Tirana është përfshirë gjatë ditëve të fundit nga moti i ftohtë i karakterizuar nga temperatura mjaft të ulëta. Nisur nga kjo situatë, Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar qytetarët të marrin masa për mbrojtjen e sistemit të brendshëm ujësjellës. Qytetarët që jetojnë në katet përdhese këshillohen që të mbulojnë ose të izolojnë tubacionet kur janë të ekspozuara me ambientin e jashtëm, për të siguruar një mbrojtje optimale. UKT i bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të kontaktojnë në numrin e telefonit 08004488 ose të drejtohen në të gjitha pikat e tij pranë zonave të tyre të banimit. Njoftimi i plotë…
Author: tirana
Reperi Getoar Selimi, i ftuar në emisionin e kunatës së tij, Luana Vjollcës, vu përballë një loje me kolegun e tij, MC Kresha. Dy reperët u vendosën përballë një sfidë përsa i përket prindërimit, duke qenë se tashmë të dy janë prindër. Një ndër pyetjet që ju bë Getit ishte: Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë? Për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën të rëndë. Geti ka rrëfyer se në momentin që ka marrë vajzën në krahë ka harruar gjithçka dhe…
Si rezultat i thyerjes së rregullave të caktuara nga “Big Brother”, çmimi nuk është më 100 mijë euro, po ka zbritur në 52 mijë euro. Kjo shifër, gati e përgjysmuar, i ka shokuar banorët, të cilët më pas e kanë marrë situatën më humor. Sot ata janë komunikuar me provën e radhës, e cila konsiston në mosreagimin e tyre sa herë diçka e çuditshme të ndodhë në shtëpi. Nëse e fitojnë provën, çmimit i shtohen 10 mijë euro.
Këtë pasdite kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur në një takim kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij, ndër të tjera Berisha tha se që nga 2014 rreth 935 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi për të emigruar drejt shteteve anëtare të BE-së. “Shqipëria po vdes me shpetjësi në këtë mënyrë. Nuk ka një vend tjetër në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35% të popullsisë së vetë. Këto të dhëna dramatike e bëjnë misionin tuaj edhe më jetik për vendin për shpëtimin e vendit. Kjo vjen nga…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbim Miroslav Lacjak, deklaroi se Kosova e pranon propozimin evropian, të njohur si planin franko-gjerman. Sipas Kurtit, një propozim i tillë është një bazë e mirë për të ecur përpara me diskutimet. “Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur…
“3471 ndërtesa janë shembur në Turqi nga tërmeti”,-tha zv.presidenti turk Fuat Oktay, duke saktësuar se numri i të plagosurve ka shkuar në 9733 dhe se ka pasur deri në 145 pasgoditje. Mbi 2300 të vdekur, mijëra të plagosur dhe lagjie të të tëra të rrafshuara, është ku bilanci ende fillestar i dy tërmeteve të fuqishme që u regjistruan këtë të hënë në Turqi, pranë kufirit me Sirinë. Ekipet e shpëtimit janë në gare me kohën për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekspertët parashikojnë se viktimat në Turqi e Siri mund të shkojnë deri në 10 mijë. Rreth…
Banorët e disa qyteteve në Turqi që u goditën nga tërmetet e fuqishme kanë rrëfyer momentet e tmerrit. Tulin Akkaya, që jeton në Diyarbarkir, rreth 450 kilometra në lindje të vendit ku ndodhën tërmetet, ka thënë se po tentonte të qetësohej nga tërmeti i parë kur befasisht ndodhi i dyti. “Jam shumë e frikësuar. Jam frikësuar aq shumë sepse jetoj në katin më të lartë të ndërtesës. Të kapluar nga paniku dolëm jashtë. Nuk po mund të kthehem në apartament – nuk e di se çfarë tjetër do të ndodhë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP. Melisa Salman që…
Pas muajve me tensione të forta me Serbinë, si edhe presione nga ndërkombëtarët, këtë të hënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se do të pranojë propozimin franko-gjerman për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Pas një takimi me të dërguarin special të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, Kurti ka shkruar në twitter se qeveria e Kosovës do të pranojë propozimin e bërë për të normalizuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij ky propozim është një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme. “Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë.…
Sërish një alarm për bombë është dhënë sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare zëdhënësja e policisë së Prishtinës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. “Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për ta menaxhuar me situatën”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme, qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë. Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 88 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 9 mjete janë nisur drejt Turqisë, ku do të marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, për të lehtësuar sadopak pasojat e kësaj tragjedie. Pjësëtarët e ekipit që do të marrin pjesë në këtë mision solidariteti u përcollën në një ceremoni të veçantë,…
Autoritetet në aeroportin e Prishtinës janë vënë sot në alarm pas një telefonate anonime në sallën operative të policisë së kryeqytetit për një bombë. Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara, ka njoftuar se pasi është marrë kërcënimi udhëtarët dhe personeli janë evakuuar. “Konfirmojmë se kemi marrë një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar. Ekipet emergjente janë në terren”, ka deklaruar ajo. Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi është marrë rreth orës 16:00 dhe se janë marrë menjëherë masat për menaxhimin e situatës.
Vijon saga e çështjes së euro-ve të ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosit, e cila u arrestua të premten në mesnatë dhe ndodhet në spital. Këtë herë është pastruesja Rozeta Dobi që ka dhënë një dëshmi të re,e cila ka treguar se kutitë me euro, në banesën e Klosit ishin që në vitin 2021. “Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i çonte Alda këto para. Këtë konstatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutitë me euro kanë qëndruar aty deri në…