Author: tirana

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure pr.ligjin e qeverisjes elektronike. Në një prononcim për mediat, në përfundim të mbledhjes, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e konsideroi këtë ligj si mjaft të rëndësishëm ndërsa sqaroi arsyet e një vemdimmarje të tillë. “Sot në mbledhjen e Keshillit te Ministrave kaluam një nga ligjet më të rëndësishme, Ligji i qeverisjes elektronike. Ky pr/ligj është një rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt. Qeveria ka nisur një studim të tregut sa i përket profesioneve të vecanta. Në këtë rast profesionet kanë të bëjnë me…

Read More

Qytetarët e Lombardisë, rajoni më i madh dhe ekonomikisht më i zhvilluar i Italisë, do të votojnë në datat 12 dhe 13 Shkurt 2023 për të zgjedhur Parlamentin dhe Presidentin e ri të Rajonit të tyre. Mes kandidatëve për Këshillin (parlamentin) Rajonal të Lombardisë spikat emri i Vasenka Rangu Lekës, eksperte e njohur ligjore në vendin fqinj. E lindur në Shkodër në një familje me tradita, mbesë e kardinalit të parë shqiptar Mikel Koliqi, znj. Rangu është transferuar në moshë të re në Itali ku ka kryer studimet për drejtësi në Universitetin e Bergamos, duke u specializuar në fushën e…

Read More

Në një gjendje të rëndë nga tërmetet shkatërruese, nga Turqia dhe Siria ka dhe lajme shprese. Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë është nxjerrë nga rrënojat e godinës së shembur nga tërmeti pas 55 orësh. Ekipet e kërkim-shpëtimit dëgjuan zëra në një pallat të shembur në Kahramanmaraş dhe vepruan menjëherë për të arritur te personat që ishin ende gjallë. Ata hapën një tunel dhe arritën të nxjerrin nga aty Masalin e vogël, i cili ishte pranë nënës së tij Yeliz Kıraççakalı, 23-vjeçe, e cila ende nuk është bërë e mundur të nxirret nga rrënojat. Mediat në Turqi raportojnë se 23-vjeçarja…

Read More

Sot u prezantua aplikacioni i Partisë Socialiste “Aktivisti”, dhe të dhënat e përdoruesve të tij. Kryeministri Edi Rama shkruan se PS-ja do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen dhe manipulimin e të dhënave ndërsa shton se çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi PS i rrit socialistëve dëshirën për të ecur të sigurt drejt fitores me datë 14 Maj. “Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi.…

Read More

Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe mbarë kampi opozitar, do të mbajnë një protestë përballë Kryeministrisë, që sipas grupit të Berishës që edhe e kanë thirrur këtë protestë, në shesh mund të jenë nga 80-100 mijë qytetarë. Avokati Redon Meksi, i cili ka qenë pjesë e protestave të PD-së, thotë se nuk ka parë ende synimin dhe përcaktimin e qartë të protestës. Sipas tij, dukshëm kemi parë organizim të protestave që në thelb nuk kanë asgjë në organizim, teksa i sugjeron opozitës që të “sulmojë” aty ku i dhemb kryeministrit Rama, te segmente të ekonomisë ku ai fiton më shumë…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të mërkurë me homologun e saj turk, të cilit i ka shprehur ngushëllimet për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet shkatërruese në Turqi. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se SHBA është me Turqinë në këto kohë të vështira. “Në emër të ambasadës amerikane në Tiranë, i shpreha mikut dhe kolegut tim, Tayyan Kagar Atay ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi. Ne jemi me miqtë tanë turq në këto kohë të vështira”, shkruan Kim.

Read More

Tërmetet që ndodhin në një thellësi të cekët, ka të ngjarë të jenë më vdekjeprurësit këtë dekadë. Këtë fakt e kanë bërë me dije shkencëtarët sizmologë, sipas të cilëve, një i tillë konsiderohet edhe ai që goditi Turqinë dhe Sirinë, me magnitudë 7.7 i shkallës Rihter. Me epiqendrën e tij 26 km në lindje të qytetit turk të Nurdagi, kishte një thellësi prej rreth 18 km në thyerjen e Anadollit Lindor, që shkonte nga Turqia lindore në atë jug-qendrore. Rrezatoi në drejtim të verilindjes, me një këputje më shumë se 100 km midis pllakave të Anadollit dhe Arabisë. Tërmetet mund…

Read More

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja thotë se kur kryeministri përfshihet në një skandal me një nga drejtuesit më të lartë të FBI dhe në lobim për të ekzekutuar opozitën shqiptare, duhet të japë llogari. “Akuza e ngritur ndaj zotit Rama është bërë në një dokument të drejtësisë amerikane ku zoti Rama citohet 14 herë, që ka takuar minimumi 5 herë një zyrtar të lartë të FBI. Në prezencë të Kryeministrit kanë qenë dhe dy persona të tjerë, njëri këshilltar i jashtëm i Kryeministrit, që km thuhet pa pagesë. Ky zotëria nuk duhet të ishte një certifikatë sigurie. Është e shkruar…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për çështjen “Gërdeci” nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Mediu i mohoi akuzat në gjykatë dhe tha se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve. Po ashtu SPAK ka hapur hetim më vete edhe për akuzat e pastrimit të parave dhe korrupsionit lidhur me çështjen e Gërdecit. “Në kuadër të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria…

Read More

Numri i viktimave nga tërmetet shkatërrimtare të së hënës në Turqi dhe Siri ka kaluar 11 mijë. Shifrat zyrtare të autoriteteve të të dy vendeve tregojnë se saktësisht deri tani janë konfirmuar 11104 persona që kanë ndërruar jetë. Në Turqi, numri i viktimave është rritur në mbi 8500, ndërsa 50 mijë të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur. Shifrat i konfirmoi Presidenti Recep Tayyip Erdogan të mërkurën, pasi vizitoi zonat e prekura. Në Siri, të paktën 2500 persona kanë vdekur si pasojë e tërmeteve. Shifrat konfirmohen nga autoritetet zyrtare por edhe nga rebelët që kontrollojnë një pjesë të territorit…

Read More

Ditën e sotme u mblodh Komisioni i Etikës, pa praninë e medias dhe shqyrtoi kërkesën e PS-së për të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës të cilët seancën e kaluar bllokuan foltoren. Nënkryetari dhe deputeti i PD, Luçiano Boçi, foli pas ndërprerjes së Komisionit për Votim dhe Etikën, ku për gazetarët se është shkelur rregullorja pas në momentin e dorëzimit të kërkesës për përjashtimin e deputetëve, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve. “Edi Rama po tenton të fikë zërin e qytetarëve sepse zëri i deputetëve është zëri i qytetarëve. Rregullorja e Kuvendit në nenin 35 e ka…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shpjegoi këtë të mërkurë pas mbledhjes, mungesën e një vendimmarrje lidhur me listat e paraqitura nga PD për anëtarë të KZAZ-ve, për zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas Celibashit, vendimmarrja e KQZ-së do të jetë strikte, e bazuar në Kodin Zgjedhor dhe se e presin PD-në deri më 7 mars. “Ajo çfarë ka determinuar më shumë është fakti që ne jemi në këtë situatë, vendimmarrja e KQZ do të jetë strikt, bazuar në Kodin Zgjedhor. Mbetet e padiskutueshme që në momentin që do të vendosim për këtë, kjo vendimmarrje do të jetë në përputhje…

Read More