Author: tirana

Të mërkurën Celibashi do të marrë në shqyrtim vetëm tre projektvendime që lidhen me emërimin e anëtarëve dhe sekretarët e KZAZ të propozuar nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë e Ilir Metës. Në faqen zyrtare të KQZ-së janë zbardhur vetëm tre projektvendime që pritet të miratohen të mërkurën në mesditë, ndërsa nuk është përfshirë asnjë dokument i ngjashëm për listën e propozuar nga Sali Berisha dhe atë të Enkelejd Alibeajt të dy me lista paralele (përmes përfaqësuesve të tyre) për emrat e anëtarëve te KZAZ-ve dhe sekretarët. Ilirjan Celibashi pak ditë më parë pranoi se ka një…

Read More

4 sjellje mes çiftit që mund të konsiderohen shenjat paralajmëruese të divorcit: • Shprehja e emocioneve negative: Ndarja e emocioneve, të mira apo të këqija qofshin ato, është shumë e rëndësishme në marrëdhënien në çift. Por nëse ndonjëri prej jush ndan vetëm emocione negative ndaj tjetrit deri sa çon në zemërim e acarim do të thotë se jeni të mbushur me energji negative dhe marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet. • Mungesa e komunikimit: Është një nga treguesit e parë që tregon se gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Komunikimi i hapur, i sinqertë, me respekt është jetik për…

Read More

Gazetari i njohur amerikano-kanadez Guy Lawson, libri I të cilit për shpërthimin e Gërdecit u bë edhe film në Hollivood, në një intervistë për Report Televizion në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, flet për rihapjen e hetimeve dhe ndalet edhe në disa fakte që SPAK duhet ti marrë në shqyrtim. Ai thotë se në këtë shpërthim ka dyshime të forta që Shkëlzen Berisha ka qenë i përfshirë bashkë me Fatmir Mediun e zyrtarë të tjerë. Madje shkaku që Shkëlzen Berisha e hodhi në gjyq ishte pikërisht ajo pjesë që sipas Lawson tregon se Shkëlzen Berisha ka qenë pjesë…

Read More

Irani zbuloi të martën bazën ajrore “Shqiponja 44”, që ndodhet nëntokë. Kjo bazë, vendndodhja e të cilës nuk është bërë e ditur, është e para e llojit të saj. “Nëse një shtet rreth nesh ose kudo në botë përdoret si bazë për të na sulmuar neve, ai shtet do të sulmohet rëndë nga ne”, tha Gjenerali Mohammad Bagheri, shefi i Forcave të Armatosura të Iranit. Në këtë bazë do të ketë dronë, avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.

Read More

Gjithnjë e më pak të diplomuar në shkolla gjermane po zgjedhin një kurs studimi me drejtim teknik. Për të ruajtur rolin si një komb industrial, Gjermania ka nevojë për inxhinierë nga jashtë. Kur Robert Weiß ishte fëmijë, ai e kalonte kohën e lirë duke riparuar makina me të atin. Ky pasion kontribuoi gjithashtu në vendimin e tij për të ndjekur vetë një karrierë në inxhinieri, duke punuar në industrinë hekurudhore dhe automobilistike të Gjermanisë përpara se të tërhiqej në universitet. Sot Weiß është dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Mekatronikës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Karlsruhes dhe…

Read More

Gjeneralmajor Dimitri Ulyanov ka mbetur i vrarë pas një sulmi në Ukrainë. Nuk specifikohet se në cilën zonë luftarake u vra ushtaraku i presidentit rus, Vladimir Putin, por dihet se gjenerali shkoi në Ukrainë vullnetarisht. Ulyanov më parë ka qenë shef i shtabit të Divizionit të 7-të Ajror, komandant i Regjimentit 1141 të Artilerisë dhe nga viti 2015 deri në vitin 2017 ka qenë komandant i Divizionit të 98-të Ajror. Që nga fillimi i agresionit rus deri në shkurt 2023, në Ukrainë janë likuiduar 1740 zyrtarë të lartë ushtarakë.

Read More

Turqia jugore dhe Siria veri-perëndimore u goditën nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Deri tani janë regjistruar më shumë se 5000 mijë viktima, me mijëra të plagosur nga të dyja anët. Kjo katastrofë e gjen Turqinë në një situatë të vështirë ekonomike dhe ndër të tjera në një vit zgjedhor dhe sipas ekspertëve sjell mundësi dhe rrezik për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga zgjedhjet kombëtare, shkruan Sky News. Erdogan ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore pas katastrofës, duke i dhënë atij fuqi emergjente në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të ekipit shqiptar të kërkim shpëtimit, që kanë shkuar në Turqi pas tërmetit tragjik që deri më tani ka shkaktuar mbi 5 mijë viktima. Ekipi shqiptar ndodhet në qytetin Malatya, ku po zhvillon kërkimet për personat e mbijetuar nën rrënojat e tërmetit. “Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, shkruan Rama.

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, ka shpallur ditën e nesërme, 8 shkurt, ditë zie, pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi. “Mendimet dhe lutjet tona sot, sikurse edhe dje janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet e solidarizimi ynë është i plotë. Ushtarakët tanë tashmë gjinden në Turqi ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen” ka thënë mes të tjerash Osmani. Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Presidencës, shkruhet se “në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 8 shkurt 2023, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve në…

Read More

Kastrioti dhe Erzeni kanë ndarë nga një pikë në takimin e javës së 20, që u mbyll me rezultatin 2-2. Krutanët shmangën humbjen në stadiumin e Kamzës pavarësisht se ishin në disavantazh me dy gola, ndërsa shijakasit shkojnë në kuotën e 30 pikëve, shtatë më pak se sa Tirana kryesuese. Ndeshja nisi mirë për Erzenin, që e gjeti avantazhin pas vetëm 4 minutash lojë falë Asanit. Miqtë e ruajtën qetësinë dhe gjetën golin e dytë pas 30 minutash me Kapllanin. Por në pjesën e dytë, Kastrioti u shfaq më kërkues. Stojanoviç shkurtoi disavantazhin me një goditje dënimi, duke mposhtur Xhikën.…

Read More

Ndonëse raporti mes Luizit dhe Deas nuk ka qenë i mirë që në fillim të “Big Brother VIP”, marrëdhënia e tyre është përkeqësuar akoma më tepër pas nominimit të bujshëm të Deas, duke bërë që Efi Dhedhes të largohet nga reality show. Sot, Luizi është habitur pasi ka parë disa qirinj dhe një byrzylyk në tokë. Këngëtari u shpreh se është një magji e Dea Mishel që ai të eliminohet nga gara. Nga ana tjetër, Armaldo tha se ata duan të marrin vëmendje përmes këtij veprimi, kurse Kiara u shpreh se është një lloj “rituali”, i cili thith energjitë negative…

Read More