Author: tirana

Pas pandemisë qytetarët që zgjedhin të paguajnë në formë elektronike po shtohen gjithnjë e më shumë. Sipas Bankës së Shqipërisë përdorimi i kartave dhe pagesave dixhitale është rritur me gati 20% çdo vit. Për të përhapur më tej këtë formë pagese, Banka e Shqipërisë ka hartuar me Ministrinë e Financave një projektligj që u mundëson shtresave vulnerabël si studentëve, pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike të pajisen me llogari pagesash pa asnjë kosto. “Edhe në rastin kur këta pensionistë kanë llogari rrjedhëse sot në bankë, e marrin pensionin e tyre nëpërmjet bankës, do kenë mundësi që këtë llogari rrjedhëse ta…

Read More

Ditën e sotme Forcat Operacionale në bashkëpunim me njësinë speciale “Shqiponjat” kanë rrethuar një rrethrrotullim në hyrje të qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve bëhet me dije se çdo automjet luksoz apo me targa të huaja po i nënshtrohet një kontrolli të rreptë fizik dhe kontrolleve për dokumentacionin e mjetit. Nërkohë deri në këto momente nuk dihen rezultatet e këtij operacioni dhe nuk dihet nëse është një operacion i iniciuar nga DVP Elbasa, apo ndonjë sinjalizim se ndonjë person i botës së krimit mund të kalojë në këtë aks rrugor.

Read More

Një 15-vjeçare ka humbur jetën nën rrënojat që la pas tërmeti tragjik i të hënës në Turqi. Babai i vajzës e ka kapur nga dora dhe nuk e ka lëshuar edhe pse tashmë gjithçka ka mbaruar. Një foto pikëlluese po qarkullon në rrjete sociale, me babain, i cili duket në gjendje shoku dhe dorën e vajzës të bllokuar nën gërmadha. Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Bëhet…

Read More

Shkencëtari holandez, Frank Hoogerbeets, i cili parashikoi tërmetin katastrofik që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm. Në një postim në Twitter, ai shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet i fuqishëm pritet të bjerë rreth datës 8 shkurt. “Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më…

Read More

Në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në ashensorin në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë ku ashensori ra nga kati i 5 në katin 0, nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut është bërë inspektimi duke kryer verifikimet paraprake. ISHMT thekson se pas verifikimeve është konstatuar se: a) Ashensori ka pësuar defekt gjatë funksionimit të tij në kushtet e mbingarkesës me një numër më të madh personash, përtej ngarkesës nominale. Ky incident nuk shkaktoi pasoja të rënda në shëndetin e personave. b) Ky ashensor nuk rezulton i regjistruar pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut. Referuar…

Read More

Një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në bulevardin Zhan D’Ark. E plagosura mbetet ende e paidentifikuar. Ajo u godit nga një makinë që drejtohej nga një 23-vjeçar. “Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan ka urdhëruar ndarjen e 100 milionë dollarëve për të mbështetur dy shtetet e prekura nga tërmetet, Turqinë dhe Sirinë, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve WAM. Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj. Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantep, Kahramanmarash, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanlëurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilis. Shpallja e…

Read More

Mes personave që humbën jetës si pasojë e tërmeti magnitudë 7.8 në Turqi dhe Siri është edhe një politikan turk. Bëhet fjalë për Yakup Tas, 63 vjeç, një anëtar i partisë në pushtet të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili u gjet mes rrënojave të shtëpisë së tij në qytetin Adiyaman. Agjencia Anadolu shkruan se bashkëshortja, vëllai, kunata dhe dy nipërit e tij kanë vdekur gjithashtu. Deri më tani, janë raportuar të vdekur mbi 5 mijë njerëz, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Read More

Liesa Haxhiasllani, shoqja e ngushtë e Kiara Titos ka reaguar pas ofendimit që aktori Amos Zaharia bëri ndaj moderatores. Në përfundim të një debati me Luizin, Amosi dëgjohet teksa quan Kiarën “putanë”, gjë që ka sjellë shumë reagime në rrjet. “Kjo është qytetaria? Ky është fjalori që duhet të përdoret nga një “artist” që pretendon të jetë shembull? Kjo është “elita”? Pa fjalë…”, shkruan Liesa, shoqja e Kiarës” në Instastory.

Read More

  Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për të zhvilluar mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”. Por nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj akuzon opozitën se kanë falsifikuar firmat e tre kolegëve të tyre, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe të Agron Shehaj. “A ka sjellje më degraduese për Parlamentin dhe për të ashtuquajturën opozitë , sesa të fallsifikojë nënshkrimet e deputetëve të vet në dokumenta të cilat i drejtohen Kuvendit???? Kaq hapur bëhet kjo , saqë edhe kur deputetët janë jashtë vendit, psh Belind Këlliçi e Oerd Bylykbashi , figurojnë sikur të kenë qenë këtu…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar sot nga afër investimet në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ajo ishte e shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Lezhë, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu. Manastirliu njoftoi investimin madhor që fillon këtë vit për rikonstruksionin e godinës qendrore të këtij spitali. “Jemi këtu për të dhënë një lajm të mirë për qytetarët lezhjanë, fillimin e një investimi të rëndësishëm për rehabilitimin e godinës qendrore të Spitalit Rajonal të Lezhës, një investim i cili do të përmirësojë radikalisht shërbimet e urgjencës, patologjisë, pediatrisë dhe një seri…

Read More

INSTAT parashikon që Censi i popullsisë të nisë në 18 shtator 2023 dhe do të vijojë për një periudhë gjashtë javore, duke targetuar të gjithë popullsinë. Ndërsa pas numërimit në terren, INSTAT do të organizojë anketën “Pas Censit”, për të llogaritur nivelin e besueshmërisë dhe cilësinë e të dhënave të mbledhura duke përdorur modele statistikore të rekomanduara nga organizatat ndërkombëtare. Gjatë muajit maj- qershor 2022 u krye testi i katërt, qëllimi të cilit ishte testimi i aplikacioneve për mbledhjen e të dhënave me pyetësorin e përditësuar pas pilot-censit të dytë të zhvilluar në tetor 2021. Pilot Censi u krye në…

Read More