Author: tirana

Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest me burg” për 4 persona që ranë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Kutia e Pandorës”. Mbi 6 kg kokainë e heroinë janë sekuestruar gjatë operacionit si dhe shuma të mëdha parash e automjete teksa u arrestuan Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo. Burime nga seanca bëjnë të ditur se Brikena Frakulli mori përsipër të gjithë përgjegjësinë duke thënë se djali i saj Klevi Banushi që po ashtu u arrestua, ka qenë rastësisht në apartament. “Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë,…

Read More

Gjykata e Tiranës do të zhvillojë nesër në orën 10:30 seancën gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë për ish-zyrtaren Alda Klosi. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka depozituar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës “arrest në burg” për Klosin për akuzën e “fshehjes së pasurisë”, “pastrimit të parave” dhe “deklarimit të rreme para oficerëve të policisë gjyqësore”. Prej më shumë se 24 orësh Klosi ndodhet në ambientet e QSUT për shkak të problemeve shëndetësore të shfaqura pas arrestimit. Në varësi të situatës së saj shëndetësore dhe mundësisë për shoqërim në gjykatë do të vlerësohet nëse seanca do të zhvillohet…

Read More

Kreu i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, Carlo Doglioni, duke komentuar tërmetin shkatërrimtar në Turqi dhe Siri, tha se rreziku është që mund të ketë lëkundje të tjera më intensive. Ai shtoi se duket “sikur Turqia të ketë lëvizur drejt Jugperëndimit dhe Arabia drejt Verilindjes”. Profesor Carlo Doglioni, çfarë ndodhi në Turqi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne? Ndodhi që ajo që ne e quajmë pllaka arabe të lëvizë rreth 3 metra përgjatë një drejtimi verilindje-jugperëndim në lidhje me pllakën e Anadollit. Po flasim për një strukturë në zonën kufitare mes kësaj bote,…

Read More

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën gjatë fundjavës në Alpet e Austrisë dhe Zvicrës, si pasojë e disa ortekëve në disa zona turistike, të frekuentuara shumë nga turistët në këtë kohë. Sipas të dhënave paraprake, mes viktimave raportohen turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania. Autoritetet austriake kanë shpallur gjendjen e emergjencës në disa zona për shkak të borës dhe erës së fortë. Por pavarësisht paralajmërimeve, resortet e skive kanë qenë plot me njerëz, kjo edhe për shkak të pushimeve dimërore në shkolla. Situata më e rënduar nga ortekët në Austri raportohet në Tyrol, Sankt Anton am Arlberg…

Read More

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar në protestën kombëtare të 11 shkurtit, të gjithë shqiptarët që jetojnë jo vetëm brenda vendit, por edhe emigrantët dhe diasporën. “Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, do të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit PD. Por kjo dëshirë e tij merr fund, bëhet pluhur, aty ku përfundoi McGonigal, do të përfundojë dhe Edi Rama, si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij dhe një njeri që bëri një pabesi ekzemplare ndaj SHBA…

Read More

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisën një romancë në BBV. Çifti madje kanë nisur të bëjnë planet se çfarë do bëjnë kur të dalin jashtë. Moderatorja ka hedhur idenë për bashkëjetesës dhe më pas martesa. Ndërsa këngëtari ka folur edhe për planet për të pasur fëmijë së shpejti. Gjatë një bashkëbisedimi me aktoren Olta Gixhari, kjo e fundit i pyeti nëse do e nisinin fëmijën brenda shtëpisë së BBV dhe sipas saj “do ishte një ide e bukur”. Por çifti e kanë hedhur poshtë kategorikisht këtë opsion, duke thënë se s’do e bënin kurrë një gjë të tillë. Pjesë nga…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministri Edi Rama si kryemafioz. Teksa u ndal tek çështja McGonigal, Berisha tha se emri i kryeministrit në dosje lakohet 14 herë. “Dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama apo Rama-gate. Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna, të ish-të dashurës së McGonigal pas shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Alison gishtin e vendos gishtin. Ajo që të bën përshtypje në dëshminë e saj, është se ajo zonjë e nderuar…

Read More

Kancelari Olaf Solz shprehu dhimbjen e tij për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri dhe u zotua të dërgojë ndihma në zonat e prekura. “Numri i të vdekurve është ende në rritje. U shprehim ngushëllime të afërtme dhe lutemi për personat e bllokuar në rrënoja. Ne do të dërgojmë ndihmë, tha kancelari gjerman në një mesazh në Twitter. Ministrja e Jashtme Analena Burbok, nga ana e saj, gjithashtu postoi një mesazh në Twitter.“Mendimet e mia janë me familjet e viktimave të këtyre tërmeteve të tmerrshëm dhe me të gjithë ata që janë të shqetësuar për familjet, miqtë dhe fqinjët…

Read More

Një algoritëm i ri i operuar mbi informacionet e makinerive sapo ka zbuluar tetë sinjale të reja radio që vijnë nga pesë yje që janë 30 deri në 90 vite dritë larg. Ndoshta alienët po komunikojnë duke përdorur “teknosignature” dhe ne po i ndjejmë ata për herë të parë. Shkencëtarët që qëndrojnë pas algoritmit, nga Universiteti i Torontos, thonë se ata “kanë përmirësuar kërkimin për jetën jashtëtokësore duke përdorur një algoritëm të ri për të organizuar të dhënat nga teleskopët e tyre“. Duke përdorur mësimin e makinerive, algoritmi eliminon ndërhyrjen e krijuar nga njeriu për t’i lejuar shkencëtarët të përqendrohen në…

Read More

Rritet me ritme të frikshme numri i viktimave si pasojë e tërmetit shkatërrues në juglindje në Turqisë dhe veriun e Sirisë. Raportohet se numri i viktimave tanimë i ka kaluar 1000, ndërsa të plagosur janë rreth 3 mijë deri më tani. Ky numër për fat të keq pritet të rritet në orët në vazhdim, ndërsa po ashtu më shumë se 1000 banesa janë shkatërruar.

Read More

Pavarësisht situatës së rëndë që po kalon Turqia për shkak të tërmetit, kushtet meteorologjike vështirësojnë akoma më shumë situatën. Fluturimet në aeroportin e Stambollit janë pezulluar të gjitha, për shkak të stuhisë së erës dhe reshjeve të dëborës. Tërmeti ishte aq i fuqishëm sa u ndje dhe në aeroportin e Stambollit duke shkaktuar kaos te udhëtarët. Kujtojmë se deri më tani raportohet për 912 viktima nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, ndërsa numri i tyre mund të rritet nga momenti në moment.

Read More

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet kur pallatet dhe ndërtesat shemben në Turqi si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që ra mëngjesin e sotëm. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, qendra e qytetit shihet pothuajse e rrafshuar. Pirgjet me rrënoja shihen kudo, teksa autoritete raportojnë se numri i viktimave në turqi dhe Siri ka shkuar në 800. “Pamjet e tmerrshme të dëmeve të përhapura nga tërmeti në qytetin turk të Kahramanmara?”, shkruan World News në Twitter. Horrible footage of widespread earthquake damage in the Turkish city of Kahramanmaraş.#Turkey #Turkiye #Syria #earthquake #deprem #Türkiyem #ACİL pic.twitter.com/epUsa2RxoG— World Times (@WorldTimesWT) February 6, 2023

Read More