Deputeti i Partisë Socialiste në Serbi, Zvonimir Stevic është kapur “mat” nga kamerat në Parlament duke parë në telefonin e tij filma për të rritur. Deputeti shihet i rehatuar në vendin e tij në Kuvend, teksa mban në dorë telefonin ku shfaqen momente nga një film pornografik. Media serbe Danas, ka publikuar videon e cila më pas është bërë virale, por nuk dihet ende se çfarë date është realizuar filmimi.
Author: tirana
Futbollisti ganez Christian Atsu, i cili mbeti nën rrënoja pas tërmetit në Turqi është gjetur i gjallë. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i ish-futbollistit të Chelsea-s, i cili qëndroi poshtë ndërtesës së shembur në Hatay për gati 24 orë. Për momentin 31-vjeçari është në spital ku po merr edhe mjekimin e nevojshëm. Për shkak të situatës së shkaktuar nga tërmet në Turqi, por edhe si pasojë e vdekjes së portierit Malatyaspor, të gjithë aktivitet sportive janë ndërprerë.
Ekipet e kërkim- shpëtimit janë në luftë me kohën për të nxjerrë sa më shumë persona të gjallë nga rrënojat e tërmetit. Edhe pse deri më tani numri i viktima ka kaluar mbi 5 mijë në Turqi dhe Siri, shumë qytetarë janë nxjerrë me shenja jete. Së fundmi pas 28 orësh kërkime, janë nxjerrë nga rrënojat një grua dhe 3 fëmijë. Kujtojmë që Turqi kanë shkuar tanimë ekipe nga e gjithë bota për të bërë të mundur nxjerrjen e sa më shumë njerëzve të gjallë. Video from #Turkey where 28 hours after the #earthquake, a woman and 3 children were…
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Greqi. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8, ndërsa epiqendra ka qenë në qytetin e Selanik, në zonën e Sithonia të Halkidikis. Tërmeti në Greqi vjen një ditë pas lëkundjeve shkatërruese që ndodhën në juglindje të Turqisë dhe që shkaktuan dëme kolosale edhe në Siri. E gjitha Europa dhe Bota është solidarizuar duke i ardhur në ndihmë shtetit turk, ndërsa paniku ka përfshirë edhe shtetet e tjera.
Banorët e Vlorës kanë dalë në një protestë përmes së cilët kundërshtojnë ambientalistët të cilët duan të bllokojnë punimet për aeroportin e ri. Kjo protestë e tyre vjen një javë pasi një grup ambientalistësh, mes tyre edhe Sazan Guri kundërshtoi punimet për aeroportin duke thënë se rrezikon Lagunën e Nartës e cila është zonë e mbrojtur. Mirëpo banorët e zonës thonë se ky aeroport do të sjellë zhvillimin e gjithë zonës, prandaj ata thonë se duhet të ndërtohet sa më parë. Banorët shprehen se me ndërtimin e aeroportit do të mundësohet edhe punësimi i tyre, si edhe do të jetë…
Pas skandalit që u bë publik në media, Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, ndërsa ka proceduar një 25-vjeçare, pasi dyshohet se do të shisnin fëmijën e tyre për 5 mijë euro. “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, për shtetasen Xh. H., 25 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë”, njofton policia. Një person i tretë i infiltruar kishte kontaktuar me çiftin dhe 27-vjeçari kishte rënë dakord për të shitur foshnjën…
Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi do të njihet sot me masën e sigurisë. Ajo u arrestua për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Klosin. Gazetari i kronikës Artan Hoxha, e cilëson si një ngjarje e cila duhet të ishte trajtuar dhe më lart, nga vet ana e SPAK. Në “MCN live”, Hoxha tha se ky është një akt i pastër korruptiv, dhe si i tillë duhej trajtuar nga SPAK, dhe se deri më tani vonesat kanë sjellë penalizim të çështjes,…
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, në konferencën për sigurinë e kibernetike, tha se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, tregoi edhe partnerët që i qëndruan në krah vendit tonë. “Sulmet bëra vjet bënë mjaft dëm, por nxitën diçka tjetër diçka të rëndësishëm. Nxori partnerët që i qëndrojnë përkrah Shqipërisë. Ju keni parë jo vetëm SHBA-në Izraelin, që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, për t’ju kundërvënë, por edhe punën afatgjatë që duhet bërë për të përmirësuar sistemet. Njësoj si me SHBA-në edhe BE solli ekipet e veta për mbrojtjen kibernetike. Be është lider lidhur më mbrojtjen kibernetike. Është…
Pas tërmeteve të fuqishme të së hënës, ku dy më të fuqishmit ishin 7,8 dhe 7,7 rihter, një zjarr i madh shpërtheu në portin e Iskenderun në Turqi. Tërmeti shkaktoi viktima në 10 provinca në Turqi, si dhe në Siri. Si pasojë e tërmetit një zjarr i madh përfshiu kontejnerët në portin e Iskenderun mbrëmjen e së hënës. Re të mëdha tymi mbuluan zonën, ndërsa me dhjetëra zjarrfikës luftuan me flakët deri në orët e para të së martës. Dëmet e shkaktuara janë tejet të konsiderueshme pasi zjarri përfshiu me dhjetëra kontejnerë.
Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Turqi. Kryeministri Edi Rama, teksa ka dhënë lajmin, shpërndau edhe disa foto në facebook. “Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ka disa javë që në media është përfolur që do të këtë tri hyrje të reja në Big Brother VIP Albania. Kjo gjë është pohuar edhe nga regjisori, Eduart Grishaj dhe moderatorja, Arbana Osmani. Ajo tha se hyrjet do të jenë befasi dhe janë persona që do të sjellin risi në shtëpi. Banorët që përfliten se do hyjnë janë: Kejsi Medini, Tan Brahimi dhe Bledi Mane. Se a do të jenë këta mbetet për t’u parë.
Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, këtë të martë ka marrë masën e sigurisë në spital, ku ndodhet e shtruar që pas arrestimit nga Policia. Avokati Ilirjan Muho, përfaqësuesi ligjor i Klosit, ka treguar sesi do të procedohet për dhënien e masës së sigurisë. Po ashtu Muho tha për mediat se pasi gjyqtarja dhe prokurori e pyeti mbi gjeneralitetet klienten e tij e cila qëndron në shtratin e spitalit, seanca gjyqësore do të mbahet në gjykatë në orën 12:00. Teksa u pyet për faktin se nga se vuante klientja e tij, ai tha që të pyesnin mjekët për këtë çështje.