Erëra të acarta kanë përfshirë këtë fundjavë edhe Nju Jorkun, Masaçusetsin dhe Konektikatin. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në SHBA, ky i ftohtë i acartë do të jetë i përkohshëm. Edhe në ditët e para të kësaj jave, era do të jetë e ftohtë, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të bien edhe përtej -13 apo -14 gradë celcius. Temperatura ekstreme u shënua në Nju Hempshër, ku i gjithë parku kombëtar i Malit Uashington u pushtua nga errësira, i ftohti ekstrem dhe akulli, ku termometri për më shumë se 24 orë shënoi -79 gradë celcius.
Author: tirana
Në ditët e para të luftës në shkurt të 2022, presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar ish-kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, se nuk do ta vriste homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky. Bennett kujton pjesë nga biseda me kreun e Kremlinit. “A keni ndërmend të vrisni Zelensky-n?”, e kishte pyetur ai presidentin rus dhe kishte marrë sigurinë nga Putin që nuk do ta vriste: “Unë nuk do ta vras Zelenskyn”, ishte përgjigjur ai. Bennett kujtoi gjithashtu se e kishte pyetur sërish dhe sërish kishte marrë premtimin për të mos e vrarë Zelensky-n. Teksa ishte ende në Moskë, Bennett i telefonoi…
Në rubrikën javore për informimin e qytetarëve me fakte, në të cilën sot preku çështjen e identitetit historik të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në shumë ndërtesa ikonike janë ndërthurur hapësirat historike me ato bashkëkohore, për t’i kthyer në funksionale. Ai përmendi Sheshin Skënderbej, Kalanë, Pazarin e Ri e shumë të tjera, të cilat sot janë kthyer në pole turistike për shkak të këtyre ndërhyrjeve nga Bashkia e Tiranës. “Kolona e dytë e punës sonë, ka qenë rijetëzimi, pra rehabilitimi i ndërtesave dhe i hapësirave historike, e teksa kemi synuar të ruajmë ADN-në e tyre, kemi kërkuar t’i bëjmë…
Në Vlorë numri i çështjeve për zgjidhjen e martesës është rritur. Të dhënat nga Gjykata e Vlorës tregojnë se në 2022-in ishin 530 çifte në proces divorci, rritje e ndjeshme nga një vit më parë. Cilat janë shkaqet që po prishin familjet në qytetin e Vlorës. Avokatët e çështjeve civile listojnë një sërë arsyesh, nga më banalet tek më madhoret. Një tjetër trend në rritje që po përballet Gjykata vitet e fundit janë martesat fiktive vetëm për dokumente Fenomene si ushtrimi i dhunës ndaj bashkëshortes si nga burri po ashtu dhe nga nëna e bashkëshortit e cila është 85 vjeçe,…
Termometri mëngjesin e së dielës ka zbritur në -7°C në shumicën e zonave malore, edhe në zonat e ulëta temperatura ka zbritur në 0°C, ndërsa bregdeti ka shënuar vlera pozitive. Depërtimi i masave ajrore të acarta por të thata do të mbajnë të mbërthyer të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë javës tjetër ku kryefjala e motit do të jenë temperaturat e ulëta, ngricat dhe herë pas here era e fortë por jo reshjet. Reshjet në formë bore do të shfaqen për momente të shkurtra, në zona të izoluara malore por pjesa tjetër e vendit vetëm pas mesjavës kur pritet ardhja e…
Ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital. Ajo një ditë më parë u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Klosi ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar në spital që prej ditës së djeshme. Të hënën do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë dhe ende nuk dihet nëse zyrtarja do të paraqitet. Prokuroria do të paraqesë sot kërkesën në gjykatë për masën ”arrest me burg” për Klosin, ndërsa do jetë gjyqtari Arben Mico i cili do të vendosë për masën e sigurisë. Ajo që është më e fortë në dëshminë e pastrueses, është fakti…
