Author: tirana

Kryefjala e “Big Brother Vip 2” pa dyshim që është këngëtari Luiz Ejlli. Përveç lojës për çmimin e madh, Luizin në këtë realityshow e “rrëmbyen” edhe ndjenjat për Kiarën të cilat e shtynë që çdo ditë brenda në shtëpi të luftonte për moderatoren, derisa kjo e fundit i dha një mundësi. Pas fjalëve të bukura, deklaratave të dashurisë dhe kujdesit ndaj saj, së fundmi teksa çifti ishin duke biseduar me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës. Para se të ikin në Maldive (udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV), ata do të ndalen më…

Read More

Opozita ka thirrur qytetarët në shesh ditën e shtunë në 11 shkurt, për të protestuar kundër qeverisë dhe skandaleve të fundit. Pas kreut të PD, Sali Berisha dhe kreut të PL, Ilir Meta, edhe kryedemokristiani Nard Ndoka ka ftuar sqhiptarët të marshojnë në 11 shkurt përballë kryeministrisë. Në postimin e tij në Facebook Ndoka me ironi shkruan se protesta e 11 shkurti ka për të prishur festën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 14 shkurt.

Read More

Ish-zyrtarja e ministrisë së Financave, Alda Klosi del nga spitali dhe transferohet në paraburgim te burgu i grave 325. Mësohet se ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi është transferuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme në qeli. Ndërkohë, edhe Rozeta Dobi, ish-pastruesja e saj që akuzohet për grabitjen e parave, ndodhet po ashtu në këtë burg të grave. Nga ana tjetër, në dëshminë e saj pastruesja Rozeta Dobi pranoi se nuk kishte bërë asnjë vjedhje në shtëpinë e Aldës, por ka qenë kjo e fundit që ja ka dorëzuar paratë me qëllim mbajtjen e tij në ruajtje.…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku si pasojë ka mbetur një i plagosur. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” ku i plagosur ka mbetur shtetasi Dëfrim Pasha, 40 vjeç. Ka qenë vetë 40-vjeçari i cili është paraqitur pranë ambienteve të spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, ndërkohë pak minuta pas ngjarjes është bërë i mundur edhe arrestimi i autorit shtetasi me ininciale, L. Z., 38 vjeç.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Dibër pasi një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në njësinë Administrative Melan, ku për pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja me inicialet S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital. “Në njësinë Administrative Melan, Dibër, brenda në banesë ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë është lënduar shtetasja S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Read More

Gjatë një mbledhje me studentët, të cilët janë përfitues të bursave të lëndëve të shpallura si prioritet kombëtar, Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se shumë pak javë na ndajnë dhe paga minimale në vend do të jetë 40 mijë lekë. “Dua tju them një sekret, jemi ketu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur që të ndaj me ju.Paga minimale shumë shpejt do të shkoë në 40 mijë lekë dhe kur them shumë shpejt, çështje disa javësh dhe do të fillojë të aplikohet brenda pak muajsh për të gjithë, ne…

Read More

Ulja e çmimeve të naftës dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare kanë dhënë efekte në stabilizimin e nivelit të inflacionit edhe në Shqipëri i cili tashmë është në nivelin 7.4% duke pësuar dy ulje radhazi. Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare, Erald Themeli analizon se në tremujorët e ardhshëm, inflacioni do të jetë në rënie ndërsa ekonomia pritet të ketë ecuri më pozitive. Por pavarësiht kësaj drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë shprehet se do të vijojë rritja e normës bazë të interesit. Aktualisht kredia për bizneset dhe familjet vijon të rritet edhe pse ka pësuar një…

Read More

Nga marsi, të gjitha automjetet do të jenë në vëzhgim nga një pajisje inteligjente, e cila ka si qëllim evidentimin e mjeteve në qarkullim, që i janë shmangur pagesës së detyrimeve. Tre të tilla do të monitorojnë çdo mjet, në lëvizje apo parkim publik, për të parë nëse i kanë paguar taksat, kolaudimin apo siguracionin.“Jo vetëm tre, por ju siguroj edhe me një pajisje ne do të jemi në gjendje që për pak javë të kuptojmë se cila është situata reale me mjetet që nuk paguajnë taksat. Këto makina me të till pajisje do të vendosen në hyje kryesore qarkullimi…

Read More

Është zbardhur dëshmia e të arrestuarve për ngjarjen e regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në spitalin Infektiv në Tiranë, ku disa persona goditën me grushte një mjeke dhe dëmtuan dyert dhe dritaret e këtij institucioni. Policia arrestoi shtetasit Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç dhe procedoi penalisht shtetasit: K. S., 50 vjeç, E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç. Mësohet se dy të arrestuarit kanë dëshmuar para Policisë se kanë vepruar agresivisht për shkak se kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe të hidhëruar nga vdekja e familjarit. Ata kanë shprehur…

Read More

Zyrtarët turq janë takuar me menaxherët e lartë të Tëitter për të kërkuar ndihmë në atë që ata e përshkruan si luftë kundër “dezinformimit, lajmeve të rreme, raporteve të pavërteta dhe llogarive false”. Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se Turqia dëshiron heqjen e një numri llogarish, duke përfshirë një të drejtuar nga një parti opozitare kurde dhe një numër që u përkasin gazetarëve të konsideruar nga autoritetet turke si shumë kritike ndaj partisë në pushtet dhe shumë simpatike ndaj opozitës. Tashmë duket se ka kufizime në platformat e mediave sociale si Twitter dhe Tik Tok brenda Turqisë. Sipas grupit të monitorimit…

Read More

Sizmologu Shyqyri Aliaj i ftuar në Dritare TV theksoi se juglindja e Shqipërisë është një zonë sizmike. “Zonat më sizmike në Shqipëri nga magnituda e shkalla rihter, janë në lindje të Shqipërisë. Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, ishte me magnitudë 7. Ishte interesante në fakt pasi pati shumë dëme në banesa, por në dhjetor, për më pak se një muaj, të gjithë hynë në shtëpi të reja. Vitin e Ri e kaluan në banesa të rindërtuara. Durrësi ka më shumë rrezik. Edhe nga kushtet e tokës dhe terrenit, por edhe sepse është në bregdet. Ndaj…

Read More

Një 53-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar bën me dije se 53-vjeçari K.D teksa ka qenë duke punuar ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi: Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon…

Read More