Author: tirana

Teksa tha se qeveria e futi në thes ish-kreun e PD-së, Lulzim Bashën dhe se punuan që SHBA të shpall “non-grata” Berishën, kreu i PD-së i bën thirrjen Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në protestë shqiptarët di ti përgjigjen flakë për flakë njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave. “Edi Rama është absolutisht i pashpresë, ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe drejtësisë së SHBA-ve. Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, ndaj…

Read More

Në konferencën e së premtes me gazetarët, kreu i PD-së Sali Berisha tha se protesta e nesërme pritet me interes edhe nga SHBA-ja dhe BE-ja. Po ashtu Berisha tha se përmasat e aferës “McGonigal” e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, dhe se për të Edi Rama është absolutisht i pashpresë. “Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë. Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm…

Read More

Kukësi-Kastrioti është një ndeshje direkte për mbijetese. Dy skuadrat pozicionohen në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe për këtë një tjetër hap fals do ja vështirësonte dhe më shumë rrugën për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Tekniku i verilindorëve Rrahman Hallaçi, tha se beson tek cilësia e skuadrës ndërsa nuk nënvlerësoi aspak një kundërshtar si Kastrioti. Po ditën e shtunë do të luhet takimi direkt për zonën Europë. Laçi pret në shtëpi Egnatian për të kërkuar vazhdimësi ndërsa rrogozhinasit do të provojnë të rikthehen tek fitorja. Ndërkohë të dielën vëmendja është tek derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ndalon me sulmet. Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha tha se “McGonigal” bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministra të tjerë janë takuar në klube nate, ku pretendon se edhe janë fotografuar. “Edi Rama ka urdhëruar shpalljen e McGonigal “qytetar nderi” në Tropojë për aktin kundër meje. Të shpallësh qytetar nderi një tradhtar të vendit të vet, tregon akt papërgjegjshmërie të plotë. McGonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them. Hetimi ndërkombëtar kërkon rregullat e veta,…

Read More

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për kërkesën e PD-së, ku kërkohet shkarkimi i Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit. Ddeputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se në mbledhje u lexua vetëm raporti i Partisë Socialiste, ndërsa nuk u lexua raporti i PD sepse deputeti Gazment Bardhi u përjashtua nga Kuvendi për një afat 10 ditor. “Këshilli i legjislacionit u vu në lëvizje për shkak të kërkesës së 28 deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryeparlamentares lidhur me zhvillimet në seancën e 6 janarit. Mbledhjen nuk keni mundur ta ndiqni pasi nuk është lejuar as prania e gazetarëve.…

Read More

Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) u mbajt seanca për çështjen e pastrimit të parave nga ana e Rezart Taçit, kunatit dhe shoferit e tij që akuzohen do të pastronin në Shqipëri miliona euro të mafias italiane. SPAK ka dërguar shpalljen fajtor të kunatit të Taçit, Artur Balla dhe dënimin me 13 vite burg, ndërkohë që për shoferin Bledar Lilo ka kërkuar 12 vite burg. Vetë Rezart Taçi është në arrati. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Balla për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 13 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të proçedurës…

Read More

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje pune me komunitetin e donatorëve. Në Facebook-un e tij, Rama ka ndarë fotot nga tryeza e madhe me donatorë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Kreu i ekzekutivit shkruan se kanë diskutuar për koordinimin e të gjitha forcave dhe fondeve për arritjen e objektivave kryesore për Vizionin “Shqipëria 2030”. “Një ditë pune me të gjithë komunitetin e donatorëve, për Vizionin #Shqipëria2030 dhe koordinimin e të gjitha forcave e fondeve në drejtim të prioriteve strategjike”, shkruan Rama.

Read More

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” është përfolur në lidhje me mundësinë që aty mund të futet si banor ndonjë ish-partner/e e ndonjërit pre tyre. Fenomeni i këtij edicioni, këngëtari Luiz Ejlli ka qenë i fiksuar për disa ditë, ku thoshte “nëse do hynte ndonjë ish-i dashur i Kiarës, do ta dobësonte në lojë”. Një bisedë e tillë është bërë edhe së fundmi, ku Kristi shprehet se “do ishte perlë të futej ish-i i dikujt”. Pjesë nga biseda: Kristi: Imagjino ish-i i njërit këtu, do të ishte perlë. Po nuk e fusin, nuk vijnë ato Tea: Kush nuk vjen?…

Read More

Seria A do të nisë sonte javën e 22 të kampionatit me Milanin e zhytur në krizë që do të presë në “San Siro” në orën 20:45 Torinon. “Djalli” kampion në fuqi ka 5 ndeshje pa fitore dhe nëse do përfshijmë Kupën dhe Superkupën shkon në 7. Kjo ndeshje përveçse për të lënë pas momentin e vështirë vjen në një moment delikat të sezonit, pasi mesjavën e ardhshme Milani ndeshjen e Champions League kundër Tottenham. Ajo që entuziazmon në këtë pikë është rikthmi i Ibrahimovic, i cili është grumbulluar për herë të parë me skuadrën pas 8 muajsh si pasojë…

Read More

Pas sinjalizimit në media se një person i moshuar ndodhej në situatë rruge në këto ditë të ftohta, Shërbimi Social i Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake e strehuan atë në mjediset e ngrohta të qendrës sociale “Strehëza”. I moshuari me origjinë nga Fieri u gjet pranë rrugës “Mine Peza” në Tiranë dhe u dërgua menjëherë për kontrolle shëndetësore, e më pas në qendër, ku shërbehet edhe ushqim, edhe ndihmë sociale. Bashkia e Tiranës falenderoi për raportimin dhe siguron për kujdes maksimal ndaj çdo qytetari që gjendet në nevojë. “Jemi bashkë! Pas sinjalizimit nga JOQ, i moshuari ndodhur në situatë…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po zhvillon një tur në vendet e Bashkimit Europian për të kërkuar më shumë mbështetje ushtarake, por sirenat e alarmit kanë shpërthyer në disa prej qyteteve të Ukrainës, mëngjesin e së premtes. Një shi i vërtetë raketash është regjistruar në Kiev, Kharkiv dhe Zaporizhia, në një sulm ajror që nuk regjistrohej prej disa javësh në Ukrainë. Në kryeqytet, mijëra njerëz u strehuan menjëherë në vendstrehimi pas alarmit, i cili u tërhoq disa orë më vonë. Gatishmëria ishte e lartë dhe në qytetet Kharkov, Chernigov, Zhitomir, Nikolayev, Sumy, Poltava, Dnepropetrovsk e Kirovograd.

Read More