Paçka takimit miqësor të presidentit ukrainas Zelensky me holomogun francez në Paris, Emmaunel Macron thotë se Franca nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë në javët e ardhshme, por “nuk përjashton absolutisht asgjë” në të ardhmen. Nga ana tjetër, Macron shpjegoi se trupat ukrainase nuk janë të njohur me avionët francezë dhe mund të duhen muaj për t’i trajnuar ata, kështu që ata po zgjedhin të fokusohen në nevoja të tjera më urgjente. “Nuk ka asnjë mënyrë që avionët luftarakë të mund të dorëzohen në javët e ardhshme, pasi nevojitet kohë për trajnim, pasi janë avionë të panjohur për…
Author: tirana
Klubi i Ligës së Parë në Turqi, Yeni Malatyaspor nga tërmetet shkatërruese humbi portierin Ahmet Eyup Turkaslan. Presidenti i klubit Ahmet Yaman, ka njoftuar se do tërhiqen nga gara në Ligën e Parë të futbollit, me vendimin final që do merret nga bordi në një mbledhje të ardhshme. “Tani nuk është koha për futboll. Mijëra njerëz nga tanët janë në gërmadha, familjet e tyre janë në pikëllim, duke pritur lajmin e tyre, duke varrosur trupat e tyre. Ne nuk do të luajmë edhe futboll. Nuk ka një gjë të tillë. Nuk kemi marrë një vendim të qartë për momentin, por…
Shpresat për të gjetur të mbijetuar pas pesë ditësh po zbehen, ku tërmetet shkatërruese në Turqi dhe në Siri u kanë marrë jetën mbi 21 mijë personave. Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën për të nxjerrë të mbijetuarit nga ndërtesat e shkatërruara dhe temperaturat e ftohta. Numri i të plagosurve në Turqi dhe Siri është të paktën 78,124 persona. Një autokolonë me ndihma nga OKB kaloi të enjten nga Turqia në veriperëndim të Sirisë, që prej herës së parë pas tërmetit. 6 kamionët dërguan pajisje për strehim dhe të mira të tjera. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, tha se…
Instagram është një “përbindësh” i rrjete sociale, dhe aty krijohen vipa dhe fitohen me miliona euro. Më poshtë keni listën me 20 faqet më të ndjekura në Instagram. Nëse fronin e ka mbajtur për shumë kohë Ronaldo, tashmë faqja më e ndjekur është vetë Instagram. Top 20, nisur nga vendi i 20 deri në vendin e parë Nicky Minaj-202 milionë ndjekësNeymar Jr-203 milionë ndjekësKourtney Kardashian-212 milionë ndjekësJennifer Lopez-234 milionë ndjekësVirat Kohli-235 milionë ndjekësTaylor Swift-244 milionë ndjekësNational Geographic-260 milionë ndjekësNike-268 milionë ndjekësKendall Jenner-276 milionë ndjekësJustin Bieber-276 milionë ndjekësKhloe Kardashian-293 milionë ndjekësBeyonce-294 milionë ndjekësKim Kardashian-344 milionë ndjekësAriana Grande-355 milionë ndjekësDwayne Johnson-362 milionë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, thotë se protesta që do të mbahet nesër, është edhe edhe për faktin se kryeministri Edi Rama nuk e do opozitën në zgjedhje. Sipas saj, Rama tenton të blejë dhe shkatërrojë PD, duke mos e lënë as të regjistrohet përgjatë një viti. “Rama është një person që ka grumbulluar të gjithë pushtetet. E vetmja shtyllë e demokracisë është opozita. Ka kaq vjet, që tenton ta blejë ose shkatërrojë. Deri aty sa nuk do ta lërë të regjistrohet. Ka minimalisht një vit që nuk kemi të drejtë të regjistrohemi. Mendoni që ne si parti mund…
Europa është nën “pushtetin” e tërmeteve, ku pas situatës shkatërruese në Turqi dhe në Siri, rajoni po përjeton lëkundje të vazhdueshme. Një tërmet prej 2.3 ballë të Rihterit është regjistruar në zonën e Bujanocit. Është me intensitet shumë të ulët dhe qytetarët kanë raportuar se dridhja është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës. Kujtojmë se ditën e djeshme lëkundje tërmeti janë ndierë edhe në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë 10 km në juglindje të Librazhdit në një thellësi prej dy kilometrash dhe 23 km në lindje të…
