Dashi Sot duhet të ndiheni sikur jeni mbushur plot me energji dhe do të veproni me impulsivitet. Ata qe janë ne një lidhje mirë është të shtojnë dozat e fantazisë dhe të imagjinatës në mënyrë që të ruajnë gjithë kohës harmoninë. Beqarët do jenë shumë pozitivë se më parë dhe nuk do i refuzojnë ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar do jeni luftarake dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni buxhetin. Demi Gjatë kësaj dite mund të arrini të gjitha qëllimet që do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft të qetë. Për çiftet mund të ketë…
Author: tirana
Një tërmet i fuqishëm goditi gjatë natës juglindjen e Turqisë, në kufi me Sirinë, duke i marrë jetën qindra personave, në të dy shtetet. Qendra Amerikane e Sizmiologjisë tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter. Lëkundjet e forta u regjistruan në orën 04:17 me orën lokale. Ato ishin me thellësi 17.9 kilometra dhe me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Autoritetet në Turqi kanë konfirmuar vdekjen e të paktën 76 personave deri më tani. 10 janë qytetet turke që janë prekur nga ky tërmet. Në Siri, mediat atje raportojnë për të paktën 111 të vdekur.
Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit. Në këtë mënyrë; për shkak të origjinës së masave ajrore kontinentale dhe të thata moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën.
Një “sulm masiv” kibernetik duke përdorur virusin ‘ransoware’, u zbulua sot nga ekipi i mbrojtjes së sigurisë kompjuterike në Itali, të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. Teknikët e Agjencisë Kombëtarë kanë konstatuar tashmë ‘disa dhjetëra sisteme kombëtare, të sulmuara dhe kanë alarmuar subjektet, sistemet e të cilëve janë ekspozuar. ’Megjithatë, shpjegohet se ‘ka ende sisteme të ekspozuara, të pa kompromentuara, nga të cilat nuk është mundur që të gjurmohet se kush e ka kryer sulmin. Këto subjekte duhet të përditësojnë menjëherë sistemet e tyre. Sipas burimeve të Corriere, bëhet fjalë për krime të zakonshme kibernetike, të cila përdorin sistemin “ransomware”…
Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të martën në Kongres fjalimin e dytë të përvitshëm mbi gjendjen e kombit. Por a do të jetë ky fjalim përsëritje e të parit apo do ngrejë çështje të tjera? Analistët përmendin çështjet që presin të dëgjojnë në fjalimin e presidentit, përpara një Kongresi që nuk është më tërësisht në anën e tij. Eshtë rasti që Presidenti Joe Biden të shpjegojë përparësitë e tij përpara Kongresi me përbërje të re. Disa ditë para fjalimit që do të mbahet të martën në mbrëmje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierrre, tha se zakonisht fjalimi rishikohet…
Real Madrid zhgënjeu ditën e sotme, teska dështoi të rrëmbente qoftë edhe 1 pikë të vetme, në transfertën e vështirë kundra Mallorcas. Një autogol i Nacho Fernandez, aksion i cili nga këmbët e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi mjaftoi që vendasit të fitonin 3 pikë të arta. Mbi këtë humbje ka reaguar dhe tekniku italian i “galaktikëve”, Carlo Ancelotti, teksa tha se ky rezultat ishte më se i pritshëm, duke parë dhe formën që Mallorca ka treguar në ndeshjet që ka zhvilluar brenda në shtëpi. “Një disfatë e vështirë, loja që prisnim. Shumë e vështirë, nuk patëm fatin ta menaxhonim sepse…
Goditet grupi kriminal në Rumani. Sekuestrohen 10.5 kg kokaine dhe 501 gram heroine. Mediat e huaja shkruajnë se pas një operacioni të zhvilluar nga autoritetet në Rumani është zbuluar se si banda kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe Rumunë kryente transportimin e drogës, më të cilën furnizohej kryesisht në Holandë dhe Shqipëri. Dyshohet se iniciatori apo kreu i grupit të jetë një shqiptar. Nëpërmjet kësaj bande sigurohej droga me rrezikshmëri të lartë, ndërsa transportet i kryenin me motorë dhe makina, por që rezultonin t’i kishin të regjistruara në emër të të afërmve të tyre. (VIDEO). Fillimisht makinat i çmontonin në një…
Kupa e Shqipërisë për vajza ka luajtur ditën e sotme dy ndeshjet gjysmëfinale të edicionit 202-2023. Apolonia-Tirana dhe Partizani-Vllaznia ishin çiftet që zbritën në fushën e lojës në ndeshjet e para të kësaj faze, me ndeshjet e kthimit që do të luhen një javë më pas. Apolonia mundi pastër Tiranën, duke u hakmarrë për humbjen e pësuar në kampionat. 4-0 ishte rezultati final i 90-të minutëshit me vajzat fierake që zhbllokuan ndeshjen që në minutën e gjashtë me Aglia Iljadhin. Vendaset dyfishuan rezultatin në pjesën e parë, në minutën e 40-të me Valentina Trokën, duke shkuar në pushim me avantazhin…
Nëse po kërkoni një partner tek i cili mund të mbështeteni dhe të besoni, horoskopi mund t’ju ndihmojë për këtë. Shenjat e mëposhtme konsiderohen si më besniket, sipas astrologëve. Virgjëresha Këta persona njihen për personalitete të qëndrueshme, të arsyeshme dhe të fortë. Kanë nevojë për saktësi në mënyrë që të përparojnë. Virgjëreshat funksionojnë më mirë me rutinën. Ata jo vetëm që janë të mirë për të realizuar plane, por janë një nga partnerët më të besueshëm në një marrëdhënie. Demi Shpesh mund të dëgjoni se ai është dembel, por kur angazhohet për diçka, asgjë nuk mund ta largojë atë nga…
Përdoruesit mesatarë të kompjuterëve, tabletave ose smartfonëve shpesh hapin profile të përdoruesve për rrjete, shërbime dhe platforma të ndryshme online. Qoftë pazar, përdorimi i rrjeteve sociale, njerëzit hapin forma të ndryshme profilesh, disa prej të cilave janë të përkohshme sepse ishin të nevojshme për një veprim një herë, ndërsa ka nga ato që janë të përhershme dhe zakonisht këto janë faqe interneti që ata shpesh i përdorim ne. Duhet theksuar se disa profile kanë një shkallë më të lartë rëndësie në krahasim me të tjerët, si p.sh. një profil Google, apo një profil për shërbimet bankare dhe transaksionet e parave…
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt, derisa, sipas burimeve të Radios “Evropa e Lirë”, ai mund të vazhdojë vizitën në Serbi. As këtë herë nuk janë bërë të ditura hollësitë e vizitës, vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut. Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar…
Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë një pallat në Tiranë, në rrugën “Asim Vokshi”. Mësohet se flakët kanë filluar fillimisht në vendin ku kanë qenë kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Ndërkohë zjarrfikëset kanë shkuar drejt vendit të vendngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e detajeve si dhe rrethan në të cilat ka ndodhur ngjarja. Njoftim: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses,…