Një i moshuar ka ndërruar jetë në Fushë Krujë pasi në banesën e tij ra zjarr. Policia njofton se dyshohet se shkak për këtë ngjarje të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një furnelë. “Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç. Për pasojë, i moshuari ka humbur jetën”, njoftoi policia. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Author: tirana
Me më shumë se 17.543 njerëz të vrarë dhe më shumë vdekje që priten të konfirmohen, tërmeti në Turqi e Siri është bërë një nga fatkeqësitë natyrore më shkatërruese në shekullin e 21-të. Më poshtë janë disa nga tërmetet e tjera të mëdha që kanë goditur që nga fillimi i mijëvjeçarit. Oqeani Indian, 2004Një tërmet me magnitudë 9.15 afër ishullit Sumatra shkaktoi një cunami në Indonezi, Tajlandë, Indi, Sri Lanka dhe vende të tjera, duke vrarë të paktën 230,000 njerëz. Haiti, 2010Kryeqyteti i Haitit Port-au-Prince u shkatërrua nga një tërmet me magnitudë 7.0, i cili vrau rreth 316,000 njerëz dhe…
Për njerëzit që po mendojnë të lëvizin, renditja e vendeve sipas standardit të tyre të jetesës mund të jetë mjaft e dobishme. Por kur ka fëmijë në ekuacion, atëherë ka shumë faktorë për t’u marrë parasysh, si kujdesi mjekësor, stabiliteti financiar, sistemi arsimor ose të ardhurat mesatare. Sigurisht që duhet të kontrollohen politikat rreth familjes, ekzistenca e hapësirave për fëmijë si parqe dhe kënde lojërash, mundësitë për kontakt me natyrën dhe sa të lumtur janë fëmijët në zonë. Bazuar në këta faktorë, Unicef -i krijoi ‘kartat e tij të raportit’ për mirëqenien e fëmijëve. Lista përfshin vende nga Evropa dhe Azia. Në krye është…
Ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka botuar sot një libër të titulluar “Nën mbrojtje të lartë”. Marty, ish-raportues i Këshillit të Evropës, vazhdon të jetojë nën mbrojtje policore në Tiçino të Zvicrës mbi dyshimet për pranimin e kërcënimeve nga Serbia në vitin 2020. Lajmin për botimin e librit të njeriut që në vitin 2011 përpiloi raportin mbi përfshirjen e drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trafikim organesh, e ka raportuar sot gazeta zvicerane “Le Temps”, transmeton Paparaci. Siç shkruan “Le Temps”, libri “Nën Mbrojtje të Lartë” do të botohet nga shtëpia botuese, Editions Favre. Megjithatë, media zvicerane nuk…
Teksa dosja për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kaluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK në njoftimin zyrtar ka deklaruar se ka ndarë një çështje penale ku po heton për veprën penale të korrupsionit. I ftuar sot në News24, Mediu shprehet se ky proces është tërësisht politik dhe mediat dhe nuk ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit. “Proces politik dhe mediat që nuk ka të bëjë me çështjen e Gërdecit. Kjo çështje e 2009 është përcjellë pa asnjë shtesë, po me të njëjtën dosje dhe prokurorë, dhe për më tepër nga pikëpamja procedurale është një çështje e parashkruar, dhe sillet…
Shkëmbimi i informacionit në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë, bëri të mundur kapjen në Itali të një 33-vjeçari të kërkuar ndërkombetarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Gjatë 24 orëve të fundit, 33-vjeçari, shtetasi i tretë i kërkuar ndërkombëtarisht që vihet në pranga falë bashkëpunimit me partnerët. Si rezultat i i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore italiane, u bë i mundur lokalizimi, kapja në Itali dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: R. G., 33 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë…
Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 arrestuan shtetasin L. A. (N)., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një aparat celular dhe një çantë, në një dyqan. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më parë ka vjedhur një tjetër aparat celular, në rrugën “Abdyl Frashëri”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 ndaluan shtetasin J. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme, në një dyqan, si dhe ka kryer vepra të turpshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve…
Ndonëse trajneri Giovanni Colella duket i dorëzuar për titullin kampion, te Partizani shpresojnë se ekipi ka potencial për të kapur Tiranën në krye. Kjo edhe për faktin se këtë fundjavë bardheblutë luajnë në Shkodër kundër Vllaznisë dhe mund të ndalen, por nga ana tjetër, të kuqtë duhet të marrin maksimumin në Ballsh ndaj Bylisit. Lajmi i mirë është se Partizani do të ketë edhe dy lojtarë më shumë në dispozicion. Bëhet fjalë për dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bilali dhe Selmani, të cilët nuk kanë më probleme me dokumentacionin.
Një rrëfim i Diola Dostit në shtëpinë e “Big Brother” ka pushtuar rrjetin, pasi nutricionistja ka treguar se është dashuruar me një burrë 77 vjeç. Në një bisedë me Dea, ajo tregon se dashurohet me mendjen e njerëzve, teksa rrëfen se kështu ka ndodhur me një 77 vjeçar që fliste në rrjetet sociale. “O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve…
14 shkurti është Shën Valentini dhe i vetmi çift në “Big Brother VIP 2”, Luizi dhe Kiara kanë nisur të mendojnë për njëri-tjetrin. Moderatorja dëgjohet të thotë “ishalla është ngrohtë më 14 shkurt do hidhem në pishinë bashkë me Luizin. Dua një fustan të kuq të gjatë saten ju lutem”. Edhe Luizi mendon sërish për lojë dhe në një bisedë me Valbona Memën duket i shqetësuar se mos e nominojnë Kiarën. Luizi: Duhet me saju naj gja unë se po i bien të gjithë këta në 14 po e nominojnë. Valbona: Duhet të jesh shumë i kujdesshëm se përderisa e…
Këtë të enjte, Edi Rama ka pritur në një takim në Kryeministri një delegacion siç ai e përshkruan, më të bukurin që i kanë parë sytë. Mes fëmijëve është edhe djali i vogël i Ramës, Zaho. Në fotot e publikuara në Facebook, Rama ka zbuluar edhe ambiente të veçanta që ka Kryeministria.
Një moment mrekullie është regjistruar në Hatay të Turqisë, ku plot 60 orë pas tërmetit që u ka marrë jetën mijëra personave, një jetë e vogël është shpëtuar. Bëhet fjalë për një foshnje 20-ditëshe, e quajtur Kerem Ağırtaş që u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte. Ajo çfarë e bën më të ndjeshme situatën është fakti se teksa e nxorën nga rrënojat të gjallë, ekipet e shpëtimit i gjetën në duar foshnjës flokë të nënës së tij.