Author: tirana

Koordinatori për Ndihmë Emergjente i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha se pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina, që kur nisi konflikti gati një vit më parë. Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina për në shtetet fqinje, ndërkaq 5.3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tha Griffiths në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kreu i Zyrës për Koordinim dhe Çështje Humanitare të OKB-së, tha se 17.6 milionë persona, apo pothuajse 40 për qind e popullatës së Ukrainës, kanë nevojë për ndihmë humanitare. Griffiths tha se më vonë gjatë këtij muaji, në Gjenevë…

Read More

Një vrasje është parandaluar nga vetë efektivët e Policisë së Shtetit, pasi ata u përballën me një shofer të dehur. Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi i drejtoi pistoletën efektivëve të policisë. Luan Zabata në momentin që e ndaluan efektivët, për t’iu shmangur arrestimit iu drejtoi pistoletën të cilën e kishte me fishek në fole. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të kontrolleve të shtuara gjatë natës, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar…

Read More

Një forcë e fuqishme e natyrës goditi kufirin turko-sirian, në një kohë që vetë Siria është një shtet i shkatërruar, i rraskapitur nga më shumë se një dekadë lufte, i ndarë në qeveri dhe ka shumë zona të kontrolluara nga rebelët. Një nga rajonet më të prekura është Idlibi, enklava e fundit e mbajtur nga opozita në veri, përgjatë kufirit turk. Mark Kaye i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit bëri thirrje që politika të lihet jashtë ndihmës. “Komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë solidaritet këtu, dhe kjo është një kujtesë e rëndësishme, e dini, kjo është një krizë, brenda një krize, ne…

Read More

Turqia nuk ka qetësi nga lëkundjet. Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë është regjistruar në Turqinë qendrore, pak kilometra larg Golbasit, njofton Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Goditja e fundit u regjistrua në orën 4:13 të mëngjesit në dy kilometra në thellësi, 5 kilometra nga zona më e prekur nga dy tërmetet e fortë të një dite më parë. Tërmeti u parapri dhe u pasua nga lëkundje të tjera në pjesën qendrore të vendit dhe me një magnitudë 4.2.

Read More

E gjithë bota po solidarizohet me Turqinë dhe Sirinë, pas tërmeteve shkatërruese që deri më tani fatkeqësisht i kanë marrë jetë 4900 personave. Paçka përparimeve të jashtëzakonshme në fushën e sizmologjisë, nuk ka asnjë bazë shkencore për parashikimet e tërmeteve. Gjithmonë ka një mundësi për lëkundje sizmike në vende me thyerje aktive, siç është kufiri Turqi-Siri, por parashikimi i një tërmeti me një nivel të lartë saktësie është jashtëzakonisht i vështirë, për shkak të ndryshimit në gjeologji dhe faktorëve të tjerë që janë unikë për çdo vend. Dridhjet pararendëse, lëshimi i një gazi të quajtur radon dhe sjellja e bretkosave…

Read More

E gjithë bota po ofron menjëherë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetëve shkatërruese, ndërsa shkalla e plotë e fatkeqësisë bëhet e qartë. -Të martën në mëngjes, aeroplanët që transportonin ndihma nga Iraku dhe Irani , duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe batanije, mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut në Siri. -Japonia njoftoi se do të dërgonte ekipin e vendit të shpëtimit nga fatkeqësitë në Turqi dhe të hënën mbrëma, i pari nga dy ekipet e ndihmës nga fatkeqësitë u nis nga India për në Turqi me skuadra qensh dhe furnizime mjekësore. Pakistani ka dërguar gjithashtu dy ekipe kërkimi dhe shpëtimi…

Read More

Bilanci tragjik i tërmeteve që kanë goditur pjesën juglindore të Turqisë dhe Sirinë, rëndohet nga momenti në moment. Numri i jetëve të humbura ka shkuar në 4400. Presidenti turk Erdogan, i cili ka marrë solidaritetin e të gjithë liderëve botërorë, ka shpallur 7 ditë zije kombëtare. Sipas studiuesve turq, fuqia e shpërndarë nga lëkundjet e fundit ka qenë e barabartë me 150 bomba atomike. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë lënë të qetë Turqinë…

Read More

Fenomeni i “Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli është njeriu që po thyen çdo rekord shikueshmërie. Me gabimet në lojë, ai ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve. Shumë është folur edhe në rrjete sociale për familjen e tij, edhe pse vetë artisti nuk flet në shtëpi për këtë pjesë. Ata jetojnë në SHBA, dhe përmes një telefonate mamaja e Luizit ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë. Në një intervistë për një emision në RTSH, ajo ka thënë se po e ndjek Luizin dhe se është e lumtur për rrugëtimin e tij, duke…

Read More

Dashi Do të jetë periudha e rikuperimit për ju. Në përgjithësi ju jeni gjithmonë të gatshëm të përballeni me beteja dhe mosmarrëveshje, ndaj nuk është kurrë e lehtë të flisni për një situatë kaq të qetë, edhe nëse ka ende një tendencë pozitive. Demi Do të jeni në vendin e parë ndër shenjat më të mira. Ajo që po përjetoni është një moment që do të japë kënaqësi të madhe dhe problemi i vetëm me këtë fazë mund të jetë kokëfortësia Binjakët Ju ende nuk e keni kapërcyer plotësisht një gabim të bërë. Edhe nëse jeni duke bërë gjëra të…

Read More

Këtë të martë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat verilindore dhe Juglindore. Temperaturat minimale do të luhaten -12 dhe -3gradë, temperaturat maksimale do të jenë -2 -1°C në veri, 6-9°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-12 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Read More

Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës tek një familje në Durrës. Një baba 27 vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, kanë nxjerrë në shitje fëmijën e gjashtë edhe pse ai nuk ka ardhur akoma në jetë dhe i duhen dy muaj për të lindur. Ngjarja tragjike është denoncuar mbrëmjen e së hënës nga gazetarët e emisionit “Fiks fare” të cilët pasi kanë mësuar se Emre Nuredini, kërkonte të shiste fëmijën që bashkëshortja e tij mbante, kanë kontaktuar menjëherë me të. Fiksi ka realizuar bisedat me bashkëshortët dhe denoncuar skandalin e radhës me shitjen e fëmijëve.…

Read More

Nga: Saimir Z. Kadiu VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014) 9 vjet më parë u shua në Bazel të Zvicrës madhështia e interpretimit të këngës shqiptare. Celia Cruz është mbreteresha e muzikes salsa dhe me madhja e botës Latine. “Umm Kulthum”, kulmi i interpretimit të këngës në botën arabe. Claudia Shulzhenko dhe Isabella Yurieva majat më të larta në këngën ruse. Edith Piaff më e famshmja e interpretimit në këngën franceze. Marinela apo Maria Faranduri talentet më të mëdha në muzikën greke. Mina ende pa rivale në muziken italiane ashtu si dhe Amália Rodrigues dhe Cesária…

Read More