Mbrëmjen e sotme ka marrë flakë një banesë në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik në Elbasan. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mbajtur flakët nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në këtë banesë. Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një defekt në sistemin elektrik të shtëpisë.
Author: tirana
Biseda mes Bledit dhe Oltës vazhdoi edhe më tej në oborrin e shtëpisë. Bledi i drejtohet Oltës duke i thënë se ajo do vëmendje, e acaron dikë dhe kjo është aftësia e saj. Sipas tij nuk është luanesha Kiara në atë shtëpi, por Olta. Ndërsa Luizin e quajti luan. Ai shprehet se vetë është tigri, që akoma po rritet. Për të është e rëndësishme të sulmoj dikë që e tepron dhe të afrojë dikë që bënë diçka me vlerë. Bledi i tha Oltës që është një lojtare e fortë shumë dimensionale. Bledi: Në finale, të dua ty në mes, unë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se aplikacioni “Aktivisti” i Partisë Socialiste, është një aplikacion terrorist që kërcënon administratën. Berisha i bëri thirrje Mark Zuckenbergut dhe Elon Musk të mbyllin këtë program nga rrjetet sociale. Berisha tha se maxhoranca po përpiqet që t’i bëjë të pamundur opozitës qëndrimin në Parlament dhe sipas tij në këtë institucion komandojnë ata që ai i quan banditë të PS-së. “I shkuan me raport për Saimir Tahirin, por çfarë tha ai. Këto sjanë gjë tha ai. Por kur erdhi dosja nga Italia, ai tha se shqiptarët janë të mësuar me gjyqet komuniste. E…
Dy ditë para protestës së paralajmëruar para kryeministrisë, Sali Berisha ka takuar sot në selinë e PD anëtarët e degëve 8 dhe 10 të Tiranës. Kreu i PD u shpreh ndër të tjera se afera e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI, McGonigal, është e njohur në mbarë botën dhe se sipas tij është një akt që vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA. “Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por këtë fushë për SHBA, vendet anëtare të NATO. Aktin që ka bërë Rama mund ta bënte vetëm një…
Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kalimi nga brune në bjonde është një ndryshim që shoqërohet me jo pak efekte të padëshiruara për flokët, por për të minimizuar këto të fundit, ju duhet të jeni të përgatitura për ato që do t’ju ndodhin kur dekoloroni flokët. Do t’ju djegë skalpi Se sa shumë do t’ju djegë lëkura e kokës varet nga ngjyra e flokëve, sasia e peroksidit që është përdorur dhe sa pranë rrënjës i keni lyer flokët. Nëse filloni me flokë të errët, do të duhen dy seanca për të arritur ngjyrën platin dhe me shumë mundësi do të ndjeni dhimbje. Por ju mund të…
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka reaguar pasi SPAK kaloi për gjykim në GJKKO në ngarkim të tij nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” sipas Kodit Penal dhe ushtarak. Në një reagim në Facebook, Mediu thotë se kalimi për gjykim i dosjes është formalizim i veprimeve në kundërshtim me ligjin të bëra nga SPAK. Sipas Mediut, rihapja e dosjes dhe vazhdimi i hetimeve nga SPAK janë veprime antiligjore. Ish-ministri i Mbrojtjes mohon që tragjedia e Gerdecit të ketë ndodhur për shkak të urdhrave të tij në atë kohë. “Dërgimi për gjykim në GJKKO i çështjes penale në ngarkimin tim, është…
Prej një viti e gjysmë, Floriana Garo është zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe një prej imazheve më përfaqësuese të saj. Pas një karriere të suksesshme në televizion, jetës në Zvicër dhe krijimit të familjes, Floriana u kthye në Shqipëri për të përmbushur një ambicie që erdhi në një periudhë më të pjekur të jetës. E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan për të ndarë rrugëtimin mes politikës dhe familjes, Floriana ndalet edhe te marrëdhënia me kryetarin e Partisë Demokratike. Ajo konfirmon se është një pjesë të mirë të kohës pranë tij dhe ndan edhe disa detaje të panjohura…
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka reaguar në lidhje me lajmin që qarkulloi se ai ishte pjesë e aplikacionit të Partisë Socialiste, “Aktivisti”. Balla pohon se nuk e ka shkarkuar apo përdorur ndonjëherë aplikacionin në fjalë dhe se nuk e ka as idenë për çfarë shërben kjo lloj platforme. Kreu i KLP-së thekson se magjistratët janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë. Reagimi: Kryetari i KLP-së zoti Alfred Balla sqaron gjithë gazetarët e medias në lidhje me…
Aktori Amos Zaharia ka bërë reagimin e tij të parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip.” Ish-banori ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku falenderon mbështetësit e tij dhe shprehet i lumtur që po i rikthehet “jetës.” Aktori ka kërkuar gjithashtu ndjesë për shakatë e tij, sipas tij të keqkuptuara, dhe për qëndrimet e tij ndaj banorëve të tjerë. “Shumë prej jush që më njohin e ma dinë humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime,…
Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën. Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London. Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje. Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër…
Policia e Fierit ka njoftuar se rreth orës 17:30 në fshatin Mbyet dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të një infarkt një 34-vjeçar me inicialet E. M i cili ishte punonjës në bashkinë e Fierit. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.