Author: tirana

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin e rrugës Peqin-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur gjatë drekës së ditës së sotme në afërsi të një blloku banimi në Bradashesh. Si pasojë e përplasjes të dy automjet janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ndërkohë policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka disiplinuar qarkullimin në ketë aks ku ka pasur kaos për disa minuta për shkak të aksidentit.

Read More

Ushqimet përpunuara si drithërat që përgatisni mëngjesin, picat e ngrira apo ushqime të tjera të gatshme e pijet me gaz mund të rrisin rrezikun që të prekeni nga kanceri. Sipas studiuesve, rreziku rritet më shumë për shfaqjen e kancerit të ovarian apo atij të trurit. Shumë prej produkteve që ne konsumojmë i nënshtrohen një lloj përpunimi, si djathi, gjalpi i kripur i kikirikut dhe salcat e pastave, por ushqimet e “ultra-përpunuara”, kanë më shumë përbërës jo natyralë në përbërjen e tyre. Këtu përfshihen edhe shijet artificiale, ngjyruesit, ëmbëlësuesit dhe konservuesit. Kërkuesit në Shkollën e Shëndetit Publik të Kolegjit Imperial në…

Read More

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksi Reznikov i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të vendit Volodymyr Zelensky. Pas skandalit të korrupsionit që shpërtheu disa ditë më parë dhe që çoi në largimin e shumë zyrtarëve nga kjo ministri, tashmë është dhe radha e titullari të këtij institucioni që të largohet. “Ne mbajmë pozicionet tona. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe kritikën konstruktive. Ne nxjerrim përfundime. Ne vazhdojmë reformat. Edhe gjatë luftës. Ne po forcojmë mbrojtjen dhe po punojmë për fitore. Lavdi Ukrainës“, shkruan Reznikov.

Read More

Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho pasi kilentia e tij mori masën e sigurisë “arrest me burg”, ka folur pasi Gjykata la në burg ish-zyrtaren e qeverisë Rama. Muho thotë se deklarimi i pastrueses Rozeta Dobi se paratë Alda Klosi ja kishte lënë paratë për t’i ruajtur është një gënjeshtër. Në deklaratën për mediat ai pretendon se deklarimi është pavërtetë duke thënë se nëse Klosi ja kishte lënë paratë për t’i ruajtur përse u hap kasaforta dhe më pas e hodhën në kosh. “I keqardhur nga vendimi. Vendim i cili vlerësoi të ligjshëm veprimtarinë e prokurorisë deri më tani dhe…

Read More

Presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij sot po përballen me valën e tretë të grevave dhe demonstratave mbarëkombëtare në Francë kundër një propozimi të qeverisë për të rritur moshën minimale të pensionit nga 62 në 64 vjeç, ndërsa projektligji filloi të diskutohej në parlament. Qindra mijëra njerëz pritej të merrnin pjesë në më shumë se 200 demonstrata në rrugë në të gjithë Francën sot. Për shkak të bllokimit të rrugëve, do të pezullohet shërbimi i transportit publik, si ai urban dhe ajror. Po ashtu, do të mbyllen dhe disa shkolla, pasi një pjesë e mësuesve janë në grevë, të…

Read More

Këtë të martë, Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka bërë me dije se është vendosur gjendja emergjente për 3 muaj në 10 provinca të goditura nga tërmeti. Në disa zona janë dërguar mbi 102 mijë shtretër. Turqia u trondit nga dy tërmete të forta , duke shkaktuar mbi 5 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja. “Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha jo vetëm në historinë e Republikës sonë, por edhe në gjeografinë tonë dhe në botë. Deri më tani në rajon janë dërguar 54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe gjëra…

Read More

Policia e Tiranës ka dalë me një qëndrim lidhur me ngjarjen e shënuar mbrëmjen e së hënës, kur ashensori i një pallati u këput duke shkaktuar dy të plagosur. “Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona”,-thuhet në deklaratë. Dy personat…

Read More

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, pas vizitave të zhvilluara në Prishtinë dhe Beograd ditën e hënë, paralajmëroi se bisedimet do të vijojnë në një takim të nivelit të lartë. Përgatitjet për një takim të mundshëm mes udhëheqjeve të të dyja vendeve, Lajçak i përmendi edhe në deklaratën e dhënë, menjëherë pas takimit me Kurtin. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova është e interesuar për një marrëveshje me Serbinë por sipas tij, kjo nuk mjafton, pasi duhet edhe gatishmëria e palës tjetër. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha pas takimit me Lajçak se kishte…

Read More

Ka shkuar në mbi 5 mijë numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri, ndërsa operacioni i kërkim shpëtimit ka vazhduar gjatë gjithë natës. Reshjet e dendura të shiut e borës po pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit, të vëna në garë me kohë për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrimtar që goditi orët e para të së hënës Turqinë juglindore dhe Sirinë fqinjë. Nuk mungojnë as lajmet e shpresës, siç ishte ai i shpëtimit të një gruaje dhe tre fëmijëve të saj pas 28 orësh të kaluara nën gërmadha. Sizmologët thonë se tërmeti një nga më…

Read More

Për dosjen “McGonigal”, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se nuk kemi të bëjmë aspak me një lojë politike, por me një akt akuzë që nuk është prodhuar nga mediat qoftë vendase apo amerikane, por një institucion i drejtësisë amerikane dhe kjo e bën aktin më të rëndë. Nga studio e MCN Live, Blushi deklaroi se nga 70 fakte të drejtësisë amerikane, 14 implikojnë direkt Kryeministrin Rama. “Nuk jam në pritje të Ramës. Se të presësh nga ai është si të presësh nga një kriminel të tregojë krimin që ka kryer, shqiptarët presin që SPAK të…

Read More

Një deklaratë të nxituar politike, kështu e ka konsideruar deputeti demokrat Saimir Korreshi, deklaratën e bërë pak ditë më parë, nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ndërsa tha se për shkak të konfliktit PD rrezikon të mos regjistrohet fare në zgjedhje. “Shqetësimi i vetëm është se është një deklaratë politike. Celibashi nuk është më deputet, por komisioner. Afati nuk skadon nesër. Komisioneri nuk shprehet me ‘nëse’.. Ai mund të bëjë edhe pjesëtarin e PS, të jesh komisioner duhet t’i referohesh vetëm Kodit. “ u shpreh Korreshi, në një lidhje direkte për studion e ABC News. Ndër të tjera, deputeti demokrat…

Read More