Në pjesën e dytë të rubrikës së tij javore, ku trajton çështje të debatuara në publik, por edhe informon me fakte qytetarët, kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për identitetin historik të Tiranës, se si ky identitet është ruajtur duke rijetëzuar vlerat më të mira të qytetit, por edhe se si investimet e reja po i japin frymë Tiranës së të ardhmes. Ai shprehet se përqasja e Bashkisë së Tiranës ka qenë e trefishtë. “Ne duam të ruajmë Identitetin Historik, duke konservuar ndërtesa dhe hapësira të rëndësishme; t’i japim jetë ndërtesave dhe hapësirave historike, dhe e treta, të investojmë në krijimin…
Edhe këtë të dielë, banorët e Bërxullës janë në protestë. Ata kërkojnë që qeveria të plotësojnë kërkesat e tyre dhe më pas të vijojnë me ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Një nga banorët paralajmëroi se pronat e tyre do t’i marrin vetëm të vdekur, ndërsa shtoi se ajo rrugë do të bëhet me lapidarë para se të ndërtohet. Protestuesit janë përplasur me policinë të cilët po mundoheshin të lironin rrugën. “Askush nuk ka ardhur të na thotë se ku kalon rruga e çfarë do të bëhet. Si mund të mos ikin shqiptarët nga këtu”, shprehet një banore. ”Këtu po vidhet…
Një pjesë e madhe e Europës është përfshirë nga moti i ftohtë me rreshje të dendura bore. Moti i keq, stuhitë e borës dhe erës kanë shkaktuar dëme nga Bosnja, në Serbi në Kroaci. Në Bosnje -Hercegovinë, bora dhe akulli shkaktuar probleme në rajone të ndryshme të vendit dhe ngrica në shumë autostrada. Në vargmalet e Bjelasnicës dhe Jahorinës, erërat e fuqishme arritën në 130 km/h. Autoritetet iu bëjnë thirrje skiatorëve që të mos zhvillojnë sportet për shkak të kushteve të pavaforshme. Mijëra skiatorë shkojnë në këto resorte turistike, të ardhur nga të gjitha vendet fqinje. Stuhia polare “Barbara” ka…
Nga: Petrit Vasili Edi Rama përfundimisht nuk është më Kryeministër i Shqipërisë, pasi ai ka ndërprerë me ndergjegje dhe ne menyre te qellimshme çdo komunikim më Parlamentin e Shqipërisë dhe ka refuzuar të përgjigjet, dhe të japë llogari ne Parlament duke e bërë këtë veprim hapur dhe deklaruar publikisht. Parlamenti i Shqipërisë është institucioni i vetem që votëbeson dhe i vetmi që i jep të drejtën Kryeministrit, që te marrë dhe te ushtrojë detyrën si Kryeministër. Detyrimi i dhënies llogari para Parlamentit nuk është dëshirë apo qejf, por një detyrim i pakëpërcyeshëm Kushtetues dhe i padiskutueshem per zbatim. Kushdo kryeministër,…
Mbrëmë spektakli më i ndjekur nga shqiptarët, Big Brother pasi një të papritur të madhe: Mund të skualifikohej Luizi nga vazhdimi i spektaklit. Por këtë vit Big Brother është Luizi! Ai e ka fituar tashmë Çmimin e Madh akoma pa u shpallur. Ai ka publikun me vete ndaj Big Brother nuk mund të hiqte themelet e këtij sezoni, pra tullat e vetvetes. Por për pak Luizi iku dhe Big Brother e mbyllte sezonin, ndonëse mund të vazhdonte për inerci. Luizi tashmë është fenomen shoqeror, pasi ai ka marrë ndjekës në rrjetet sociale me shumë se Rama-Berisha-Meta. Por çfarë ndodhi? Pasi…
“Rrjeta” u kodua një operacion i policisë së Lushnjës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Rrjeta” të zhvilluar ditën e djeshme. Gjatë operacionit “Rrjeta”, i ndaluari dhe dy shtetas të tjerë transportonin me 3 automjete, 16 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i punës së mirëkoordinuar me Policinë e Shkodrës, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Artan Gjyla, 48 vjeç, banues në Lushnjë. 48-vjeçari…