Author: tirana

Autoritetet e Ekuadorit kanë njoftuar sot se trafikanti më i madh i drogës në këtë vend është vënë në pranga. Kapoja i njohur me nofkat “Gato Farfán” ose “Jerry”, njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Europë dhe SHBA. Bashkë me të në pranga ra edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Artur Rrapaj nga Fieri, i cili ishte pjesë e kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador. Ky shtetas ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Arrestimi i tyre u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane. “Gato Farfán”…

Read More

Policia ka shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar për ushtrimin e dhunës verbale dhe fizike ndaj reporteres dhe kameramanit të emisionit investigativ “Fiks Fare”. Grupi i xhirimit po hetonte një rast paligjshmërie në afërsi të Niklës në qarkun e Durrësit. “Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në të cilin shfaqeshin disa shtetas që gërryenin basenin e lumit Zezë dhe merrnin në kundërshtim me ligjin, inerte nga ky lum në fshatin Verjon, Fushë Krujë, si dhe se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, u konfliktuan me grupin e xhirimit të këtij emisioni…

Read More

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Zhaklina Gjolla është aktive në rrjete sociale. Së fundmi në Instagram në një ask ajo ka treguar se çfarë ndodhë në dhomën e rrëfimeve. Ka qenë pyetje e bërë nga një fans ku i kishte shkruar: “A i thuhet secilit konkurrent në dhomën e rrëfimit se si të sillen e çfarë lojërash të bëjnë? “Dhoma e rrëfimit është ndryshe për secilin banorë”, ka shkruar ajo në InstaStory. Ish banorja nuk e mohoi se “Vëllai i madh”, ju tregon një drejtim të tillë konkurrentëve teksa e bëri të ditur që secili komunikohet në një far…

Read More

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, është pyetur së fundmi nga ndjekësit se përse nuk është bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Shqipja ka treguar se nuk i ka ardhur ndonjë ftesë as nga Big Brother Albania dhe as nga Big Brother Kosova, duke shtuar se me të klikimet do shkonin në 3 milion. “Nuk më ka ardhur ftesë dhe ofertë as te i Kosovës, as te i shqpërisë…. Kishin hall mos i digjeshin klikimet dhe se mos shkonin 3 milion subscriber me mua. Por më keq më ka ardh nga Kosova se vjet e mora ftesën nga Ben Blushi”, shkruan Shqipja.

Read More

Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të sulmojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës me vezë dhe domate kudo që kalon. “Shikoni çfarë ndodh. Sharra është ndërmarrja e tyre, 100% e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kontrata thotë se plehrat do të depozitohen me 11 euro për ton, do të paguani ju, qytetarët për ti depozituar. Ai që nuk ka emër që s’meriton, një hajdut i neveritshëm, i pafytyrë, i pa turp, më falni për shprehjen, kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij u merr 29 euro, që sipas kontratës u merren nëse digjen. Nuk digjet asnjë…

Read More

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi. Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në qytetin e Kosturit dhe sipas EMSC-së ka qenë me magnitudë 3.4 ballë e me thellësi 2 kilometra. Mësohet se lëkundjet janë ndjere në Bilisht dhe në disa fshatra të Bashkisë së Korçës.

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur gjysmë ore më parë në Tiranë, në rrugën “Tre Dëshmorët”. Mësohet se një shofer 31 vjeçar ka përplasur për vdekje një të moshuar që ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e përplasjes së fortë, 69 vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi Laurenc Lavdaraku, 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Albert Zade, 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe…

Read More

Nga Fatos Veliu Në majin e vitit 1959, një telegram urgjent nga Tirana, e njoftonte se duhej të kthehej urgjent në Shqipëri. Agim Popa, studenti i filozofisë, e kuptoi se diçka e madhe kishte ndodhur, por rëndësinë e vërtetë të atij telegrami, do ta kuptonte vetëm me mbërritjen në kryeqytet. Në Komitetin Qendror të PPSh-së do t’i komunikonin me pompozitetin e duhur se, i ishte ngarkuar me detyrën e përkthyesit kryesor gjatë vizitës së Nikita Hrushovit në Shqipëri. Në këtë intervistë, z. Popa, midis të tjerash, dëshmon për herë të parë edhe se, cilat ishin deklaratat dhe ronitë e Hrushovit,…

Read More

Në rrjete sociale dhe shtypin rozë, aktori Leonardo DiCaprio përflitet se është në një lidhje me 19-vjeçaren Eden Polani. 48-vjeçari u fotografua me modelen të ulur pranë njëri-tjetrit në një event muzikor dhe kaq mjaftoi që rrjeti të ziente nga thashethemet. DiCaprio duket se i ka qëndruar besnik edhe kësaj here kriterit “nën 25 vjeç”. Megjithatë romanca e re e tij duket se nuk po “miratohet” nga publiku, që ka shpërthyer në kritika. “E dashura e Leonardo DiCaprio-s është aq e re, sa iu desh të ndërpresë shkollën e mesme nga COVID-19”, shkroi një përdorues i “Twitter”. “48-vjeçari Leonardo DiCaprio këmbëngul se çdo…

Read More

Skuadra e Partizanit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me gjigantin italian, Inter. Drejtori sportiv i klubit nga kryeqyteti, ka konfirmuar për GazetaBlic Sport se po planifikojnë ndeshjen miqësore me Interin. Elton Marini, ka deklaruar se data ende nuk është caktuar, por ndeshja pritet të zhvillohet mes datës 10 dhe 15 korrik. “Po, kemi rënë dakord me Interin për të luajtur një ndeshje miqësore, ende nuk është konfirmuar data, por midis 10-15 korrikut“, tha drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini. Interi është skuadra tjetër e madhe evropiane që vjen në Shqipëri pas Milanit dhe Real Madridit. Kjo ndeshje pritet të…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një bashkëbisedim me banorët e disa degëve të selisë blu në kryeqytet. Bëhet fjalë për demokratë e simpatizantë të degëve 6, 7 dhe 16 të Tiranës. Që në nisje të fjalës së tij Berisha theksoi se protesta e së shtunës do jetë sipari i revolucionit demokratik. “Të dashur demokratë, drejtues të degëve respektive, përshëndetje! e shtuna është një ditë e madhe. Moti siç e shihni është i ftohte, por ajo do jetë një nga ditët më të ngrohta për shqiptarët. Ata presin me zemër protestën tonë të fuqishme, siparin e revolucionit…

Read More

Regjistrat tradicionalë në shkolla, gradualisht do të zëvëndësohen nga regjistrat elektronik. E tillë është platforma SMIP ku prindërit morën notat e semestrit të parë për fëmijët e tyre. Koordinatorja e SMIP në shkollën 9- vjeçare “Vëllazëria” tha se veç notave të semestrit të parë, platforma po përditësohet. Mësuesja, Edlira Fregjaj, duke qenë se është dhe kordinatore e programit SMIP për shkollën, tha se u ka dhënë ndihmë edhe prindërve që kanë hasur vështirësi. Ndërsa drejtorja e shkollës tha se edhe vështirësitë kanë qenë të vogla. SMIP është sistemi kombëtar i të dhënave për arsimin parauniversitar në vend.

Read More