Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy të rinj nga Puka, Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku, të cilët tentuan që të shisnin disa mina me telekomandë për llogari të një grupi kriminal, në këmbim të 10 mijë eurove. Ndërkohë janë sekuestruar 3 mina të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Himarë, si rezultat i një hetimi disajavor me metoda proaktive, nën…
Author: tirana
Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King Smith ka dhënë disa mesazhe sot nga Elbasani. Diplomati i Britanisë ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të do të sanksionohen politikanë dhe bisnesmenë shqiptarë, në mënyrë që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Ai ka folur për zgjedhjet e 14 majit, duke thënë se kandidatët për kryebashkiakë duhet të jenë larg korrupsionit. Mes të tjerash Smith foli dhe për emigracionin e paligjshëm, duke thënë se qeveria e Britanisë do të marrë aksione kundër trafikantëve. “Gjatë këtij viti do të ketë aksione të mëtejshme. Gjatë vitit 2023 do të sanksionohen politikanë dhe bisnesmenë shqiptarë.…
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, motra e aktores, Gerta Gixhari ka deklaruar se më shumë përshtypje i ka bërë reagimi i dy opinionistëve, të cilët kur Olta po qante, nisën të qeshnin me reagimin e saj. “Më erdhi shume keq për reagimi ne dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej…
Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se pjesë e listës së personave që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ të PS-së janë edhe emra të njohur që nga ish prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e deri tek Alfred Balla, anëtar i KLP. Ajo tha se në këtë rast opozita nuk ka kujt t’i drejtohet për hetim për shkak se vetë prokurorët dhe gjyqtarët janë pjesë e këtij aplikacioni. “Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë…
Pas eliminimit të Amosit, Dea pati një debat me Oltën. Asaj i bëri përshtypje fakti që Olta qau aq shumë për largimin e Amosit duke thënë se i ishte dukur shtirje. Duke folur me Tean, Diolën dhe Nitën, ajo tha se arsyeja pse ajo ka qëndruar gjatë kësaj kohe me Oltën, ka qenë vetëm Amosi. Ajo shtoi se ka pasur raste kur ka dashur të ndërhyjë në disa biseda, por Amosi nuk e ka zgjatur një çështje, për këtë arsye nuk ka reaguar për disa situata të caktuara. Dea shtoi se reagimi i saj ndaj Oltës, ishte i tillë, pasi…
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar protestën e opozitës e cila është planifikuar për këtë të shtunë. Në një intervistë në NeWs 24, Veliaj theksoi se demokracia funksionon tek kutia e votimit. Veliaj tha se politika e djegies dhe e bllokimit ka treguar se sjell vetëm humbje. “Edhe ata kanë kuptuar që kjo është një politikë që jo vetëm nuk sjell vota, përkundrazi pakëson edhe ato vota që kanë. Është diçka që nuk ka sjellë fitoren e askujt dhe nuk më rezulton që është një taktikë që funksionon. Kështu që patjetër që protestat duhet të lejohen por të thuash që ik…
Presidenti Zelensky në mbyllje të fjalimit të tij, i ka dhuruar Hoyle, kryetarit të Dhomës së Komunave, helmetën e një piloti luftarak ukrainas. “Kjo është një nga asetet më të suksesshme dhe i përket një prejt mbretërve tanë”, tha Zelensky. Në helmetë shkruhet: “Ne kemi lirinë, na jep krahë për ta mbrojtur atë”. Sipas The Guardian dhurimi i helmetës së një piloti të forcave ajrore ukrainase nga Zelenskiy është një vendim i zgjuar, pasi udhëheqësi ukrainas u kërkoi aleatëve avionë luftarakë.
Një 37-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi tregtonte lëndë narkotike, ndërsa shpërndarjen e kryente duke përdorur linjat e transportit ndërqytetës. Bashkë me të, janë arrestuar edhe dy perona të tjerë, që sipas policisë dyshohet të kenë bashkëpunuar në këtë aktivitet të paligjshëm. Njoftimi i policisë: Operacioni u finalizua pas hetimeve trejavore nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Pogradecit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Transportonte lëndë narkotike, ndërkohë që udhëtonte si pasagjer në një mjet të transportit publik, vihet në pranga 37-vjeçari. Vihen në pranga edhe 2 shtetas që…
Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi i Shqipërisë 10 ditë 8 deputetë të opozitës. Këta të fundit një javë më parë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati. Në këtë kërkesë nga PS, depozituar ne Kryesinë e Kuvendit thuhet se këta deputetë ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mblidhen të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar më 11 shkurt. Meta tha për mediat se e gjithë bota duhet ta dijë se kush është kjo qeveri. “Nuk ka maxhorancë, maxhoranca është një bandë. Të gjithë shqiptarët që i thonë vetes patriot, e kanë një detyrë që t’i japin fund këtij cirku të shëmtuar. Të gjithë një 11 shkurt, atje, të mbrojmë atdheun, familjen. Boll më me skuthin 1 dhe skuthin 2. Ata e kanë vendin, atje ku e ka ai njeriu që…
Në Kahramanmaras, një foshnjë 1-vjeçare dhe nëna e saj shtatzënë u shpëtuan nga rrënojat 56 orë pas rënies së tërmetit. Raportohet se nëna e mbajti gjallë vajzën e saj, Masalin, duke u ushqyer me gji. Shikoni KËTU momentin e shpëtimit të nënës dhe vajzës. Ndërkohë që shumë me shpejt është nxjerrë nga tërmeti babai i vajzës, ndërsa tani të tre janë duke marrë mjekim në spital
Kahramanmaras ishte epiqendra e tërmetit të dytë që goditi Turqinë të hënën dhe ndodhet vetëm rreth 40 milje në veri të epiqendrës së të parit. Duke folur me gazetarët, Erdogan pranoi se kishte pasur probleme me reagimin fillestar të shtetit ndaj tërmetit, por këmbënguli se situata ishte “nën kontroll”. Gjatë vizitës së tij, ai është takuar me disa nga të mbijetuarit e tërmetit që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës.