Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasador Guido De Sanctis. Në një postim në Facebook, Meta shprehet ndër të tjera në fokus të diskutimeve mes tyre kanë qenë edhe zgjedhjet e 14 majit. Postimi i Metës:Mirëprita në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasador Guido De Sanctis.Diskutuam gjerësisht për realizimin me një standard të lartë të zgjedhjeve të 14 Majit, si moment politik shumë i rëndësishëm për vendin.Ndava me Ambasadorin De Sanctis:1. Shqetësimet lidhur me situatën parazgjedhore e në…
Author: tirana
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar i trishtuar sa i takon tragjedisë së tërmetit në Turqi dhe Siri. Përmes një postimi në rrjete sociale, Biden shkruan se ka dërguar një ekip për të monitoruar situatën dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme. “Jam thellësisht i pikëlluar për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Unë e kam drejtuar ekipin tim që të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të ofrojë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme”,-shkruan Biden.
Një bilanc lufte janë shifrat që po lë tërmeti i fortë që tronditi Turqinë dhe Sirinë. Mbi 1800 viktima, mijëra të plagosur e lagje të tëra të shkatërruara. Është ky bilanci ende fillestar i tërmeti i dhunshëm me magnitudë 7,8 i regjistruar në orën 4:17 të mëngjesit, në jug të Turqisë jo shumë larg kufirit me Sirinë. Siç raportohet epiqendra ishte në thellësinë e 25 km në rajonin e Gaziantep dhe u ndoq nga një tjetër lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter. Numri i viktimave rritet nga ora në orë; por sipas përditësimit të fundit në Turqi,…
Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito ka debatuar me Olta Gixharin për Armaldo Kllogjerin. Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit dyshja ka nisur që të debatojnë. Debati ka nisur kur Kiara ka ndërhyrë duke i kërkuar Oltës ta lërë të qetë Maestron, i cili ishte i mërzitur. Sipas moderatores, sjelljet e aktores sikur po përpiqej ta qetësonte tenorin ishin të sforcuara dhe false. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Një grua e moshuar qan mes rrënojave, duke pritur që të kuptojë nëse mbesat dhe nipërit e saj që kanë mbetur nën rrënoja janë ende gjallë. Disa fqinjë po përpiqen ta ngushëllojnë duke i thënë: “Ata shpëtuan një person pak minuta më parë, do të shpëtojnë edhe familjen tuaj”. Ajo nuk ka shumë shpresa, pasi familja e saj jetonte në katin e parë të pallatit 12-katësh. “Ishin në katin e parë, duke fjetur, nuk e di nëse dikush mund t’i arrijë… dhe është shumë ftohtë, foshnjat e mia do të ngrijnë nën rrënoja”, thotë ajo. Dhe krejt papritur, dëgjohen zhurma…
Autoritetet italiane goditën një grup kriminal të trafikut të kokainës nga Shqipëria. Karabinierët e Brindizit vendosën në pranga 4 shtetas italianë ndërsa nën hetim ishin vënë 21 persona. Gjatë operacionit, hetimet e të cilit kishin nisur që në vitin 2019 u sekuestrua 3.5 kilogramë kokainë dhe disa armë. Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal furnizohej me kokainë kryesisht nga Shqipëria e cila fshihej në brendësi të kamionëve.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 900 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë. Mijëra viktima e të plagosur, si dhe qindra nën rrënoja. Një grua e identifikuar se Aysel Yeral ka bërë thirrje për ndihmë nga Twitter-i. Ajo ka shpërndarë fotografinë, pasi ka mbetur e ngujuar nën rrënoja. Postimi është shpërndarë nga një këngëtar turk, i quajtur Haluk Levend. “Më shpëtoni”, shkruan krahas fotos së postuar nga qytetarja, raporton “Cumhuriyet”.
Më shumë se 10 ekipe shpëtimi janë mobilizuar nga Bashkimi Europian për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit që goditi Turqinë. Komisioni Europian në një deklaratë bëri me dije se gjithashtu Italia, Spanja dhe Sllovakia kanë bashkuar forcat dhe kanë ofruar ekipet e tyre të shpëtimit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në Turqi, shkruan The Guardian. “Ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit janë mobilizuar shpejt nga Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Greqia, Hungaria, Malta, Holanda, Polonia dhe Rumania për të mbështetur reaguesit e parë në terren”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë. Gjithashtu BE ka deklaruar se është e gatshme të…
Partia Demokratike ka publikuar spotin sa i takon protestës së 11 shkurtit. Me moton e dyfishtë “Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim” dhe “Pluralizimit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot”, PD u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen të shtunën më 11 shkurt ora 12.00 para Kryeministrisë. Sipas PD, protesta është thirrur për skandalin Rama –McGonigal.
Qeveria e Serbisë e njohu për pak orë Republikën e Kosovës si shtet i pavarur teksa në faqen e saj zyrtare u publikua përkthimi në anglisht i planit 10-pikësh që u miratua në parlamentin vendas. Kryeministrja Brnabic kërkoi falje ndërsa këmbënguli që të krijohet bashkësia e komunave serbe. Ky postim qëndroi online për pak orë në websajtin qeveritar derisa reagoi opozita vendase. Më pas, postimi u hoq dhe u zëvëndësua me “Kosova dhe Metohija”. Në gjuhën angleze shkruhej se në këtë seancë parlamentare u fol për Republikën e Kosovës në kërkesën për themelimin e bashkësisë së komunave serbe në veri…
Tërmetet e fuqishme njëra pas tjetrës kanë tronditur Turqinë, ku janë shënuar me qindra viktima dhe mijëra të plagosur, ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen nga rrënojat për personat e tjerë. Mediat turke, kanë bërë publike zhurmën e frikshme që u krijuar para tërmetit. Numri i viktimave pritet të rritet në orët në vazhdim, pasi mijëra banesa janë rrënuar.
Banorët e “Big Brother VIP2” kanë diskutuar një ditë për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një moment Luiz Ejlli ka përmendur Olsi Mingomatajn, i njohur ndryshe si Olsi i Noçes. Lidhur me këtë ka reaguar Olta Gixhari, e cila i kërkoi këngëtarit të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”. Kujtojmë se aktorja e njohur ka qenë në një lidhje disa mujore me ish-banorin e BB. Pjesë nga diskutimi: Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marrëdhënie seksuale Noçja me atë Olsin Olta: Mos përmend…