Një tërmet i madh i regjistruar me magnitudë 7.8 ballë në Turqi, i klasifikuar si “i madh” në shkallën zyrtare të magnitudës. Korja e Tokës përbëhet nga copa të veçanta, të quajtura pllaka, që vendosen pranë njëra-tjetrës. Këto pllaka shpesh përpiqen të lëvizin, por parandalohen nga fërkimi me pllakën fqinje. Presioni rritet derisa njëra pllakë tërhiqet papritur, duke bërë që sipërfaqja të lëvizë. Në këtë rast, ishte pllaka arabe që lëvizte në drejtim të veriut dhe lëvizte përballë pllakës së Anadollit. Fërkimi i pllakave është bërë shkak për tërmetet më vdekjeprurëse në të kaluarën. Më 13 gusht 1822, i njëjti…
Author: tirana
Në mes të tragjedisë nga tërmeri shkatërrues, në Alepo të Sirisë ka një moment lumturie. Një grua nën rrënoja ka arritur të sjellë në jetë foshnjës e saj, por për fat të keq vet nuk ka mundur të mbijetojë. Në pamje shihet momenti kur një nga burrat ka arritur që të nxjerrë foshnjën e sapo ardhur në jetë dhe e dërgon për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Nisur nga problemet me dy grupet në selinë blu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se Partia Demokratike rrezikon të mos regjistrohet për garën e 14 majit. Deputeti i PD-së Tritan Shehu, e përjashton një skenar të tillë duke thënë se reagimi popullor do të ishte shumë i ashpër. “Kjo është një aventurë tjetër e këtij regjimi shumë e rrezikshme, që do ta djegë atë brenda. Nuk mund të ketë zgjedhje pa PD, nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën shqiptare se PD është pjesa dërmuese e opozitës shqiptare. Çdo tentativë dhe çdo ngutje për ta përjashtuar padyshim do të…
Kreu i PD-së Sali Berisha, i bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të jenë të pranishëm jashtë Kuvendit të Shqipërisë, kjo pasi do të mbahet seanca plenare. Sipas Berishës, qytetarët duhet ti kërkojnë llogari Ramës për dosjen “McGonigal”. “Pasnesër në orën 10:00, ftoj qytetarët e Tiranës të vijnë aty rreth Parlamentit, të jenë aty dhe të thonë zërin e tyre jashtë parlamentit. Nuk mund t’i lihet Parlamenti një krimineli si puna e tij. Të mërkurën në orën 10:00 ka urdhëruar Lindën që të përjashtojë 8 deputetë. Ne atë ditë kemi seancën e pyetjeve në Parlament për Edi Ramën”,-tha Berisha.
Diktatori koreano-verior, Kim Jong-un nuk është parë në publik prej 35 ditësh. Këto 35 ditë shënojnë periudhën e dytë më të gjatë ku ai nuk është shfaqur. Mediat shtetërore raportojnë se udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk mori pjesë në një takim të tretë të Byrosë Politike të dielën, ku zyrtarët e lartë po diskutonin problemet kryesore bujqësore të vendit, Ka spekulime se Kim është mbajtur larg vëmendjes për t’u përgatitur për atë që pritet të jetë një ceremoni masive dhe bazohet në faktin se vitin e kaluar ai u pa duke qenë në krye të një parade ushtarake në…
“Big Brother Vip 2”, është kthyer në një “luftë” jo vetëm brenda shtëpisë mes Olta Gixharit dhe Luizit, por edhe jashtë. Ka shumë rrëfime se bashkëshorti i Oltës ka kërcënuar, madje edhe që ka ndikuar që Efi të dalë nga shtëpia, siç edhe doli të shtunën. Opinionistja Zhaklinë Lekatari në një bisedë në rrjetin social “Whatsapp”, tregon se është shantazhuar nga partneri i Olta Goxhari. Ajo është shprehur për këtë e ka njoftuar edhe produksioni dhe Sara Hoxhën, duke theksuar se ajo nuk blihet. “I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e…
Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat është i mjaftueshëm për Presidentin Joe Biden, pavarësisht këmbënguljes së tij se ai planifikon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024. Një anketë e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike, NORC tregon se vetëm 37 për qind e demokratëve thonë se duan që Presidenti Biden të kandidojë për një mandat të dytë, nga 52 për qind që e donin këtë gjë në javët para zgjedhjeve të vitit të kaluar për Kongresin. Ndërsa Presidenti Biden ka trumbetuar fitoret e tij legjislative dhe aftësinë për të qeverisur, anketa…
Rritet në 2,619 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter. 1,651 viktima janë regjistruar në Turqi, kurse autoritetet siriane kanë njoftuar se atje janë 538 të vdekur e 430 pritet të konfirmohen në zonat e Sirisë që nuk i kontrollon qeveria. Në anën tjetër, ekspertët parashikojnë që numri i të vdekurve mund të shkojë deri në 10 mijë. Ekipet e shumta të shpëtimit janë në terren, duke tentuar të shpëtojnë të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk do t’i drejtohet festivalit të Sanremos me video-mesazh, por prezantuesi Amadues do të lexojë deklaratën e tij në mbrëmjen finale. Qytetarët e Italisë u rebeluan kundër paraqitjes së Zelensky-t në konkursin më të madh të muzikës në vend, dhe peticioni i tyre që i kërkon RAI-t të heqë dorë nga përfshirja e presidentit ukrainas ka mbledhur gati 95 mijë nënshkrime. Zv/kryeministri i Italisë, Matteo Salvini ishte ndër figurat e skenës politike që doli kundër pranisë me video të Zelensky-t në festival sepse sipas tij një konkurs argëtimi nuk ka pse të sjellë në vëmendje…
Shkaqet pse keni ftohtë gjithmonë: Hipotiroidizmi Simptomat më të zakonshme të hipotirodizmit janë lodhja, depresioni dhe ndjesia e të paturit ftohtë gjithë kohës.HIpotiroidizmi ndidh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme në rregullimin e metabolizmit dhe të temeraturës së trupit. Kur trupi nuk ka mjaftueshëm hormone të tiroides, proceset e tij ngadalësohen. Sëmundja Reinaud Kjo sëmundje lidhet me arteriet që gjenden tek duart dhe tek këmbët. Këto enë të qarkullimit të gjakut ngushtohen shumë dhe kështu qarkullojnë më pak gjak.Gjatë kësaj sëmundjeje, gishtërinjtë mund të marrin ngjyrë blu apo të bardhë. Kur gjaku fillon të…
Turqia po përjeton një tërmet shkatërrues, ku deri më tani numri i viktimave është 2500. Turqia është një nga vendet më të prekura nga tërmeti në botë, sepse shtrihet në pllakën e Anadollit midis dy çarjeve kryesore në koren e tokës. Çarja në Anadollin e Veriut që përshkon vendin nga perëndimi në lindje dhe çarja e Anadollit lindor që ndodhet në rajonin juglindor të vendit. Ato kanë origjinën nga një zonë e vetme e njohur si “Kryqëzimi i trefishtë i Karliovës”, i quajtur kështu sepse është pika e kryqëzimit midis tre pllakave: asaj anadollake, euroaziatike dhe arabe. Ylli i kuq…
Kryeministri Edi Rama, bën me dije se një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore janë nisur drejt Turqisë. Këtë operacion, kreu i qeverisë e cilëson si një mision solidariteti vëllazëror. “Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”,-shkruan Rama.