Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj një mjekeje në spitalin infektiv në QSUT. Dy persona u arrestuan, ndërsa tre të tjerë janë në hetim. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit. MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para…

Read More

Big Brother është kthyer tashmë një fenomen në shoqërinë shqiptare, madje as politikanët nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë. Me sa duket një ndjekës i rregullt qënka dhe Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë së Ilir Metës. Në një sondazh online në një prej faqeve në facebook, Petrit Vasili ka komplimentuar Kiarën për zgjedhjen që bëri këtë të martë duke nominuar Oltën, Dean dhe Tean.

Read More

Një fëmijë 8 vjeç është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit pas dy ditësh i bllokuar në ndërtesën e shembur. Fotot e publikuara tregojnë momentin emocional teksa përqafon mes lotësh nënën e tij. Që nga e mërkura, më shumë se 11,000 njerëz kanë humbur jetën në Turqi në Siri, duke e bërë tërmetin tronditës të të hënës më vdekjeprurësin në botë. Kërkimet për të mbijetuarit e mbetur vazhdojnë.

Read More

Partia Demokrarike prezantoi sot në Kurbin, kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, Genc Doçi. Ka qenë Enkelejd Alibeaj që ka prezantuar kandidatin Doçi me strukturat drejtuese të degës së PD. Takimi u zhvillua sot pasdite në Kurbin, ku kandidati Doçi u shpreh se për Kurbinin duhet një ndryshim për tja kthyer qeverisjen qytetarëve dhe jo pushtetarëve të korruptuar që e kanë mbajtur peng këtë bashki vitet e fundit.

Read More

Tan Brahimi, aktori shkodran u prit nga Luizi ku edhe treguan se kanë miqësi nga jashtë, ndërkohë që Bledi u prit nga Dea Mishel me të cilën kanë punuar për një kohë në “E diell”. Ndërkohë jashtë, publiku thotë fjalën e tij nëpërmjet shifrave. Aktori Tani Brahimi u fut në “Big Brother” me vetëm 2 mijë ndjekës në profilin e tij në Instagram dhe në këto momente numëron 28 mijë ndjekës. Pra 22 mijë followers i janë shtuar aktorit në më pak se 24 orë. Nga ana tjetër gazetari Bledi Mane numëronte 19 mijë followers kur u bë pjesë e…

Read More

Komplimenti që Luizi i bëri Teas pas përfundimit të spektaklit, ka irrituar disi Kiarën. “Ti sot ke qenë më e bukura. Pasha Zotin! Sinqerisht! Si sot s’ke qenë asnjë ditë. Makeup, flokë, m’ke lënë pa mend. I thashë Amosit na ka ardh banore re.” Ndërsa Kiara e cila ishte prezente, ia ktheu Luizit me të qeshur: “Mirë, mirë, boll tashi me këto, se shumë komplimente po i bën.”

Read More

Burbuqe Vidhani, një 54-vjeçare është arrestuar dhe dënuar si tutore për shfrytëzim prostitiucioni, akuzë të cilën vazhdon ta mohojë dhe pretendon në pafajësi. Në një intervistë me gazetarin Spartak Koka, Burbuqe Vidhani ka rrëfyer si ishte jetesa e saj në burg. Ajo flet për vështirësitë, pakënaqësitë me shoqen e qelisë dhe për mërzinë që askush nga familjarët e saj, burri dhe fëmijët, nuk shkuan ta takonin për 4 muaj me radhë. Spartak Koka: A ishte e vështirë jeta në burg? Si mund të ma përshkruash? Burbuqe Vidhani: Shumë keq ishte, shumë keq. Do duroja ato shoqet atje, ato që ishin…

Read More

Volkan Kahraman, ish-futbollist i kombëtares austriake, ka ndërruar jetë pas një përplasjeje fizike me një tjetër person. Kahraman raportohet se është qëlluar për vdekje pas një sherri banal në rrugët e Vjenës me personin i cili dyshohet se ishte një i njohur i tij. Më pas, autori 46-vjeçar është vetëvrarë. Ish-mesfushori Kahraman, e nisi karrierën në vitin 1997 te Fejnord i Roterdamit, duke kaluar më pas në klube të ndryshme në Austri. Në fillimin e viteve 2000, ai ka luajtur tre ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij.

Read More

Mungesa e hekurit shpesh është e nën diagnostikuar dhe e pazbuluar. Tregoni kujdes ndaj shenjave që paralajmërojnë anemi të mungesës së hekurit. Lodhja është ndoshta simptoma që zakonisht lidhet me mungesën e hekurit. Arsyeja e lodhjes? Mungesa e oksigjenit që rrjedh përmes trupit tuaj. Kur keni anemi ju keni më pak qeliza të gjakut për të transportuar oksigjen në organet vitale të trupit. Kjo deficensë e oksigjenit është globale dhe mund të shkaktojë simptoma të paqarta si lodhja, dhimbja e kokës dhe dobësia. Thënia e vjetër mund të jetë “Kur keni duar të ftohtë jeni të sinqertë”, por duart e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është hapur gara për 3 konkurse ndërkombëtare për 3 stadiume në vendin tonë. Në një postim në Facebook, Rama bën të ditur se bëhet fjalë për stadiumet e futbollit të Vlorës, Durrësit dhe Korçës. “U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit, Korçës të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”, ka shkruar Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Read More

Nëse jeni adhuruese e makeup-it, është mirë të dini si ndikon ai në lëkurën tuaj. Nëse jeni nga ato që e doni shumë grimin dhe lyheni çdo ditë, duhet të dini se ka mundësi që të dëmtojë lëkurën tuaj. Ja se çfarë mund të ndodhë me lëkurën tuaj nëse bëni grim çdo ditë: Aknet Nuk kishim nevojë t’jua tregonim, por shumë shtresa të grimit shpesh çojnë në puçrra. Nëse tashmë keni akne, mund të përkeqësohet nëse nuk e lini lëkurën tuaj “të marrë frymë”. Pore të bllokuara Siç thamë më lart, grimi bllokon poret dhe lëkura nuk mund të marrë…

Read More

Një nga të mbijetuarit e tërmetit në Siri, Abdulrahman Ali al-Mahmoud, ka rrëfyer i pikëlluar sesi humbi 20 anëtarë të familjes së tij. Në videon e publikuar nga “Reuters”, Mahmoud dëgjohet teksa tregon me dhimbje se si e bija dhe bashkëshortja humbën jetën në krahët e tij.   “Vajza ime e vogël vdiq në krahët e mi dhe gruaja ime vdiq pranë meje…Nuk e di kush e varrosi vajzën time… ne donim ta varrosnim pranë nënës së saj, askush nuk po na përgjigjej.” “Ne do të jetojmë në një realitet tjetër. Do të doja të kthehesha në jetën time normale,…

Read More