Author: tirana

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka administruar akt-ekspertimin e ngarkesës së kokainës së fshehur në plehun artificial që u kap në Frakull të Fierit. Ndryshe nga përllogaritja fillestare për një total prej 430 kg kokainë, ka rezultuar se sasia e drogës së ardhur nga Kolumbia shkon në 485 kg. Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe, Viktor Cervanaku. Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 nga të arrestuarit për kokainën e mbërritur në pleh artificial…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti këtë të enjte të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Xhaçka vlerësoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht vëmendjen e posaçme të Britanisë ndaj situatave që prekin rajonin. Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ata vlerësuan faktin që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë njohur rritje me 160% gjatë vitit 2022.

Read More

Tërmetët që goditën frikshëmTurqinë dhe Sirinë, janë ndjerë deri në Grenlandë. Lëkundje të tokës u regjistruan rreth 5472 km larg nga vatra në bregun lindor të Grenlandës, rreth tetë minuta pas goditjes me magnitutë 7.8 Rihter. “Tërmetet e fuqishme në Turqi u regjistruan qartësisht në sizmografët e Danimarkës dhe të Grenlandës”,-tha sizmologia Tine Larsen nga Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës dhe Grenlandës. “Valët nga tërmeti u kapën nga sizmografët në ishullin danez të Bornholm-it, rreth pesë minuta pas nisjes së lëkundjeve. Kurse, tetë minuta pas tërmetit, lëkundjet arritën deri në bregun lindor të Grenlandës, duke u përhapur më tej në të…

Read More

Në “Big Brother Albania Vip 2”, loja ndryshon nga momenti në moment. “Krisja” e miqësisë me Oltën e ka shtyrë Dea Mishel që të gjejë ngushëllim tek Tea, apo edhe të ndajë biseda të ndryshme me të. Dea i tha Teas se kishte folur me Bledin për situatën e krijuar “Prime” e kaluar me Luizin. Sipas saj, Bledi i kishte thënë se ajo u duk si “vrasëse” me atë që i bëri Luizit, duke dërguar në nominim atë, Kiarën dhe Efin. Sipas Deas, Bledi i kishte thënë se u tregua gjakftohtë që nuk reagoi fare në asnjë moment, ndonëse Luizi…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste. SPAK-u ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetim. Në kallëzimin e bërë nga PS-ja dhe Ministria e Drejtësisë thuhet se faktet e reja të bëra publike në media tregojnë qartë se urdhrat për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë për të shtënë ndaj personave të pafajshëm. PS-ja thotë se s’ka qytetar që nuk e ka kuptuar se urdhëruesit e këtyre vrasjeve ishin Sali Berisha e Lulzim Basha. Në dokument i referohen…

Read More

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dënuar ngjarjen me grupin e gazetarëve që u kërcënuan dhe u mbajtën peng për 30 minuta nga persona të armatosur. AMA kërkon që rasti të hetohet dhe autoritetet të zbardhin sa më parë rrethanat e ngjarjes dhe personat përgjegjës. Grupi i xhirimit filmonte gërryerjen e paligjshme të lumit “Zezë” në Nikël të Krujës. Reagimi i plotë Pamjet e transmetuara të mërkurën në mbrëmje (08.02.2023), në emisionin investigativ “Fiks Fare” në televizionin Top Channel, janë shumë shqetësuese për lirinë e ushtrimit të profesionit nga një grup xhirimi që hetonte një rast paligjshmërie në afërsi të Niklës…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja nga Kryesia e Kuendit tha se në muajin janar ka dorëzuar në parlament propozimet për ndryshime në ligjin për nënpunësin civil. Në një deklaratë për mediat, ai tha se me këto ndryshime do të bëhet e mundur që nënpunësit publikë të mos shantazhohen nga qeveria “Rama 3” për të marrë pjesë në takime elektorale të mos jenë pjesë e platformave digjitale ku synohet të arrihet propaganda qeveritare. “Këto propozime vijnë pas një pune tre mujore ne konsultim me ekspertë të fushës, me punonjës të administratës publike si dhe me të gjithë faktorët dhe aktorët…

Read More

Përgjatë ditës së djeshme në media është folur për aplikacionin digjital “Aktivisti” të cilin opozita e konsideron “mjet presioni” mbi administratën publike. Në rrjet po qarkullon një listë me emrat e personave të regjistruar në aplikacion, pretendoi opozita e vendit duke derdhur një lum akuzash ndaj maxhorancës socialiste.“Administrata detyrohet, skandal pjesëmarrja e prokurorëve. Drejtësia duhet ta hetojë si një krim zgjedhor”, u shpreh kreu i PL, Ilir Meta. Ndërsa deputeti socialist, njëherazi edhe sekretari digjital i PS-së, Etjen Xhafaj u shpreh se “Lista është manipuluar. Do ta ndjekim në një rrugë ligjore”. Por si qëndron e vërteta? Fakti është që…

Read More

Ditën e shtunë do të mbahet protesta e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha dhe vjen pas dosjes së bujshme “McGonigal” që prek sipas PD-së, edhe kryeministrin Edi Rama dhe e bën atë përgjegjës në tentativën për të asgjesuar opozitën në vend. Berisha ka publikuar edhe një spot, ku fton qytetarët në protestë. “Më 11 shkurt në ora 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës! Tirana derdhet në rrugët dhe sheshet e saj”,-shkruan Berisha.

Read More

Amerikania që mbështeste dikur Sali Berishën, por që tashmë Evi Kokalari ka në plan që të krijojë partinë e saj konservatore e të garojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2025. Pasi lajmëroi se do të hapë një parti të re, Partinë Konservatore Shqiptare, Kokalari duket se i ka të qarta planet dhe ka publikuar edhe një poster ku kërkon ndryshimin nën sloganin “Shpëto Shqipërinë”. Kokalari sheh si mbështetje të saj për ndryshimin në vitin 2025 disaporën, për të cilët thotë se janë të vetmit që mund të ndryshojnë mentalitetin politik në Shqipëri, bashkë me…

Read More

“Direction” u kodua një operacion i policisë së Tiranës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dozave të kokainës dhe të kanabisit, duke vënë në pranga dy persona. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi M. K., 27 vjeç dhe…

Read More