Author: tirana

Publiku ka vendosur që banori që duhet të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2” është Amos Muji Zaharia. Aktualisht në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë mbetur 10 banorë, por pritet që të ketë hyrje të reja. 

Read More

Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër bënin “biznes” me fëmijën e palindur duke e shituar për 5000 euro, të tjera detaje u publikuan mbrëmjen e së martës. Babai i fëmijës, sapo ka mësuar se nusja e tij ishte 7- muajshe shtatzënë dhe kishte djalë është shprehur se bashkëshortja e tij do lindë brenda muajit. Kjo me pretekstin se gruaja e tij i lindë fëmijët shtatanik. Ndërkohë që më parë ai i kishte kërkuar të infiltruarit të Fiksit një parapagesë. Gjë të cilën ky i fundit nuk ia dha, sepse që në fillim me Nuredinin kishin…

Read More

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, është kërcënuar përmes një letre që ka mbërritur në orët e fundit në Farnesina. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat thonë se kjo ngjarje vjen pas sulmeve të fundit të anarkistëve ndaj ambasadave italiane në Berlin dhe Barcelonë (dhe më parë në Athinë) dhe marshimeve të dhunshme në Romë dhe Milano për të kërkuar nxjerrjen nga regjimi 41 bis të Alfredo Cospito (anarkisti i burgosur në burgun e Operas). Ndërkohë autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie, për të mbikqyrur ministrin pas kërcënimeve, por edhe institucionet italiane brenda dhe…

Read More

Drogë e alkool edhe në radhët e adoleshentëve. Ky është trendi më i fundit që po tërheq frikshëm edhe moshat 13-14 vjeç, të cilët e nisin si eksperiment apo për të qenë pjesë një grupi shoqëror duke i shndërruar më pas në varësi. Pjesa më e madhe nisin gjatë një feste ditëlindjeje apo në kubet e natës në fundjavë. Sipas mjekëve të toksikologjisë po rritet frikshëm edhe numri i përdoruesve vajza dhe fatkeqësisht kjo ndodh edhe nëpër shkolla. Kombinimi i substancave narkotike me alkoolin është një tjetër trend për frekuentuesit e jetës së natës, të cilët jo pak herë përfundojnë…

Read More

Babai i banores së Big Brother VIP, Dea Mishel, Bujar Hoxha në një lidhje me skype në emisionin “Ftesë në 5” reagoi për herë të parë, pas reagimeve të rrjetit kundër saj. “Të thuash të vërtetën sot krijon armiq, vajza ime është labe dhe nuk bën kurrë mbrapsh për asnjë edhe kur e bën faj kërkon falje. Ajo duket e butë, por ka karakter të fortë ajo nuk ka fyer askënd, është sjellë me edukatë që e karakterizon, por kur shikon padrejtësi ajo rri përballë, as ka bërë prapaskena. Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, e vërtetë.…

Read More

Pas dy humbjeve radhazi, Vllaznia rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në Loro Boriçi ndaj Kukësit. Kuqeblutë mposhtën verilindorët me rezultatin e pastër 2-0 duke mos i vendosur tre pikët në diskutim, teksa autorët e golave ishin Herald Marku dhe Fjoart Jonuzi. Goli i parë i shënuar nga mesfushori erdhi në minutën e 20-të teksa Marku lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe nga një kënd i vështirë mposhti portierin Halimi. Ky i fundit u bë protagonist edhe në rastin e golit të dytë, teksa në minutën e 45-të gaboi tërësisht në goditjen e Jonuzit nga distanca me topin…

Read More

Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse Ruse, i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, ka punuar për shërbimet e inteligjencës sovjetike gjatë qëndrimit të tij në Zvicër në vitet 1970, raportuan mediat zvicerane të hënën, duke cituar arkivat e deklasifikuara. Sipas gazetave të përditshme Le Matin Dimanche dhe Sonntagszeitung, një dosje e mbajtur nga policia federale për njeriun që aktualisht është kreu shpirtëror i Kishës Ortodokse Ruse konfirmon se Kirill ishte pjesë e KGB-së, shërbimi i inteligjencës së huaj të epokës sovjetike. Sipas AFP, dy media arritën të shqyrtojnë dosjen në Arkivin Federal të Zvicrës. Në fillim të viteve 1970, patriarku,…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u takua sot me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis. Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy i socialistëve bën me dije se temë e diskutimit kanë qenë dhe zgjedhjet e 14 majit dhe vota e emigrantëve. “Zgjedhjet vendore të 14 Majit, puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, vota e emigrantëve dhe ecuria e proceseve integruese të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian ishin disa prej temave të diskutimit”, thekson Gjiknuri.

Read More

Pas daljes nga shtëpia, Kejvina ka zgjedhur që të mos japë asnjë reagim, duke preferuar madje edhe mbylljen e llogarisë së saj në “Instagram”. Mirëpo, sot, në shtëpinë e “Big Brother” ka mbërritur një dron për Luizin. Personi që mendohet se qëndron pas mesazhit të dërguar është Kejvina. “Të dua dhe ti e di”, shkruhet në pankartë, bashkangjitur fotos së Kejvinës me Luizin. Këngëtari është i bindur se droni është nisur nga ajo, por Olta Gixhari nuk mendon njësoj. “Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj…

Read More

Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të cilëve u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protesta dhe revolta deri në bllokimin e rrugëve dhe mosbindje civile me qëllim rrëzimin e qeverisë. “Ju jeni tmerri i këtij regjimi ndaj ai bën çdo gjë që ju të largoheni nga Shqipëria. Le të fillojmë revolucionin tonë me moton ‘T’i dalim zot Shqipërisë’. Sytë, mendja, zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, që u larguan shpresëvrarë nga ky vend, janë sot tek ju. Qindra e mijëra moshatarë tuaj përballen me…

Read More

Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Itali. Ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij për në punë kur u përplas me një tjetër mjet. Sipas autoriteteve italiane, 39-vjeçari që drejtonte një makinë Lancia, ka rritur shpejtësinë në korsinë e tij, por është stepur për shkak se ka hasur në makinën Peugeot të 49-vjeçares me të cilën është përplasur. Kjo e fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Read More

Opozita ka thirrur protestë kombëtare në 11 shkurt. PD ka njoftuar me shkresë policinë e Tiranës për mbajtjen e protestës, në të cilën njoftohet se tubimi do bëhet për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Sipas njoftimit, protesta do të fillojë në orën 12:00, e ndërsa pjesëmarrja pritet të jetë nga 80 deri në 100 mijë persona.

Read More