Një garë si “Big Brother”, një eksperiment social dhe një reality show patjetër që ka rregulla strikte. Në vijim gjeni një listë me rregullat që mund të jenë thyer në “Big Brother VIP Albania”. Pse mund? Sepse ato mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin dhe detajet e kontratave mbeten konfidenciale. 1-Rregulli: Ndalohen banderolat dhe njerëzit afër shtëpisë. Banderolat dhe njerëzit nuk lejohen afër shtëpisë. Siç duket, publiku nuk e ka zbatuar këtë rregull; kujtojmë këtu dronët e shumtë me mesazhe, kryesisht për Luizin, si edhe protestën pranë shtëpisë, të organizuar nga ndjekës fanatikë të këtij të fundit. 2-Rregulli:…
Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur si gjithmonë me një postim në Facebook, ku këtë herë fjala është për një investin në shëndetësi. Rama shkruan për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik, me njësinë e re të laboratorëve dhe korpusin modern, që sipas kreut të qeverisë, do të garantojë një standard krejt të ri shërbimi. “MIRËMËNGJES dhe me projektin e ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik, me njësinë e re të laboratorëve dhe korpusin modern, që do të garantojë një standard krejt të ri shërbimi në një prej institucioneve më të rëndësishme për…
Në një kohë që Turqia dhe Siria është e rrënuar në zonat e prekura nga tërmeti, dhe bota po jep ndihmat, duket se qetësi nuk do të ketë. Pasi parashikoi saktë tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, të hënën e 6 shkurtit, gjeologu Frank Hoogerbeets ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm. Në një postim në Twitter ai shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore, një tërmet i fortë do të godasë gjatë 1 deri në 4 ditët e ardhshme, zonën në afërsi ose brenda shiritit lejla në foton e mëposhtme. “Potenciali për aktivitet më…
Dashi Ju pret një ditë rënie për dashurinë, përpiquni të shtrëngoni pak më shumë dhëmbët, në mars do të zgjidhen shumë çështje. Mos u shqetëso, duro. Për sa i përket punës, disa ndryshime janë të mundshme. Demi Ju pret dita e duhur për të folur për ndjenjat. Edhe në punë, projektet e rëndësishme mund të përjetojnë shumë zhvillime pozitive. Qëndroni të përqendruar dhe në rrugën e duhur. Binjakët Dashuria do të duhet të presë edhe pak para se t’ju kënaqë plotësisht, ju duhet ende shumë durim. Për sa i përket punës, mos u shqetësoni. Së shpejti do të shpërbleheni për…
Këtë të premte, moti do jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat minimale do të luhaten -8-2 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rritje 1 -3°C në veri, 10-12°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.
Një kapitull tjetër ka nisur në Kombëtaren shqiptare me uljen në stol të trajnerit të ri Silvinjo. Braziliani mund të marrë në konsideratë disa futbollistë, të cilët nuk janë preferuar nga paraardhësi i tij, Eduardo Reja. Trajneri italian që qëndroi prej tri vitesh e gjysmë në krye të pankinës, mes zgjedhjeve të tij, ato që mungonin ishin edhe për dy mesfushorët, Anis Mehmeti dhe Eduard Rroca, të cilët nuk u grumbulluan asnjëherë dhe kjo thjesht për një zgjedhje personale të Rejës, i cili nuk i preferonte si lojtarë dhe nuk u dërgoi asnjëherë ftesë. Vendim ky që mund të respektohet,…