Kastrioti dhe Erzeni kanë ndarë nga një pikë në takimin e javës së 20, që u mbyll me rezultatin 2-2.
Krutanët shmangën humbjen në stadiumin e Kamzës pavarësisht se ishin në disavantazh me dy gola, ndërsa shijakasit shkojnë në kuotën e 30 pikëve, shtatë më pak se sa Tirana kryesuese.
Ndeshja nisi mirë për Erzenin, që e gjeti avantazhin pas vetëm 4 minutash lojë falë Asanit. Miqtë e ruajtën qetësinë dhe gjetën golin e dytë pas 30 minutash me Kapllanin.
Por në pjesën e dytë, Kastrioti u shfaq më kërkues. Stojanoviç shkurtoi disavantazhin me një goditje dënimi, duke mposhtur Xhikën.
Pesë minuta më pas, Greca përfitoi nga një ngatërresë brenda zonës dhe futi topin në rrjetë. Në vazhdim, ekipet u treguan të kujdesshme në mbrojtje dhe rezultati nuk ndryshoi.
Erzeni mori barazimin e dytë në pesë takimet e luajtura në 2023, ndërsa është mposhtur vetëm 1 herë, ndërsa Kastrioti evitoi humbjen e tretë radhazi në kampionat, e ngelet në vend të fundit në kuotën e 20 pikëve.
