdoreshin për kultivim me llamba. Mes të arrestuarve edhe punonjës të OSHEE, të cilët duket të kontrollonin konsumin e energjisë…
Këtë të premte Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet për të diskutuar kërkesën e PD-së për shkarkimin nga pozicioni i Kryetares së Kuvendit të Lindita Nikollës. Relatorët Gazment Bardhi nga krahu i PD dhe Etilda Gjonaj nga PS, të prezantojnë raportet që do t’i kalojnë Kuvendit për votim.