Xhonatan Islami, i nominuar mbrëmjen e djeshme nga votimi i publikut, rrëfeu se çfarë e ka prekur më tepër në përballjen me situatën jashtë shtëpisë. Pas disa situatave në lidhje me komunikimin me Oltën, është aluduar dhe ‘abuzuar’ disi me lajmet në portale se midis tyre mund të ketë patur një histori ose marrëdhënie. Pasi ka lexuar komentet që thonë se Olta dhe Xhoni kanë parë një romancë më parë, Xhoni sqaron se mes tyre ka miqësi të mirë, madje kanë dhe njohje familjare. “E turpshme, kur dëgjova atë gjë, më preku. E kisha të rëndësishme ta sqaroja. Unë kam…
Author: tirana
Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist për Granadën. Në minutën e 28’, sulmuesi shqiptar, lëshoi një predhë nga jashtë zone, e cila përfundoi mrekullisht në rrjetë, me portierin e Villareal B që nuk mund t’i bënte dot asgjë për ta ndaluar. Ky është goli i 15 i Uzunit në La Liga 2 me Granadën.
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Pogradec. Sakaq, bëhet e ditur se një makinë ka dalë nga rrugë dhe për pasojë katër persona, që ishin pasagjerë në të kanë mbetur të plagosur. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.…
Hekuri kryen shumë funksione në trupin e njeriut, kryesorja e të cilave është pjesëmarrja në hematopoiezë dhe transferimi i oksigjenit në të gjitha organet vitale. Përveç kësaj, hekuri forcon kockat, merr pjesë në procesin e frymëmarrjes dhe është gjithashtu përgjegjës për strukturën e lëkurës dhe flokëve. Mungesa e hekurit shkakton anemi dhe forma më e mirë e parandalimit është ushqimi. Mjekët shpjeguan pse është kaq e rëndësishme për shëndetin që ushqimet e pasura me hekur të jenë të pranishme në vaktin e parë. Fakti është se hekuri është një jon i paqëndrueshëm. Trupi e thith atë për një kohë të…
Me një super gol të Vedat Murriqit, Mallorca ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Real Madridit. Sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e 14-të të ndeshjes. Ky është ndëshkimi i dyti në dy ndeshje radhazi që shqiptari i bën Real Madridit. Sulmuesi zhbllokoi sfidën pas një harkimi të Rodrigez.
Policia e Durrësit ka njoftuar se duke nisur nga ora 22:00 e deri në orët e para të mëngjesit, nga Porti i Durrësit në drejtim të Elbasanit do të kryhet transporti i një mjeti të përmasave të mëdha. Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për qarkullimin normal të mjeteve. Policia e Durrësit ka paralajmëruar mjetet e tonazhit të rëndë që ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera. Njoftimi: Duke nisur nga ora…
Napoli nuk po di të ndalet. I udhëhequr edhe një herë tjetër nga dyshja Kvaratskhelia-Osimhen, ekipi i drejtuar nga Spalleti ka mposhtur në transfertë Spezian, me rezultatin 3-0. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Ishte gjeorgjiani ai që zhbllokoi rezultatin, duke shndërruar në gol një 11-metërsh, në minutën e 47. Fitoren e vulosi sulmuesi nigerian, i cili shënoi dygolësh në minutat 68 dhe 73.
Në bilancin për muajin janar, Policia e Shtetit thotë se për një muaj janë arrestuar 546 persona, 69 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar. Ndër të tjera, policia bën me dije se janë goditur 203 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si edhe 94 raste të armëmbajtjes pa leje. Njoftimi i plotë Gjatë muajit janar 2023, janë finalizuar 94 operacione policore, bazuar në inteligjencën informative dhe në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Për veprimtari në kundërshtim me ligjet e vendit, gjatë këtij muaji, janë vënë në pranga 564 shtetas, 69 prej…
Shorti për kualifikueset e Kampionatit Euro 2025 për grupmoshën nën 21 vjeç, e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E, së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Pas përcaktimit të kundërshtarëve të grupit kualifikues sot u përcaktua edhe kalendari i ndeshjeve. Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, do ta nisë fushatën e saj në transfertë ndaj Armenisë (8 shtator) dhe do ta mbyllë po ndaj Armenisë (15 tetor 2024), brenda në shtëpi. Në muajin mars dhe qershor, brenda datave zyrtare, kuqezinjtë e vegjël do të luajnë katër ndeshje miqësore për t’u përgatitur në mënyrën më të…
Mes tensioneve në marrëdhëniet diplomatike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretendime të qarta territoriale karshi Kosovës dhe shteteve tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor. Osmani në një intervistë për “Veçernji List”, ka thënë se Vuçiçi po synon të destabilizojë rajonin për t’i arritur qëllimet, porse Kosova me forcat e saja dhe me ndihmën e NATO-s do t’i parandalojë këto skenarë. Osmani është pyetur për dërgimin e Ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën. “Sigurisht se veprimet e Vuçiqit janë lëvizje shqetësuese, jo vetëm për ne, por edhe për rajonin e…
Harry dhe Meghan do të jenë të ftuar në kurorëzimin e Mbretit Charles të Anglisë, ceremoni e cila do të mbahet më 6 maj. Ekziston një “hipotezë” sipas së cilës Duka dhe Dukesha e Sussex do të marrin ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për kurorëzimin e Mbretit Charles. Lajmi, ushqen frikën e atyre që besojnë se pjesëmarrja e Harry-t dhe Meghan-it mund të zbehë ceremoninë duke pasur parasysh polemikat që shpërthyen pas zbulimeve të bëra nga të dy në serialin që i sheh si protagonistë, ku shfaqen kujtimet e Harry-t.
Efi iku suprizë mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe shumica e banorëve janë zgjuar sot të mërzitur. Luizi është ndër të parët konkurrentë që u zgjua dhe shkoi në oborr për të pirë kafen e mëngjesit dhe dukej mjaft i prekur për mungesën e Efit. Ai shpërtheu edhe në lot, teksa qëndronte pranë Valbonës. Edhe kjo e fundit u prek nga dalja e Efit nga shtëpia dhe u përlot gjithashtu.