Author: tirana

Organizmi ynë aktivizon mekanizmat termorregullues për të ruajtur ekuilibrin termik të trupit me mjedisin e jashtëm. Në temperatura shumë të ftohta, ndodh vazokonstriksioni i enëve të gjakut i cili redukton humbjen e nxehtësisë, sidomos pjesët e gjymtyrëve që janë të ekspozuara. Po ashtu ka një rritje të frekuencës kardiake. Organizmi rrit prodhimin e nxehtësisë së brendshme (termogjenezën) përmes rritjes së aktivitetit të muskujve skeletorë (dridhje e pavullnetshme ose aktivitet fizik i vullnetshëm), rritje të proceseve metabolike qelizore që lejojnë transformimin e rezervave të lipideve dhe glukozës së trupit në energjinë e disponueshme për vetë trupin. Prandaj, një marrje e rregullt…

Read More

Nga Anila Hoxha E veshur me të njëjtat rroba me të cilat kishte dalë përpara gjykatës ditë më parë , Rozeta Dobi u soll të premten në ambjentet e drejtorisë së Tiranës në sekret të plotë. Në orën 13.30 të datës 3 shkurt , gruaja ishte ulur në katin e tretë të këtij institucioni dhe aty përbri saj në zyrat kundër krimit ekonomiko- financiar kishte prokuroren Mirela Cano Zavalani, një oficer të policisë gjyqësore dhe një police femër që gjendej në krah të saj si shoqëruese për llogari të burgjeve.Mbas një sorollatjeje të gjatë , avokatja e saj Elvira Hysi…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka regjistuar procedim penal ndaj Arben Ahmetajt, për dhënien me koncesion për inceneratorin e Elbasanit. Zyrtarisht Struktura Antikorrupsion tha për Fax News, se është duke analizuar veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes. SPAK është duke mbledhur prova e të dhëna, edhe nga kompjuterat e sekuestruara dhe të e-maileve, që janë shkëmbyer mes ish zv kryeministrit dhe fituesve të koncesionarit. Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha komunikimet që ish zv kryeministri ka kryer me personat nën hetim…

Read More

Moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë një video në profilin e tij në rrjete sociale ku shfaqet i përlotur si kurrë më parë. Deri para hyrjes në shtëpinë e Big Brother Vip shumë komentues e kanë quajtur arrogantë, të paedukatë, brutal, por pasi e panë në Big Brother Vip mesa duket kanë ndryshuar mendim duke e përkrahur atë. Nëpërmjet një video dhe një shkrimi në rrjete sociale ai ka ndarë mesazhin se të jesh duke qarë dhe mos ndihesh mirë është në rregull. Ronaldo e ka shoqëruar videon me këtë shkrim shkrim i cili thotë: “Kam qenë në dilemë nëse gjëra…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë të ditur se kërkesa e Partisë Demokratike për të zhvilluar mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal” është bërë miratuar. Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla bëri të ditur se nuk është caktuar ende se kur do të zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin. Por mendohet që ky mocion të zgjasë 12 orë.

Read More

Në Durrës po zhvillohet projekti i Lungomares së plazhit, punimet e të cilës u ndoqën gjatë ditës së sotme nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Durrësit. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se faza e parë e punimeve të Lungomares prej 2 kilometra, do të përfundojë në muajin Qershor. Teksa paralelisht po punohet edhe për zgjerimin e sipërfaqes ranore nga deti. “Me Anin, kryetaren e palodhur të bashkisë dhe skuadrën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të ndjekur nga afër ecurinë e projektit të madh të Lungomares së Plazhit të Durrësit, ku po punohet për fazën…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka ndezur thashethemet se ajo është në pritje të fëmijës së saj të pare. Ky lajm po qarkullon disa javë pasi konfirmoi martesën e saj sekrete me Taika Waititi. Këngëtarja, 32 vjeçe, së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar. Tani Rita i ka lënë fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim shumë të fshehtë në një postim në llogarinë e Instagramit. Sipas The Sun, duke ndarë një përzgjedhje të fotove të fundit, ajo ka shkruar: “Dump a bump bump”. Kaq ka mjaftuar për një reagim të shpejt të fansave…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkjeza”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit i Policisë Vau i Dejës. Kërcënuan me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë) dhe municion luftarak. Gjatë këtij operacioni, u zbardhen 2 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr (djegia e 4 automjeteve), të ndodhura në nëntor 2022 dhe në janar 2023, autorë të të cilave dyshohet se janë këta 3 shtetas. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, 3 shtetas po kërcënonin me…

Read More

Pamjet e shpëtimit të nja vajze të vogël të bllokuar nën rrënoja pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ekipet e shpëtimit kanë arritur që pas disa orësh ta shpëtojnë, ndërsa në video shihet momenti kur babai komunikon e vajzën e tij Nour: “Babi është këtu, mos ki frikë”. Ekipet e shpëtimit si edhe vullnetarët nga Mbrojtja Civile Siriane, të njohur si Helmetat e Bardha, i japin kurajo vajzës teksa e ndihmojnë për ta shpëtuar. Ata shihen duke i thënë Nourit që “të shikojë nga babai i saj”. Shih videon këtu.

Read More

Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan. Policia bën me dije se ky person është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Autoritetet kanë nisur hetimin, ndërkohë 41-vjeçari do dalë para drejtësisë, ndërsa akuzohet për veprën penale dhunë në familje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thekson policia.

Read More

Muzika e vendosur në sfond, gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka sjellë edhe një afrimitet dhe energji positive mes banorëve. Ndërsa kanë qenë duke kërcyer në dhomën kryesore të shtëpisë, Olta dhe Luizi shkëmbyen një përqafim. Kujtojmë që prej nisjes së spektaklit Olta dhe Luizi kanë pasur përplasje të shumta verbale, ndërsa e kanë cilësuar njëri-tjetrin si banorët më të fortë në shtëpi.

Read More