Author: tirana

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2”, mbrëmë u futën tre banorë të rinj, e njëri prej ka një “mison”. Pa kaluar një orë nga qëndrimi i tij në shtëpi, gazetari Bledi Mane u fut direkt në lojë. Biseda e tij me këngëtarin Luiz Ejlli zgjati për më shumë e 30 minuta, ku Bledi i tha atij se ai ka paqëndrueshmëri mendore. Kjo për shkak se Luizi, ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon e kërcënon. Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në…

Read More

Këtë të mërkurë, banorët në ish-godinat e Qytetet Studenti dolën në protestë para Kryeministrisë, pasi janë shkëputur nga programi i rindërtimit. Ata thanë se kanë mbetur në qiell të hapur, pasi bonusi i qirasë është ndërprerë më datë 27 dhjetor. Kujtojmë që në tërmetin e 26 dhjetorit të vitit 2019, disa godina në QS pësuan dëmtime. Po ashtu banorët kanë bërë thirrje për t’u rifutur në programin e ndihmës së tërmetit, duke u dhënë banesat e premtuara nga qeveria. Nuk vonoi shumë, dhe gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës ditën e sotme, u bë me dije një lajm i…

Read More

këtë të mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Në listën e çështjeve që do të shqyrtohen vihet re se Partia Demokratike është lënë jashtë, pavarësisht se në 29 janar, grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve. Komisoni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton vetëm listat e dorëzuara nga Partia e Lirisë, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate.

Read More

Në këto ditë acari, shumë shkolla në vend nuk kanë ngrohje. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kërkuar për pajisjen me ngrohje për 28 shkolla. Ajo ka bërë me dije se në disa shkolla të zyrave arsimore Dibër dhe Devoll orët e mësimit janë reduktuar me 10 minuta. “Për sa i takon situatës në terren dhe raportimeve në mënyrë të vazhdueshme nga zyrat arsimore, kemi kërkuar në mënyrë urgjente pajisjen me sistem ngrohjeje të 28 shkollave nga ana e bashkive respektive. Ngrohja e institucioneve arsimore bëhet në disa mënyra: ngrohje qendrore me kaldajë, kondicionerë, ngrohës me energji elektrike, si dhe…

Read More

Numri i viktimave nga tërmetet shkatërrues që goditën Turqinë dhe Sirinë ka kaluar 9638 persona, sipas autoriteteve të të dy vendeve. Në Turqi, numri i të vdekurve konfirmohet mbi 7100, ndërsa rreth 41 mijë të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur. Ndërsa në Siri, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet qeveritare, por edhe forcave rebele, numri i viktimave ka kaluar 2500. Të gjitha agjencitë lokale dhe ndërkombëtare që po punojnë në terren dhe po monitorojnë situatën raportojnë se shifrat do të rritet edhe më tepër. Edhe pse shumë njerëz kanë mbetur ende nën gërmadha, shpresa për t’i nxjerrë të…

Read More

Deputetët e Partisë Demokratike, të pranishëm këtë të mërkurë në Komisionin e Etikës, kanë refuzuar përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi pasi bllokuan Foltoren. Sipas deputetëve të PD, kërkesa e PS-së është jashtë afateve. Vokshi u fut live në Facebook nga mbledhja e Komisionit të etikës, pasi kjo e fundit po zhvillohet me dyer të mbyllura. Opozita kërkoi që mbledhja të hapet për mediat, pasi sipas saj rregullorja nuk e përcakton që të mbahet me dyer të mbyllura. “E kuptoj që jeni në siklet sepse ky gjyq që po bëni ju, gjyq politik, edhe sigurimi i shtetit do ua kishte…

Read More

Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit italian “Sanremo 2023”, që këtë vit shënon edicionin e 73-të. Si bashkëprezantuese, Chiara Ferragni ka goditur fort me mesazhet, që i dha përmes veshjeve. 4 fustane për çdo mesazh që ajo dëshiroi të përcillte, nisur nga përjetimet personale të gjykimeve që ka hasur për shkakun që është grua dhe nënë gjithashtu! Ferragni ngriti zërin fort që femrat të ndjehen lirisht seksi dhe ta ekspozojnë sensualitetin e tyre, pa patur frikë nga paragjykimet, urrejtja e komentet negative! Ajo shprehu dëshirën që vajzat e vogla sot të lirohen nga “kafazi” dhe rregullat patriarkale të…

Read More

Shpresa vdes e fundit, edhe pse 10 rajone në Turqi dhe disa në Siri janë duke vuajtur pasojat e një katastrofe natyrore, me tërmete shkatërruese. Pavarësisht vështirësive, ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën dhe ende kanë shpresa për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënoja. Një video prekëse në Siri tregon sesi një djali i quajtur Mohummad, iu dha ujë për të pirë nga një tapë shishe para se të nxirrej nga rrënojat. Ai kishte 45 orë i bllokuar në rrënoja.

Read More

Pas vizitës në SHBA, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur këtë të mërkurë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është pritur nga kryeministri Rishi Sunak. Vizita e Zelensky në Londër është vetëm e dyta e tij jashtë vendit të tij që kur Rusia pushtoi Ukrainën pothuajse një vit më parë, pas vizitës së tij në Uashington DC në dhjetor. Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak tha se vendi i tij do të zgjerojë trajnimin për pilotët luftarakë dhe marinsat, ndërsa premtoi gjithashtu një investim afatgjatë në ushtrinë e Ukrainës. “Vizita e Presidentit Zelensky në MB është një dëshmi e guximit, vendosmërisë dhe…

Read More

Shqipëria po përballet me temperatura nën 0 gradë C këtë javë, ndërsa termometri ka shënuar rekord në qarkun e Shkodrës. Gjatë mbrëmjes së kaluar rekordin e temperaturave e mban Qafa e Thorës me – 22 gradë C, ndërsa në Vermosh, ato kanë arritur deri në -17. Në akset Bogë-Theth dhe nga Leqet e Hotit e Deri në Vermosh, ka prani ngricash dhe këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Read More

Që pas rihapjes së dosjes “Gërdeci”, SPAK-u dërgon për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, kjo për “shpërdorim detyre”. SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Janë prindërit e 7-vjeçarit, Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, të cilët i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut. Njoftimi nga SPAK Prokuroria e Posaçme…

Read More

Reshjet e shiut kanë pushuar në të gjithë vendin por temperaturat e ulëta kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. Autoriteti Rrugor Shqiptar, informon se qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset dhe se është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. “Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Read More