Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, goditën 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë. Një 33-vjeçar nga Elbasan është proceduar penalisht, pasi kishte fshehur në trup 21 790 paund. “Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.” Procedohet penalisht dhe një shtetas malazez…
Author: tirana
Këtë të hënë, PD-ja ka dorëzuar kërkesën me 13 pyetje për kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen “McGonigal”. Kërkesa është firmosur nga 13 deputetë të PD-së dhe Partisë së Lirisë. Ishte e detyrueshme që pyetjet të depozitoheshin deri në orën 14:00 të hënën. Për përgjigjet është kërkuar një seancë Kuvendi, që si rregull është e përjavshme.
Meteorologu i CNN, Chad Myers ka shpjeguar se përse pasgoditjet kanë qenë kaq të rënda, duke iu përgjigjur raporteve për një pasgoditje me magnitudë 7.5 pas tërmetit të parë në Turqinë jugore këtë mëngjes. Pasgoditja 7.5 ishte “një tërmet në vetvete”, ka thënë Myers. “Do të ishte tërmeti më i fortë që nga viti 1999 në rajon. Ne gjithmonë flasim për epiqendrën, por në këtë rast duhet të flasim për epi-linjën. Dy pllaka masive tektonike – arabe dhe euroaziatike – takohen nën provincat juglindore të Turqisë. Përgjatë kësaj linje thyerjeje, “rreth 100 milje nga njëra anë në tjetrën, toka rrëshqiti.…
Florjan Përgjoni ishte protagonisti kryesor i Tiranës në sfidën ndaj Egnatias. Lojtari zhbllokoi sfidën dhe më pas në rolin e portierit ruajti fitoren e bardhebluve në Rrogozhinë. “Ishte kënaqësi dhe jam shumë i lumtur për fitoren edhe për golin. Shpresoj që të vazhdoj kështu, sepse është rrugë shumë e gjatë. Duhet të jap maksimumin çdo ndeshje, që të marrim më të mirën. Jemi në rrugë të mbarë. Eksperienca në portë? Ishte hera e parë dhe mu duk e çuditshme, por rezultoi mirë. Do ta provoj më shumë këtë rolin e portierit. Pasardhësi i Ismajlgecit? Faleminderit, është përgjegjësi të luash për…
Bota është e tronditur nga tërmetet shkatërruese. Një bilanc lufte janë shifrat që po lë tërmeti i fortë që tronditi Turqinë dhe Sirinë. Mbi 2300 viktima, mijëra të plagosur e lagje të tëra të shkatërruara. Është ky bilanci ende fillestar i tërmeti me magnitudë 7,8 ballë i regjistruar në orën 4:17 të mëngjesit, në jug të Turqisë jo shumë larg kufirit me Sirinë. Vetëm në Siri janë 810 të vdekur nga tërmeti, ndërsa në Turqi rreth 1500 të vdekur. Sa u takon të plagosurve, janë të paktën 7600 ndërsa në Siri janë mbi 1280. Mijëra vetë besohet të kanë mbetur…
Të rinjtë e Forumit Rinor Demokratik po mbajnë një protestë në Surrel përpara banesës së kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar, të rinjtë bëjnë thirrje që Rama të japë dorëheqjen, pasi sipas tyre faktet nga dosja “McGonigal” dolën në shesh. “Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu. Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër”, tha një prej të rinjve. Në vend ndodhen dhe forca të shumta të policisë. Në një komunikim fillestar,…
Tërmeti i fuqishëm që goditi sot rajonin turko-sirian dhe që ka shkaktuar deri më tani mbi 1800 viktima, u parashikua katër ditë më parë nga studiuesi sizmik holandez, Frank Hoogerbeets. “Herët apo vonë do të ketë një tërmet rreth 7.5 në rajonin e Turqisë jugore dhe në Jordani të Sirisë”,- shkroi ai në rrjetin e tij social. Studiuesi tregoi përmes një postimi në Twitter, se një goditje e fortë sizmike me magnitudë 7.5 ballë mund të ndodhë në Turqi midis datave 4-6 shkurt.
Klevis Lleshi ishte shpallur prej më shumë se 2 vitesh i zhdukur, dhe sot Policia e Shtetit ka gjetur trupin e pajetë. Trupi është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi. Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa…
Sa e rrezikuar mund të jetë Shqipëria pas tërmeteve shkatërruese në rajonin turko-sirian? Sizmologu Edmond Dushi, tregon se distanca nga zona e prekur mbetet shumë e madhe dhe energjia sizmike e lëshuar nuk pritet të ketë ndikim në vendin tonë. Shqipëria ndodhet në krahun perëndimor të pllakës tektonike Euro-aziatike, një pllakë e ndryshme nga ajo Anatoliane. Pas këtyre lëkundjeve, pritet që edhe rajoni i Mesdheut të destabilizohet nga pikëpamja sizmike. “Shqipëria shtrihet në krahun perëndimor të pllakës Euro-aziatike, kjo është një pllakë e ndryshme nga ajo Anatoliane. Distanca është shumë e madhe, energjia nuk jep impakt të drejtpërdrejtë. I gjithë…
Mbi 1800 të vdekur, mijëra të plagosur dhe lagjie të të tëra të rrafshuara. është ku bilanci ende fillestar i dy tërmeteve të fuqishme që u regjistruan këtë të hënë në Turqi, pranë kufirit me Sirinë. Në rrjete sociale ka mijëra foto nga kjo ngjarje tragjike, e një nër to është edhe kjo foto. Autostrada është e çarë copa-copa dhe pamja është e frikshme.
Kjo e hënë nisi me një protestë që nuk mori vëmendjen e medias, por që lidhet me vdekjen e dy grave shtatzënë brenda një jave. Me manekinin e një gruaje shtatzënë të lidhur me një kordon kartëmonedhash si për të treguar faktin se mjekët i shohin gratë shtatzëna si burim shtesë të ardhurash disa aktivistë të shoqërisë civile ishin para maternitetit “Koço Gliozheni “. Për aktivistët tregon për kolaps jo vetëm në kapacitete të shërbimit, por edhe në një kolaps vlerash dhe mosrespektimi të të drejtave themelore të njeriut. Ndryshimet në nenin 96,të kodit penal në vitin 2019 me uljen…
Pas kaosit që u krijua në seancën e fundit plenare, Partia Socialiste i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ku i kërkon përjashtimin 8 deputetëve të Partisë Demokratike të cilët bllokuan pak ditë më parë foltoren e Kuvendit. Partia Socialiste kërkon përjashtimin nga seanca plenare për 10 ditë të Luçiano Boçit, Ina Zhupës, Albana Vokshit, Luan Baçit, Tritan Shehut, Ervin Salianjit, Gazment Bardhit dhe Bledion Nallbatit. Çështja “McGonigal” e zhyti Kuvendin në kaos, ku opozita bllokoi foltoren përgjatë gjithë kohës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancës në mënyrë normale, me bilbila, grushte tavolinave dhe thirrje…