Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative, me qëllim kapjen e një shtetasi që kishte tentuar të vriste me armë zjarri kallashnikov, një shtetas tjetër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me një konflikt për motive të dobëta, të ndodhur më datë 03.02.2023, në rrugën “Çelo Ibraj”, Tiranë, ka rezultuar…
Author: tirana
Avokatja e familjes së Pjerin Xhivanit, i cili u vra më 21 prill të 2021-it, ka thënë se një nga dëshmitarët e ngjarjes është në rrezik. Përmes një deklarate, ajo thotë se jeta e dëshmitarit është në rrezik pasi ka parë dy të armatosurit që kërcënuan me armë Xhuvanin para se ta vrisnin. Kujojmë se autori kryesor i akuzuar për varsjen e Pjerin Xhuvanit është Arbër Paplekaj. Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit Përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para…
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka regaur për tërmetin tragjik që ka goditur herët në mëngjes Turqinë dhe Sirinë. Ai ema në të një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se burimet do të aktivizohen menjëherë dhe ndihma do të dërgohet në të dy vendet. “Trishtim i thellë për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë ” , shkroi kryeministri grek. Kujtojmë që në një ditë kaq tragjike e trishtuese, Greqia ka lënë…
Kryeministri Edi Rama bën me dije se një mision shpëtimi nga Shqipëria do të niset sot në Turqi për të ndihmuar për tërmetin shkatërrues. “I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.
Nga marrja e kavanozit të ëmbëlsirave kur jeni të stresuar e deri tek ngrënia gjatë natës, ekspertët listojnë zakonet kryesore që çojnë në dhjamë të rrezikshme të barkut. Ajo që shumë mund të mos e dinë, është se disa zakone të jetës së përditshme mund të shkaktojnë dhjamë tek barku. Dietologët na i prezantojnë ato dhe na këshillojnë të bëjmë krejt të kundërtën nëse duam të shmangim marrjen e dhjamit. -Të dhënat tregojnë se konsumimi i një deri në dy kanaçe me gaz në ditë rrit shumë shpejt perimetrin e belit. Vlerësohet se përqendrimi i lartë i sheqerit në pije…
Sipas informacioneve që vijnë nga ambasada e Shqipërisë në Turqi, nuk ka ansjë shqiptar viktimë ose të lënduar. “Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo info të përditësuar.”- thuhet në njoftim. Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë: Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985 Konsullata e Republikës së…
Gjatë kësaj jave deri të martën të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother Vip janë në nominim duke rrezikuar daljen nga loja, përveç Kristit i cili fitoi imunitet me hapjen e kutisë së pandorës. Nga sondazhet e zhvilluara gjerësisht në rrjet, dy banoret më të rrezikuara në këtë pikë të lojës rezultojnë Diola dhe Dea Mishel. Deri më tani Diola ka treguar një natyrë të qetë dhe të tërhequr pas debateve me Luizin dhe duket se ka zgjedhur të bëjë paqe edhe me të, veçanërisht pas dasmës së tij me Kiarën pak ditë më parë. Nga ana tjetër Dea…
Turqia dhe Siria u tronditën mëngjesin e sotëm nga tërmeti 7.8 Rihter në kufi. Sipas të dhënave zyrtare të deritanishme të paktën 500 persona kanë ndërruar jetë në Turqi e Siri dhe qindra tëtjerë janë lënduar. Por a ndikohet vendi ynë nga ky tërmet? Drejtori i Institutit të Gjeoshkencës, Prof. Dr. Ylber Muçeku ka thënë për Abc Neës se tërmeti në Turqi nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ai ka theksuar se ndërtesat në vendin tonë kanë gjeometrinë e ndërtimit strukturor dhe tektonik të përballueshme për një forcë të tillë. “Dihet se nuk bëhet një parashikim ekzakt, por duke njohur dhe…
Gazeta britanike The Sun ka analizuar sërish në një artikull fenomenin shqetësues për numrin në rritje të shqiptarëve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me gomone dhe për bandat kriminale shqiptarë që sipas tyre po “pushtojnë” vendin. Këtë herë mediet britanike ka theksuar faktin se “gangsterët” shqiptarë janë gjithmonë një hap përpara ligjit. The Sun shkruan se bandat shqiptare kanë gjetur dy rrugë të reja për ‘biznesin’ e tyre, trafikimin e emigrantëve. Një ekspert i pyetur nga “The Sun” ka thënë se bandat që kontrabandojnë emigrantë “përshtaten” dhe kanë gjetur mënyra të reja për t’i shpëtuar zyrtarëve kufirit. Në…
Bruno Dodi, një shqiptar në Turqi, ka treguar momentet e vështira nga tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8. Në një lidhje për Klan News, Bruno Dodi thotë se ka qenë në katin e 12 të një hoteli në qytetin Adana kur vendi u trondit nga tërmeti i fuqishëm. “Ka pasur lëkundje nga ora 05:00 deri tani, pothuajse çdo 10-15 minuta ka lëkundje. Shembje të banesave ka këtu në Adana, unë jam në qendër të Adanasë, njerëzit janë pothuajse akoma jashtë që nga mëngjesi kur filluan lëkundjet. Situata është e vështirë, ishte një tërmet i fuqishëm. Unë banoja për momentin në katin…
Lëkundjet e forta të tërmetit në Turqi kanë shkatërruar shumë ndërtesa. Përveç banesave, përdoruesit në Twitter thonë se është shembur edhe kalaja 2200 vjeçare e Gaziantepit.
Një tërmet 7.8 ballësh u ka marrë jetën mëngjesin e sotëm më shumë se 500 personave në Turqi e Siri. Presidenti turk Tayip Erdogan ka reaguar për tragjedinë përmes një postimi në Facebook ku thotë se ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në këto zona dhe shpreson që kjo fatkeqësi të kalojë sa më shpejt. “Ekipet tona të kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësia, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera kanë nisur punën me shpejtësi. Po bashkërendojmë edhe punimet e nisura pas tërmetit. Shpresojmë që këtë fatkeqësi që po përjetojmë…